Sot vendoset finalistja e parë e Champions League

CHAMPIONS LEAGUE



Champions League sot mëson finalisten e parë të këtij sezoni. Manchester City ka ‘shansin e artë’ të shkruajë historinë që për herë të parë të shkojë në një finale Champions League.

The Citizens fituan ndeshjen e parë në Paris me rezultatin 1-2 dhe tashmë i duhet një barazim ose humbje jo më shumë se 1-0 që të vulosin finalen.


Nga ana tjetër PSG shkon me vetëm një mision në ‘Etihad Stadium’ të përmbysë rezultatin dhe të shkojë për herë të dytë radhazi në finale.

Ndërkohë nesër luhet edhe gjysmëfinalja e dytë Chelsea-Real Madrid, me londinezët që kanë avantazhin e barazimit 1-1 në Madrid.