Deklaratat e Bashës dhe turi në rrethe, Ndreca: Për të marrë mbështetje. Kulluri: Akuzë ndaj strukturave

Më të fundit


Deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha mbrëmjen e sotme në takim me strukturat e PD për zgjedhjet e 25 prillit janë komentuar mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 ashtu si edhe kërkesat brenda PD për dorëheqjen e liderit të PD.

Genti Malko, anëtar i këshillit kombëtar i PD duke folur për qëndrimin e tij kritik ndaj kreut të PD, ai tha se para kësaj duhet pranuar që zgjedhjet kanë qenë dhe të blera.


“Zgjedhjet padyshim kanë qenë dhe të blera. Sa kanë qenë të blera askush nga ne nuk mund ta thotë. Në këtë vend blihet e shitet vota e dinë nga Veriu në Jug, i madh dhe i vogël. Por ne nuk mund ta shesim sikur ka qenë perfekt dhe unë të mbyll gojën”, tha Malko.

Ndërkaq Plarent Ndreca, kandidat i PS në zgjedhjet e 25 prillit, i sheh deklaratat e Bashës për nisjen e një turi në rrethe si një tur për të marrë mbështetje.
“Nëse ke hyrë në zgjedhje, çfarë ka ndodhur para atij momenti e ke legjitimuar. Mund të flasësh për numërimin por e ke bërë bashkë me PD. Deklaratat me strukturat, janë për të marrë mbështetje. Mënyra se si po sillet, të shkojë tek strukturat. Ai po shkon për të marrë mbështetje”, tha ai.

Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, tha se dalja në terren për të mbledhur prova akuzë ndaj strukturave, komisionerëve. “Fitore nuk pati, ky njeri do mbajë përgjegjësi para demokratëve dhe opinionit publik?”, tha ai.




Skip to toolbar