Studio e TV kthehet në “ring boksi” në Turqi

BOTA


Një skenë dhune e paprecedentë është regjistruar në një emision të kanalit TV100 në Turqi. Gjakrat u ndezën dhe panelistët përfunduan në përdorimin e grushteve, me një deputet që iu sul një gazetari.Një skenë dhune e paprecedentë është regjistruar në një emision të kanalit TV100 në Turqi. Gjakrat u ndezën dhe panelistët përfunduan në përdorimin e grushteve, me një deputet që iu sul një gazetari.

Incidenti ndodhi të shtunën e kaluar kur në emision po diskutohej për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit në Turqi dhe të ardhmen politike të liderit të burgosur kurd Selahettin Demirtas, si dhe Osman Kavala, i cili po mbahet gjithashtu në burg pa një akuzë konkrete.


“Policia dhe shteti na përkasin neve”, tha prerazi deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Kemal Enginhurt.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfcmVmc3JjX3Nlc3Npb24iOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3R3ZWV0X3Jlc3VsdF9taWdyYXRpb25fMTM5NzkiOnsiYnVja2V0IjoidHdlZXRfcmVzdWx0IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19zZW5zaXRpdmVfbWVkaWFfaW50ZXJzdGl0aWFsXzEzOTYzIjp7ImJ1Y2tldCI6ImludGVyc3RpdGlhbCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2R1cGxpY2F0ZV9zY3JpYmVzX3RvX3NldHRpbmdzIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvZmYiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfX0%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1556011020669394944&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fstudio-e-tv-kthehet-ne-ring-boksi-ne-turqi-deputeti-rreh-pa-meshire-gazetarin-i-vjen-ne-ndihme-edhe-truproja-e-tij-video%2F&sessionId=43ade8aa9569191554ac4859b56d8086908949a7&theme=light&widgetsVersion=b7df0f50e1ec1%3A1659558317797&width=550px

Gazetari Latif Simsek i tha të ndalonte dhe në atë moment deputeti nacionalist u zhvendos me ton kërcënues në drejtim të tij.

E pasi të dy u përplasën, është shfaqur edhe truproja e deputetit dhe së bashku kanë nisur ta rrahin pa mëshirë gazetarin.

https://youtube.com/watch?v=0djH85qpDUM%3Ffeature%3Doembed

I tillë ishte intensiteti i goditjeve sa gazetares i ra të fikët, ndërsa emisioni u ndërpre dhe rifilloi pas 20 minutash, me prezantuesin dhe drejtuesit e stacionit që nuk e miratuan atë që ndodhi dhe kërkonin falje.https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-1&features=eyJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfcmVmc3JjX3Nlc3Npb24iOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3R3ZWV0X3Jlc3VsdF9taWdyYXRpb25fMTM5NzkiOnsiYnVja2V0IjoidHdlZXRfcmVzdWx0IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19zZW5zaXRpdmVfbWVkaWFfaW50ZXJzdGl0aWFsXzEzOTYzIjp7ImJ1Y2tldCI6ImludGVyc3RpdGlhbCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2R1cGxpY2F0ZV9zY3JpYmVzX3RvX3NldHRpbmdzIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvZmYiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfX0%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1556205309340925953&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fstudio-e-tv-kthehet-ne-ring-boksi-ne-turqi-deputeti-rreh-pa-meshire-gazetarin-i-vjen-ne-ndihme-edhe-truproja-e-tij-video%2F&sessionId=43ade8aa9569191554ac4859b56d8086908949a7&theme=light&widgetsVersion=b7df0f50e1ec1%3A1659558317797&width=550px

Në pauzë, siç tregojnë videot, gazetari është rrahur nga deputeti dhe truproja e tij. Latif Simsek paditi deputetin Kemal Enginhurt, i cili ishte një ish-ekzekutiv i “Ujqërve Gri”.

Prokurori ndërkohë ka vendosur masën e paraburgimit për truprojën, por jo për deputetin që mbulohet me imunitet.




Skip to toolbar