“S’u gjet një djalë ta kyçë baba bufin”, Rama për Nallbatin: Si përfunduam nga Agolli te një rrugaç?

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Devoll nuk ka lënë pa komentuar incidentin e së shtunës mbrëma, ku deputeti demokrat Bledion Nallbati dhe vëllai i tij u konfliktuan me shoferin e një kamioni pas parakalimit të gabuar.

Shefi i qeverisë e ka quajtur Nallbatin “një xhuxh agresiv”, duke ironizuar edhe me emrin e koalicionit të PD, teksa shtonte se ai do që ta bëjë “Devollin madhështor”.

“Janë dy vëllezër njëri katran dhe njëri katran me bojë që më thonë që është një pëllëmbë mbi tokë dhe tani që flasim janë prapa hekurave. Kjo është e vërteta dhe këta do bëjnë Devollin madhështor, një xhuxh agresiv do bëj Devollin madhështor. I thonë Duçe ngaqë është i fortë”, tha Rama.



Skip to toolbar