Suarez mposht Interin, Barcelonës i rikthehet “Messi-a”

AKTUALITET


Interit i mjaftuan 3 minuta lojë për të shënuar ndaj Barcelonës në Camp Nou, në takimin e dytë të fazës në grupe të Champions League, por në fund doli pa pikë, pasi Barcelona fitoi 2-1. Një aksion i shpejt i skuadrës italiane, bëri që Lautaro Martinez të kapte në befasi mbrojtjen e Barçës në të 3`.

Sulmuesi gjeti rrjetën duke mposhtur portierin e Barcelonës. Nga krahu tjetër, ndonëse u rikthye Messi, pas dëmtimit, Barcelona pati vështirësi të mëdha në gjetjen  e golit të barazimit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Interit, ndërsa në të dytën Bareclona rigjen ritmin dhe golin.

Në të 58`, Arturo Vidal i dërgon një kros nga e djathta Suarezit, që në kufijtë e zonës shënon një gol spkektalor. Urugaiani kthehet bukur në zonë dhe me të djathtën dërgon në rrjetë një top fluturimthi. Por sulmuesi i Barçës nuk u ndal me aq, pasi gjeti përsëri rrjetën në të 84`.

I sapokthyer nga dëmtimi, Leo Messi afrohet drejt zonës dhe pason te Suares, që pasi kalon mbrojtësit e Inter shënon golin e fitores për skuadrën e tij. Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 4 pikë, po aq sa Dortmund që mban vendin e parë, ndërkohë Inter dhe Slavia Prague janë me nga 1 pikë në grupin F.



Skip to toolbar