Sulm me thikë në Londër, disa të plagosur

BOTA


Një burrë i armatosur me thikë ka sulmuar disa persona që London Bridge, duke lënë disa të plagosur. Policia ka ndërhyrë në kohë duke e qëlluar autorin me dy plumba, dhe lënë të vdekur. Detajet e sulmit janë ende të paqarta, por policia e ka trajtuar rastin si të ishte “sulm terrorist”.

Gjatë një reagimi për mediat vetë policia britanike tha se “Një njeri është qëlluar nga policia. Si masë paraprake, ne aktualisht po i përgjigjemi këtij incidenti sikur të jetë i lidhur me terrorin. Një numër njerëzish janë plagosur me thikë.” Stacioni London Bridge, një nga më të ngarkuarit e Britanisë, u mbyll dhe u evakuua pas ngjarjes.


London Bridge ishte skena e një sulmi terrorist në qershor 2017 kur tre militantë vodhën një fugon dhe filluan të shtypnin këmbësorët në zonën përreth, duke vrarë 8 persona.




Skip to toolbar