Klubi turk i portierit të kombëtares mbledh para për Shqipërinë

AKTUALITET


Solidariteti me Shqipërinë për pasojat tragjike të tërmetit ka prekur edhe botën e futbollit. Klubi turk i Menemespor, ku luan portieri i kombëtares shqiptare, Gentian Selmani, është solidarizuar me tragjedinë e shqiptarëve.

Ky klub ka mbledhur një shumë të konsiderueshme parash e cila do të dërgohet në llogaritë bankare të hapura nga qeveria, me qëllim që të përdoret më pas për rindërtimin e banesave të familjeve të prekura nga tërmeti. Lajmin për këtë ndihmë e dha vetë portieri i kombëtares shqiptare dhe klubit turk, Gentian Selmani.


“Dua të falenderoj skuadrën time Menemensport për solidaritetin e treguar në tërmetet që kanë ndodhur këto ditë në vendin tonë. Ngushëllimet më të thella për viktimat e kësaj katastrofe. Zoti ju dhëntë forcë të kaloni këtë traumë dhe vuajtje të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e zemrës. Së bashku jemi më të fortë”, shkruan Selmani.

Në shenjë solidariteti, skuadra turke ka bërë edhe simbolin e Shqiponjës. Ndërkohë ekipet greke të futbollit gjithashtu janë solidarizuar me vendin tonë, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.




Skip to toolbar