Sulmi ndaj KZAZ, opozita lan duart nga molotovi: Nuk janë tanët, skenar i qeverisë

AKTUALITET


Dhuna e ushtruar në KZAZ numër 6, ku ju vu flaka palestrës së shkollës “Ndre Mjeda’, është mohuar në mënyrë kategorike që të jetë e shkaktuar nga opozita. Si PD ashtu edhe LSI kanë reaguar duke e cilësuar këtë si një skenar të organizuar nga qeveria për të inkriminuar opozitën, por që do të dështojë.

Partia Demokratike mohon sulmin ndaj KZAZ se është kryer nga militantë të saj. Në një reagim Gazmend Bardhi e ka cilësuar dhunën si një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.

“U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune. Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private.” – thotë Bardhi

Të njëjtën retorikë mbajti edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila tha se asnjë mbështetës i LSI nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Kryemadhi dënoi sulmin në KZAZ dhe tha se ky është skenar i qeverisë dhe ministrit të Brendshëm, për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme situatën dhe të akuzojnë opozitën.

“Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat. Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe mashtruese të Ministrit të Brendshëm të inkriminuar gjer në fyt, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga qeveria për të tensionuar në mënyrë të qëllimshme dhe të inskenuar situatën. Së shpejti do i tregojmë me emra e mbiemra këta autorë të këtij provokimi policesk.’- shkruan Kryemadhi në Facebook.

Dënojmë me forcë djegien e KZAZ në Bushat.Asnjë mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka asnjë lidhje me…

Gepostet von Monika Kryemadhi am Donnerstag, 27. Juni 2019


Skip to toolbar