Sunak takim me Biden për kreu e ri të NATO-s, për kë po lobon kryeministri britanik

BOTA


Kryeministri britanik Rishi Sunak do të përdorë udhëtimin e tij në Uashington këtë javë për të bindur presidentin Joe Biden të mbështesë sekretarin e Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Ben Wallace për t’u zgjedhur në krye të NATO-s.

Ben Wallace ka shprehur tashmë publikisht interesimin për të marrë drejtimin e aleancës perëndimore të mbrojtjes, kur posti të mbetet vakant në shtator.


Kryeministri Sunak do të qëndrojë dy ditë në Uashington dhe do të takohet me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë.

Dyshja do të diskutojnë bashkëpunimin mbi ekonominë, tregtinë, shkencën dhe teknologjinë, me kontrata investimesh disa miliardë që pritet të nënshkruhen.

Ata gjithashtu do të diskutojnë mënyrat për të rregulluar Inteligjencën Artificiale.

Zoti Wallace është i popullarizuar në SHBA falë rolit të tij qendror për të ndihmuar në krijimin e një koalicioni ndërkombëtar në mbështetje të Ukrainës.

Ai ka rritur gjjithashtu shpenzimet e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar deri në 2.25 për qind të GDP-së dhe po shtyn që ato të arrijnë në 3 për qind deri në fund të dekadës.

Muajin e kaluar, kryeministri Sunak kaloi pak kohë në margjinat e takimit të fundit të G7 në Hiroshima duke lobuar për zotin Wallace.




Skip to toolbar