Zhvati 3 mln euro përmes mashtrimit, lihet në burg agjentja e postës në Korçë

AKTUALITET


Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë arrest në burg për Alma Beqirin, të arrestuar për përvetësimin e 3 milion eurove nga bizneset online si punonjëse e një poste private.

Beqiri u arrestua 3 ditë më parë nga policia, ndërsa seanca u mbajt me dyer të mbyllura, për më tepër se 2 orë.


SKEMA

E arrestuara shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i derdhte në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
Sipas prokurorisë gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euroabout:blank

Sigurimi këtyre fitimeve të mëdha janë dukur dhe në jetesën ndryshe që 46 vjeçarja kishte filluar të bënte në këto dy vitet e fundit.

Policia thotë se të ardhurat investoheshin blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Operacioni policor u kodua “Postmail” dhe u finalizua pas hetimeve të thelluara 2-mujore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.




Skip to toolbar