Policia greke kap dy gomone me drogë, u nisën nga Vlora

AKTUALITET


Policia në Greqi ka dalë në deklaratë zyrtare, në lidhje me aksionin e madh të goditjes së një rrjeti trafiku të drogës. Nga goditja e këtij grupi kriminal, është sekuestruar në total 1 ton e 172 kg kanabis. Sipas Policisë greke, operacioni nisi në datën 25 shtator. Pasi u informua për dy motoskafe që po përpiqeshin të transportonin drogë në brigjet turke, Roja Bregdetare greke nisi operacionin.

Në operacionin e ndalimit të gomones me drogë u përfshinë 10 anije patrullimi, 1 helikopter dhe 2 avion të FRONTEX në zonën e Egjeut verilindor. Policia arriti të ndalonte tre persona në bordin e një skafi me shpejtësi të lartë, të cilët ishin shtetas të huaj.


Dy prej të arrestuarëve ishin shqiptarë, ndërsa një italian, të moshës 25 vjeç, dhe dy pesona të moshës 42-vjeç. Më pas, policia greke mori informacion për një tjetër skaf, i cili gjithashtu drejtohej nga një shtetas i huaj, sipas Policisë Greke.

Edhe për këtë rast, Roja Bregdetare greke nisi operacionin e ndalimit të skafit, duke bërë ndalimin e tij në ishullin Lesvos, ndërsa më pas u zbulua droga e fshehur në zonën detare të Sporades. Ajo u gjet në një shepllë ne ishullin “Piper” në zonën detare të Sporades.

“Ky është një rast i goditjes së një rrjeti kriminal që përfshin trafikun e drogës dhe veçanërisht transportimin e kanabisit të papërpunuara përmes vendit tonë (Greqisë) nga Shqipëria në Turqi. Më pas, bëhej transporti i heroinës nga Turia në Shqipëri, po përmes Greqisë”, thuhet në komunikatën e policisë greke.

Si rezultat i operacionit, policia greke ka arrestuar katër persona (dy në moshën 42 vjeç, një 25 vjeç dhe një 35 vjeç), ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia Greke ka publikuar hartën e intenerarit të ndiqnin trafikantët.

Dorga, sipas hartës së publikuar, ishte nisur nga Vlora në datën 24 shtator. Trafikatët zgjidhnin ditët kur deti ishte i trazuar, me dallgë të mëdha deri në 6 ballë. Skafistët ishin të zotë pasi lundronin në erëra të forta.




Skip to toolbar