Tabaku kundër Berishës: Aktet politike t’i ndërmarrë si individ, PD s’duhet të ketë betejë me SPAK

Më të fundit


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku skanoi zhvillimet e fundit brenda kësaj force politike gjatë një interviste në studion e “Real Story”. Përballë gazetarit Sokol Balla, Tabaku tha se PD-ja nuk është në një situatë të mirë, por megjithatë beson dhe shikon ende shpresë se mund të ri-ngrihen.

“Nuk është në një situatë të mirë PD. Mos të them një nga më të vështirat në këto 30 vite, por besoj se do ta gjejë forcën për t’u ngritur nga hiri. Sondazhet tregojnë se 30% të demokratëve, mendojnë se duhet të shohim për një mënyrë tjetër për të votuar. Jam e sigurt se ne do ta ri-gjejmë forcën për t’u ringritur”, tha ajo.


Lidhur me çështjen Berisha, të cilit Komisioni i Mandateve i hapi rrugë heqjes së imunitetit, Tabaku tha se PD-ja nuk ka betejë me drejtësinë dhe me SPAK. Ajo shtoi se Berisha betejën me drejtësinë duhet ta ndërmarrë si individ, dhe PD-ja nuk duhet të ketë përballje me SPAK.

“PD nuk e ka betejën me SPAK, as me drejtësinë. PD ka dy beteja. E para me kohën për t’u përgatitur për zgjedhjet që janë pas derës dhe betejën e dytë e ka me kundërshtarin. Unë s’e kam frikë SPAK-un as ligjin. Berisha është në të drejtën e tij që të përdor të gjitha mjetet e tij politike.

Unë mendoj që betejën e tij politike dhe aktet e tij politike duhet t’i ndërmarrë si individ dhe PD nuk duhet të ketë asnjë betejë me SPAK”, tha Tabaku.




Skip to toolbar