Aksident në Maliq, plagosen 5 persona

AKTUALITET


Një aksident me pasojë plagosjen e pesë personave ndodhi të hënën në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Sipas Policisë, dy mjete, një tip “Benz” dhe një “Golf” janë përlasur  mes tyre në hyrje të qytetit të Maliqit.

Nga përplasja e fortë, mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz” me inicialet E.B., dhe shtetasja L.Sh., që ishte pasagjere në këtë mjet. Ndërkohë, i plagosur mbeti dhe drejtuesi i mjetit “Golf” shtetsi Gj.M, 26 vjeç si dhe dy pasagjeret, E.T., dhe D.T.


Policia thotë se të plagosurit ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.




Skip to toolbar