Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka
bllokuar në kufi 762 kg produkte ushqimore të skaduara. Me ndryshimet më të
fundit të Kodit Penal personat përgjegjës dënohen me burg pasi janë ashpërsuar nenet
që lidhet me sigurinë ushqimore. AKU njofton se produktet e bllokuara ishin majonezë,
ketchup dhe xhel karameli.
Ngarkesa me këto produkte ishte nisur nga Kosova dhe pretendohej per ri-eksport në Shqipëri.
Inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar këto mangësi:
1.Produktet nuk përputheshin me
dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i
përkisnin këtyre produkteve. 2.Në çertifikatën e cilësisësë ri-eksportit
origjina ishte shkruar Kosovë. 3.Produktet e ngarkeses (majonezë, ketchup, xhel
karameli) nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it dhe datën e
prodhimit dhe skadencës 4. Produkti yndyrë gatimi në etiketë kishte të shënuar
“preferohet të përdoret para datës 30.03.2016” nderkohe qe në ambalazh (kapaku
i kutise plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.
Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ngarkesa me produktet ushqimore të skaduara u kthye në vendin nga ishte nisur. Me ndryshimet në Kodin Penal që do të miratohen së shpejti masat ndëshkuese ndaj kujtdo që abuzon me sigurinë ushqimore do të jenë tejet të ashpra dhe parashikojnë dënim me burg.