AKU bllokon 762 kg ushqime të skaduara. Kodi parashikon burg

Më të fundit


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka bllokuar në kufi 762 kg produkte ushqimore të skaduara. Me ndryshimet më të fundit të Kodit Penal personat përgjegjës dënohen me burg pasi janë ashpërsuar nenet që lidhet me sigurinë ushqimore. AKU njofton se produktet e bllokuara ishin majonezë, ketchup dhe xhel karameli.

Ngarkesa me këto produkte ishte nisur nga Kosova dhe pretendohej per ri-eksport në Shqipëri.


Inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar këto mangësi:

1.Produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve. 2.Në çertifikatën e cilësisësë ri-eksportit origjina ishte shkruar Kosovë. 3.Produktet e ngarkeses (majonezë, ketchup, xhel karameli) nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it dhe datën e prodhimit dhe skadencës 4. Produkti yndyrë gatimi në etiketë kishte të shënuar “preferohet të përdoret para datës 30.03.2016” nderkohe qe në ambalazh (kapaku i kutise plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ngarkesa me produktet ushqimore të skaduara u kthye në vendin nga ishte nisur. Me ndryshimet në Kodin Penal që do të miratohen së shpejti masat ndëshkuese ndaj kujtdo që abuzon me sigurinë ushqimore do të jenë tejet të ashpra dhe parashikojnë dënim me burg.




Skip to toolbar