E quajti ngatërrestar, tani Meta i lutet Lajçak: Ma njih dekretin tim

Ditë më parë, në një konferencë për shtyp, presidenti Meta doli kundër OSBE dhe ndërkombëtarëve, të cilët kërkuan respektimin e datës së zgjedhjeve brenda afateve kohore duke treguar se njohin 30 qershorin dhe jo dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve. Me një ton të ashpër, Meta tha se Presidenti është ai dhe se përgjegjësinë për stabilitetin e ka po vetë. “ Kush ka dëshirë të kontribuojë me ngatërresa, jemi lodhur me disa prej tyre. “ u shpreh Meta.

Pavarësisht kësaj deklarate duket se presidenti ka ndryshuar qëndrim. Ditën e mërkurë, Meta në një letër drejtuar kryetarit te Radhës i OSBE-së , Miroslav Lajčák dhe kryesueses së ODHIR-së për Institucionet Demokratike, Ingibjörg Sólrún Gísladóttir, që më herët i cilësoi si ngatërrestarë, i njofton se dekreti i tij është tërësisht ligjor dhe se duhet të implementohet në të gjitha institucionet që merren me administrimin e procesit zgjedhor, përfshirë edhe KQZ.

Meta tha se nëse zgjedhjet mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jenë nul dhe të pavlefshme, madje ka cilësuar se mosnjohja e dekretit të tij për anulimin e zgjedhjeve është një faktor i përkeqësimit të krizës në Shqipëri.

Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor . Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet përfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të presidentit të republikës janë totalisht të paligjshme dhe përkeqësojnë krizën në Shqipëri” – shkruhet në letrën e presidentit Meta dërguar OSBE/ODIHR

Si Real Story lajmëroi lëvizjen e Metës (dhe Rama nuk e besonte)

Gjatë emisionit Real Story të enjten, Sokol Balla ia paralajmëroi Kryeministrit lëvizjen e Presidentit, ndërsa Rama kërkoi që mos të aludohej për sa kohë, kreu i shtetit kishte qenë i qartë me deklaratat e tij.

“Presidenti nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë, nga ato që ka thënë deri tani. Se tani u bëmë shiko përgjime e futu në mendjen e njerëzve, nuk mund të flasim me hamendësime. Presidenti ka qenë shumë korrekt kur ka bërë një propozim që ja ka lënë në dorë palëve. Duhet të jenë palët dakord dhe prapë është shumë e shtrënguar.” – ka thënë Rama në Real Story.

Sërish duke ju referuar po deklaratave të së enjtes në Real Story, Rama u shpreh se ishte tre lëvizje përpara të tjerëve. Por a e ka menduar Rama këtë kur tha se ishte tre lëvizje para?

Një gjë dihet, me lëvizjen e Metës, Basha mori një fitore të vogël. Sigurisht nga ato fitoret e tij si gjithmonë në tavolinë. 5 muaj proteste prodhuan vetëm dekretin e aleatit te tij politik Meta. Siç e tha dhe vete: “protesta jonë solli sot një fitore. Presidenti Meta anuloi dekretin për zgjedhjet.”  E tha dhe ishte serioz, përkrah kishte gruan e Ilirit.

Vendimi i Metës, Maliqi: Dinjitoz, shmangu viktimat më 30 qershor

Deputeti i opozitës në parlament, Lefter Maliqi e ka quajtur dinjitoz veprimin e Metës dhe një fitore të demokracisë dhe vetë Shqipërisë. Ky vendim shmangu një përplasje të mundshme civile që do të rezultonte deri në viktima më 30 qershor. Maliqi bëri thirrje gjithashtu që Basha të ulet në dialog dhe Rama të ruaj qetësinë.

“Veprim dinjitoz prej pushtetari,largpamësi, mbi palët, në shërbim të interesave të vendit dhe të ardhmes Europiane. Vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë, pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima. Demokracia do ishte në rrezik,vota e lirë në rrezik dhe e ardhmja Europiane në rrezik. Presidenti uli tensionet tregoj veten që është mbi palët, tregoj veten që është student i Dhjetorit 90 me vizion Perëndimor. Veprimi i tij do ngelet në histori, pasi shmangu gjakderdhjen që mund të ndodhte më 30 Qershor dhe shmangu instalimin e Diktaturës. Rama të ruaj qetësinë ti thërras arsyes. Basha të ul tonet dhe të shkoj drejt dialogut dhe zgjedhjeve të parakohshme me standarde Europiane dhe ndryshim sistemi elektoral. Sot fitoj Demokracia,fitoj Shqipëria,fitoj e ardhmja Europiane.” – shkruan Maliqi.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Ish kreu i KQZ: Akti i Metës i papritur, por kurajoz

“Një akt i papritur por kurajoz” e ka cilësuar vendimin e presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume. Në një intervistë për News 24, Kume tha se mundësia e vetme për ankimin e dekretit të presidentit është Gjykata Kushtetuese, që nuk është funksionale ndaj ky vendim mbetet të zbatohet.

Në vlerësimin tim është i mirëpritur vendimi i Presidentit, përballë situatës me të cilën po ndeshet shoqëria në përgjithësi. Presidenti i është referuar të drejtës së tij për datën e zgjedhjeve, e më shumë se kaq është referuar, se janë arsye të tjera që kushtëzohen nga situata e krijuar në vendin tonë, si pasojë e keqqeverisjes nga forcat tona politike në përgjithësi. Është shumë e rëndësishme që kështu të pranohet ky veprim kurajoz i Presidentit, për hir të një date të thjeshtë për zgjedhje të radhës. Pasi presidenti i republikës të dekretojë shtyrjen e zgjedhjeve dhe besoj se këtë akt do ta firmosë ditën e hënë bashkë me arsyetimin juridik. Ky dekret ka vetëm një mundësi për t’u atakuar dhe ky është në Gjykatën Kushtetuese. Në kushtet kur nuk është Gjykata Kushtetuese, mbetet që ky dekret të zbatohet.” – tha Kume

Kume tha gjithashtu se pas këtij vendimi pret që presidenti të ketë takime me forcat politike për të ridekretuar një datë të re zgjedhjesh.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Balla, i prerë nga Elbasani: Zgjedhjet s’i luan topi, 30 qershori nuk lëviz

Nga Elbasani ku zhvilloi një takim në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. Balla tha i vendosur se zgjedhjet nuk i luan as topi, e jo më Ilir Meta.

 “Parlamenti është legjitim se buron nga zgjedhje legjitime, por është funksional në të gjitha atributet e veta. Këtu nga kjo lagje e nderuar, dua ta them shumë troç, zgjedhjet e 30 qershorit, nuk i luan as topi, jo Bamir Topi, as Ilir Meta, pavarësisht se për Bamirin kam respekt për mënyrën si është sjell si President.

Zgjedhjet nuk mund të lëvizin, këtu do zhvillohen zgjedhje normale. Të jeni të sigurtë se kandidatura është shumë e mirë. Qazimi ka bërë punë të shkëlqyer i jam mirënjohës. Ju them një gjë, jo vetëm zgjedhjet e 30 qershorit, që janë konfirmim edhe me ta edhe pa ata, ne këtu në Elbasan do kishim rezultat të shkëlqyer. Këto zgjedhje kanë specifikë të veçantë. Kemi kundërshtarin më të rrezikshëm, është i pari që pas 30 vitesh do ti heqë popullit të drejtën e votës.” u shpreh Balla.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Meta merr parullën e Bashës dhe i jep fitore në tavolinë (prapë)

“Shqipëria si gjithë Europa”, keshtu e mbyllte dekretin e zhberjes se dekretit qe beri po vete Prsidenti i Republikës. Ilir Meta ka bërë një lëvizje të papritur për shumëkënd këtë të shtunë (por jo per ne).

Në sinkron të plotë me nisjen e protestës së opozitës, se do të shfuqizonte dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Kam vendosur të shfuqizoj dekretin nr. 10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019”, shkruhej në komunikatën e Ilir Metës, i cili shprehet se të hënën më 10 qershor, do të tregojë edhe arsyet e argumentuara pse e ka marrë këtë vendim. në rreshtat e njoftimit të së shtunës, lexohej se Presidenti Ilir Meta shprehej i shqetësuar për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mosreflektimit të asnjërës palë.

Por, megjithatë, ndonëse shqetësimi ishte për mosreflektimin e asnjërës palë, Ilir Meta i erdhi në ndihmë njërës palë, opozitës, duke vendosur zhbërjen e një vendimi kushtetues, të firmos më parë nga vetë ai. Argumentet e tij te henen mund te jene te shumte.

Por në mungese të Gjykatës kushtetuese, argumenteve të tij antikushtetuese do ti mungojë arbitri. Kryeministri tha në mbrëmje se zgjedhjet do të mbahen. Çfarë i mbetet tani të hënën të thotë Presidenti? Larg qoftë vetëflijimin e paralajmëruar. Domethënë dorëheqjen?

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?
Skip to toolbar