Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe disa drejtues klubesh janë mbledhur në një tryezë të përbashkët gjatë ditës së sotme, ku kanë diskutuar për Reformën në Sport, e cila nisi pas tryezës së përbashkët mes FSHF-së dhe Qeverisë disa javë më parë.
Sipas një njoftimi për shtyp i publikuar në faqen zyrtare të federatës, mësohet se: “Përfaqësuesit e klubeve të pranishëm në këtë takim u njohën me punën e deritanishme të zhvilluar nga grupet e punës të ngritura në lidhje me këtë reformë dhe propozimet konkrete të FSHF me qëllim nxitjen e sportit”, shkruhet në njoftim.
Më tej saktësohen dhe pikat e diskutuara në mbledhjen mes presidentëve të klubeve dhe kreut të FSHF-së.
“Drafti i propozuar nga Federata Shqiptare e Futbollit synon ndryshime dhe përmirësime në Kodin Penal, ndryshime në Ligjin për Sponsorizimet, Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, Ligjin për TVSH-në, Ligjin për Sportin dhe transferimin e objekteve sportive nga njësitë e qeverisjes vendore tek klubet sportive.”
Në fund, po sipas njoftimit të FSHF-së, mësohet se të gjitha sygjerimet do ti bashkëngjiten draftit që federata do t’i paraqesë Qeverisë për Reformën në Sport.
“Të gjitha pikat u analizuan me një kujdes të veçantë dhe u dëgjuan të gjitha propozimet e klubeve, të cilat pas konsultimeve të tjera, do të pasqyrohen në draftin që FSHF do të dërgoj pranë grupeve të punës që janë ngritur nga Këshilli i Ministrave”, përfundon njoftimi i Federatës.
Armand Duka dhe Edi Reja kanë hedhur firmat respektive në
kontratën, që e bën trajnerin italian pasardhës të Christian Panuccit në krye të
stolit kuqezi. Ndonëse ishte parashikuar një konferencë për shtyp në orën 15:00
e numrit një të FSHF-së, Armand Duka, dhe trajnerit të ri të Kombëtares, Edi
Reja, ajo është shtyrë me më shumë se një orë, për shkak të një vonese me
avionin që Reja erdhi në Shqipëri nga Italia.
Pasi firmosën kontratën, Duka dhe Reja u janë përgjigjur
intersitë të gazetarëve në lidhje me bashkëpunimin e ri. Edi Reja ka firmosur
një kontratë që e mbanë të lidhur me Shqipërinë deri në fund të muajit nëntor të
këtij viti, periudhë që përkon dhe me përfundimin e ndeshjeve kualifikuese të
Euro 2020. Nëse gjërat shkojnë me sukses, kontrata mund të shtyhet, në të kundërt
Reja largohet. Më poshtë është fjala e plotë e Armand Dukës dhe Edi Rejas dhënë
për gazetarët.
Armand Duka
“Do të doja t’i uroja mirëseardhjen Rejas në krye të kombëtares.
Duhet të kemi performancë më të mirë dhe pse jo pjesëmarrje në Europian.”
Edi Reja
“Shpresoj që të
krijojmë marrdhënie të mirë me shtypin. Edhe nga përvoja ime personale, kam
kërkuar të krijoj amrrdhënie të mirë me shtpin, kudo ku kam qënë. Faleminderit
presidentit Duka që besoi te mua. Nuk ka qenë eksperiencë e mirë për mua.
Skuadra u vendos në vështirësi. Jam i angazhuar me përzgjedhje lotjtarësh. Nga
natyra ime nuk më pëlqen të flas gjatë, kështu që pres pyetjet tuaja.”
Cili detaji iu bindi ti thoni “po” Shqipërisë dhe
objektivat?
“Kontrata ime është deri në nëntor dhe më pas do të shohim dhe nga kushtet. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatet që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë.”
Keni bashkëpunuar me Taren për shumë vite, ke marrë ndonjë
këshillë nga ai?
“Igli Tare më telefonoi kur e mori vesh se isha një nga kandidatët dhe më tha:
‘Çfarë bën në shtëpi, shko me vrap’. Do të flas dhe me të kur të shkoj në Romë.
Atje është dhe Strakosha që e kam përzgjedhur unë kur isha atje, pasi e kam
ndjekur që fëmijë kur erdhi dhe e pranova.”
Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përsëritur veten?
“Mua më pëlqen të
impostoj skuadra me logjikë, unë kam qejf skuadrat agresive, por jo gjithmonë.
Kjo është një punë që duhet ta bëj në pak kohë. Varet nga shumë situata, varet
nga grupi. Çfarë stimujsh mund të ketë lojtari. Në vitet që kam gjatë
eksperiencës time, arrij të kuptoj dhe t’u hyjë në kokë lojtarëve. Në këtë
punë, kushdo që punon me kombëtaret nga që si ka gjithë kohën lojtarët, duhet
të hyjë në mënyrë sa më të shpjete në sintoni me ta. Më lini pak kohë të njoh
skuadrën dhe që shohim rezultatet.”
Armand Duka
Federata ka limite në financë, por zgjodhi një trajner
ekspert…
“Mendoj se kemi bërë
më të mirën. Pasi të përfundoj do të shohim nëse kemi bërë mirë apo keq. Një
trajner me eksperiencë, besoj se do të japi atë që ka nevojë ekipi ynë. Kemi
lojtarë cilësorë. Kanë nevojë për një ekspertizë, për një motiv dhe besoj
se Reja i ka cilësitë për ta bërë këtë. “
Ndërhyn Reja: Nuk ka të bëjë fare ana financiare. Kalon në plan të dytë
për mua. E rëndësishme është të ndërtojmë një grup që të identifikojë kombin.”
Thatë që pranoni të punoni me afat të shkurtër…
“Të shikojmë sepse nëse funksionon projekti do të varet nga federata. Nuk është problem. Kemi një objektiv të qartë, të shkojmë në Europian dhe të bëjmë figurë të mirë. Ka shumë ndeshje, për mua për skuadrën për të gjithë.”
Armand Duka
E vërteta e Shkodrës?
“Jemi takuar pas
ndeshjes, patjetër që i kam kërkuar një opinion, e njihni Shqipërinë, e
keni parë më parë. Pa e menduar se do të jetë ai trajner i Shqipërisë. Pastaj
kemi folur në telefon, jemi takuar në Bolonja. Gjëja që më ka bindur më shumë
që besoj se është zgjidhje e duhur është eksperienca e madhe dhe mënyra si i ka
trajtuar problemet. Kishte informacion për të gjithë futbollistët që janë jo
vetëm në kombëtare, por edhe rreth e rrotull”.
Edi Reja
A mund të na zbuloni diçka për mënyrën e lojës?
“Kam parë skuadrën që luan me 4 pas, pasi jep më shumë garanci. Unë gjithnjë luaj me tre në qendër, por duhet parë mënyra e lojës. Nuk dua të ndryshojë shumë filozofinë e kësaj skuadre dhe asaj që kishte bërë De Biazi. E rëndësishme është që skuadra duhet të punoj.”
Çfarë roli ka luajtur De Biazi që i’u te merrnit drejtimin
e Shqipërisë?
“De Biazi është
historia e fundit e Shqipërisë, ne jemi miq dhe me Panuçin. Me De Biazin kam
folur me të për disa gjëra, pasi kemi dhe një raport të mirë. Kam folur me
De Biasin dhe më ka treguar gjëra fantastike për Shqipërinë dhe kjo për shkak
të rezultateve të mira që ka pasur. Mendoj se duhet të duartrokas për atë që ka
bërë De Biasi ka qëndruar 4 vite këtu. Duhet përgëzuar dhe Tramezzani, pasi ka
qenë ish-lojtari i imi. Njoh mirë dhe Xhimshitin, pasi i kam besuar kur ka
ardhur në Itali dhe hap pas hapi po bën mirë dhe luan te Atalanta.”
Sa do qëndroni në Shqipëri?
“Shqipëria është një vend i bukur për të jetuar. Ne trajnerët kemi dhe nevojën të qetsohemi. Për shembull kemi dhe Durrësin afër (duke qeshur). Unë do të jem në Shqipëri, pasi dua të di çdo gjë që ndodh në këtu. Unë duhet të qëndroj këtu, pasi duhet të njoh më tepër situatat rreth meje dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi.”
I njihni mirë lojtarët e Shqipërisë, ka potencial kjo
skuadër për të shkuar në Europian?
“Mendoj se Shqipëria
ka potencial për të luajtur. Besoj se kjo skuadër mund të bëj mirë. Megjithëse
kërkoj maksimumin nga të gjithë lojtarët”
Nëse një lojtari të kombëtares do t’i ndodhte të humbiste
avionin do ta linit jashtë?
“Që të jetë një
disiplinë ndaj çdo lojtari për të arritur përpikmërinë, kjo patjetër. Unë do e
gjobisja, por nëse lojtari është i rëndësishëm për mua unë nuk heq dorë. Të
gjithë lojtarët janë një lloj thuhet, por nuk është kështu sepse ka lojtarë që
janë thelbësor”.
“Kam trajnër shumë
lojtar me potencial, por ata nuk kanë patur mendësinë e nëvojshme. Strakosha
vetëm humbi avionin, por s’di të ketë ndonjë debat tjetër. Një lojtar që do
Kombëtaren duhet t’i marrë masat një orë para për të mbërritur me përpikmëri.
Por nga ana ime do të kisha vendosur ta gjobisja”
Keni punuar si vëzhgues talentesh, keni parë lojtarë nga
kampionati shqiptar…
“Kam parë diçka.
Mendoj se lotjarët shqiptarë mund të bëjnë mirë në të gjithë Europën. Të gjithë
do të ndiqen. Është mirë të ndiqen të gjithë. “
Shqipëria i ka besuar shumë trajnervë italianë, besoni se
do të sillni një tjetër futbolli, apo atë futboll që është i prapambetur?
“Trajnerët italian kanë bërë mirë. Ançeloti, Sarri, Kapelo kanë fituar gjithandej. Është një kulturë që ne kemi si teknikë, kemi bërë mirë në gjithë botën. Nuk mund të thuash që trajnerët italianë janë të mbaruar. Në Champions luajnë lojtarët dhe jo trajnerët. Për fat ne nuk jemi ata më të parët. Këto janë pyetje të momentit. Juventusit i mungonin lojtarë të rëndësishëm, nuk kishin kondicion të plotë. Ka qenë skuadra më e mirë që kemi parë.
E merr në konsideratë Reja një lotjarë që thotë se nuk do
të vij sa të jetë ky trajner…
Ai duhet të shohë
kombëtaren jo për trajnerin, por për veten dhe federatën. Por, ka bërë 6-7
gola këtë sezon, dhe është një lojtar me vlera të mëdha. Është më shumë
ofensiv, dhe disi më pak defensiv. Të gjithë lojtarët duhen vlerësuar dhe të
shikojmë në çfarë gjendje janë, dhe më pas do bëjmë grumbullimin
Armand Duka
Në 2 këndvështrime
nuk do të t’i thoja jo Lenjanit, sepse më ka gëzuar me kontributin e tij në
Kombëtare, prej më shumë se 7-8 vitesh. Do ta kondicionoja shumë një trajner të
ri, po t’i thoja që s’do të marrësh këtë, dhe kështu do i bëja skuadrës.
Pavarësisht se çfarë thuhet, Lenjanit i ka shkuar ftesa me shumë vonesë, të
përcaktuara nga rregulloret e FIFA
Bashkëpuntorët?
“Unë kam që tani
bashkëpuntorët e mi. Emrat do të bëhen të ditur kur çdo gjë të bëhet zyrtare,
pra nga java tjetër. Duhet të flas dhe me presidentin, pasi duhet ta
zyrtarizojë dhe ai.
Pritjes
i erdhi fundi, pasi nesër shqiptarët do të njihen me trajnerin e ri të ekipit
tonë kombëtar. Me anë të një njoftimi shpërndarë gazetarëve, Federata Shqiptare
e Futbollit ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e nesërme me Presidentin
e FSHF-së, Armand Duka, e cila do të mbahet në orën 15:00 në ambientet e federatës.
Është
e qartë se kjo konferencë do të mbahet për të prezantuar trajnerin e ri të
ekipit kombëtar të futbollit, që do të zërë vendin e Christian Panuccit, i cili
u shkarkua pasi humbi ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2020 me Turqinë.
Ndonëse
federata ka qenë hermetike me informacionet për mediat, megjithëse këto të
fundit kanë arritur të zbulojnë, ndonëse ende pa e konfirmuar 100%, se trajneri
i ri i Shqipërisë do të jetë Edi Reja.
Italiani
në moshë 73-vjeçare pritet të jetë krah Armand Dukës nesër për t`u prezantuar
para medieve, teksa aktualisht janë zbuluara dhe detaje nga kontrata që do të
firmosë Edi Reja me FSHF-në.
Mediat
italiane kanë raportuar se trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë, do të ketë
dhe një ndihmës po italian, ndërsa kontrata fillestare mund të nënshkruhet deri
në përfundim të këtij viti me të drejt rinovimi.
Nëse
Shqipëria përfundon me sukses kualifikueset e Euro 2020 dhe kap fazat finale të
këtij kompeticioni. Kështu trajneri i ri, që pritet të përfitojë një rrogë pak
më të lartë se ajo e Panuccit, do të përfitojë bonuese financiare dhe të tjera
benefite.
Trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit do të prezantohet javën e ardhshme. Është Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka dhënë lajmin nga Shkodra.
I pranishëm në inaugurimin e ndërtimit të një fushe sportive për fëmijët e kopshtit “Ismet Sali Brucaj”, i financuar nga fondacioni “Lorik Cana 5, Duka ka folur për mediat duke deklaruar se javën e ardhshme do të plotësohet i gjithë stafi teknik i ekipit kombëtar.
“Jemi në 12 prill dhe unë besoj se javën tjetër do e kemi plotësuar jo vetëm emërimin e trajnerit, por dhe të gjithë stafit për të përgatitur ndeshjet e qershorit”, ka thënë Duka.
Kështu
do të duhet të presim dhe pak ditë për të mësuar pasuesin e Christian Panuccit
në krye të stolit të Kombëtares. Deri më tani janë lakuar shumë emra, si
kandidatët e mundshëm që do të drejtojnë Shqipërinë, por ai më i përfoluri është
emri i trajnerit italian Edi Reja.
Më
tej, në deklaratën e tij, Armand Duka, ka folur edhe për përfundimin e
kampionatit, duke u shprehur se ekipet duhet të angazhohen në maksimum për të
marrë më të mirën.
“Është fundi i një kampionati. Të gjithë kërkojnë të marrin maksimumin e tij. Ky maksimum merret në fushën e lojës dhe sa më shumë impenjim dhe organizim nga skuadrat për ta finalizuar me sukses këtë kampionat. Jo vetëm nga skuadrat e Kategorisë Superiore, por gjithë garës”, -ka deklaruara Duka.
Federata
Shqiptare e Futbollit ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare të saj, teksa lajmëron
se gjatë ditës së sotme, presidenti Armand Duka dhe Kryeministri Edi Rama, kanë
vizituar stadiumin “Arena Kombëtare”.
Sipas
njoftimit të FSHF-së, mësohet se ata janë njohur me detaje të projektit dhe me
një raport në lidhje me grafikun e përfundimit të punimeve në këtë impiant
madhështor.
Në
këtë inspektim ata shoqëroheshin edhe nga specialistë dhe drejtues të firmave
nënkontraktore, të cilat i kanë njohur me realizimet e deritanishëm dhe ecurinë
e zbatimit të projektit në impiant.
Duke
ndjekur ecurinë e punimeve, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit,
theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e përfundimit të të gjithë punimeve, në
muajin qershor.
“Ne i kemi kërkuar vazhdimisht nënktraktuorëve, përmbushjen e afatit për përfundimin e punimeve në muajin qershor të këtij viti, gjë që e theksuam edhe në takimin e sotëm”- deklaroi nr.1 i FSHF.
Stadiumi i ri kombëtar, do të ketë një kapacitet prej 22.000 spektatorësh dhe padyshim është investimi më i madh sportiv i realizuar në Shqipëri.
Duka shkon në Itali për të bindur ish-trajnerin e Milanit
Përzgjedhja
e trajnerit të ri të ekipit kombëtar është një mision i vështirë dhe shumë i rëndësishëm
njëkohësisht. Pas dështimit me Christian Panuccin, Armand Duka e ka të qartë se
tashmë i duhet jo vetëm një emër i madh i botës së futbollit, por njëkohësisht
një njeri që të marrë përsipër drejtimin e një anije të braktisur në mes të
detit.
Edi
Reja ishte emri i parë që u lakua për postin e trajnerit të Shqipërisë, pasi
ish-tekniku i disa skuadrave të njohura në Itali, ishte mbrëmjen e 22 marsit në
Shkodër, ku ndoqi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Pas
ndeshjes, që kombëtarja jonë e humbi me rezultatin 0-2, Reja dhe presidenti i
FSHF-së, Armand Duka, kanë pasur një takim së bashku në ambientet e stadiumit,
i cili ka zgjatur për më shumë se dy orë.
Megjithatë,
deri më tani nuk ka pasur zhvillime të reja rreth negociatave, ndërkohë që emra
të tjerë kanë dalë në skenë. I fundit në këtë listë është ai i Alberto
Zacheronit, një emër i njohur në futbollin italian, pasi ka drejtuar më herët dhe
skuadrën e Milanit.
Sipas
faqes në Facebook të “Proçesit Sportiv”, Armand Duka ndodhet aktualisht në
Bolonja për të diskutuar një marrëveshje të mundshme me Zacheronin. Po sipas këtij
njoftimi, nëse gjithçka mbyllet me sukses, trajneri italian mund të firmosë një
kontratë 2 vjeçare (1+1) për të drejtuar ekipin tonë kombëtar.