I kthyen shtëpitë në vend kultivimi droge, 7 të arrestuar

7 shtetas shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë angleze, të akuzuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre u bë pas monitorimit të bandës prej disa kohësh. Në pranga ranë shtetasit Metali Shehu, 29, vjeç, Blerim Trota, 34, vjeç, Did Dida, 41 vjeç, Refik Duraku, 36, vjeç, Rigert Papdeja, 21 vjeç, Ermijon Gjuta, 30 vjeç, Ardit Gjuta, 21, vjeç.

Sipas policisë, të arrestuarit, përmes dokumenteve të falsifikuara, kishin marrë me qera 5 shtëpi, në të cilën kryenin kultivimin e lëndës narkotike. Gjatë aksionit u sekuestruan 347 vazo me kanabis gati për korrje si dhe 529 fidanë të gatshëm për mbledhje.

Nëse kjo sasi droge do të dilte në treg, do të kapte vlerën e 500.000 sterlinave.

U kapën me mijëra euro false dhe drogë, në pranga dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me euro false dhe drogë.  Arrestimi i tyre u bë në një lokal, pas një hetimi të karabinierëve për sjelljet e tyre të dyshimta. Në pranga ranë 26-vjeçari S.M dhe 34-vjeçari S.F., të cilat u kapën me një sasi droge me vete.

Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tyre ku sekuestruan 221 gram hashash, 12 gram kokainë, 70 gram marijuanë, material për paketim dhe peshore. Në banesë u gjetën edhe 247 kartëmonedha me prerje 50 euro false, vlera e të cilave arrinte në 12 mijë e 350 euro.

Trafikonin armët e ’97, shkatërrohet grupi greko-shqiptar

Një grup kriminal greko-shqiptar që merrej me trafikimin e armëve është shkatërruar duke vënë pranga 6 persona dhe shpallur në kërkim 10 të tjerë në Greqi.

Grupi ishte nën hetim prej më shumë se një viti dhe trafiku i armëve kryhej nga Shqipëria drejt Greqisë, përmes kufirit të gjelbër. Vetëm në një vit ky grup kriminal ka trafikuar 122.566 fishekë dhe 4 armë kallashnikov nga Shqipëria drejt Greqisë. Armët siguroheshin nga shqiptarët dhe shumica datonin nga viti 1997 me hapjen e depove të armëve në periudhën e trazirave.

Grupi funksiononte në dy pjesë me grupin e shqiptarëve prej 5 personash, që siguronin armët nga Shqipëria dhe një grup grekësh që bënin transportin e tyre drejt Greqisë përmes një fuoristrade.

Baza e grupit greko-shqiptar ishte një kapanon që mbante ushqim për kafshët  në ishullin e Kretës. Sipas njoftimit të policisë greke grupi kriminal  ka përfituar  232 mijë euro nga trafikimi i armëve dhe shumica e tyre përfundonte në duart e terroristëve.

Elbasan, vëlla e motër kapen brenda magazinës duke vjedhur

Policia e Elbasanit ka parandaluar një vjedhje duke arrestuar në flagrancë dy persona. Të arrestuarit, vëlla e motër me njëri-tjetrin, janë kapur duke vjedhur brenda një magazinë ushqimore në qytetin e Elbasanit në pronësi të shtetasit E.B.

Kanë qenë qytetarët ato që kanë pikasur hajdutët duke telefonuar policinë, e cila ka reaguar në kohë duke i arrestuar në flagrancë brenda magazinës.

Policia ka arrestuar shtetasit NJ.H.,52 vjeç dhe S.H., 41 vjeçe (vëlla e motër) banues në Elbasan, ndërsa gruaja ka shfaqur rezistencë dhe dhunë në komisariat. Ajo ka thyer  xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Vjedhja” ,  “Shkatërrim i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Konflikti për pronën, nipërit bëjnë hallën për spital

Dy persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tyre. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku dy nipërit, vëllezër me njëri-tjetrin, kanë dhunuar hallën për motive pronësie.

Të arrestuar janë shtetasit me iniciale M.M, 30 vjeç dhe A.M, 24 vjeç, ndërsa është dhunuar fizikisht   M.B, 45 vjeçe, e cila ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtje, për shkak të agresivitet të nipërve të saj.

Policia, gjatë kontrollit në banesën e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe disa fishekë arme. Të rinjtë pritet të përballen në gjykatë me veprat penale “Dhunë në familje”  “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

RENEA godet trafikun e drogës, 8 të arrestuar, shoqërohen dy gra

Policia e Shtetit ka nisur një aksion të madh në disa qytete të vendit, për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike. Aksioni ka nisur me urdhër të  Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka leshura 20 disa urdhër-arreste në drejtim të personave që po hetohen prej më shumë se një vit.

Operacioni i RENEAS është zhvilluar në Korçë, Pogradec, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Elbasan, ndërsa deri më tani janë dhënë 20 urdhër arreste. Policia ka vënë në pranga 8 persona, janë shoqëruar 2 gra, ndërsa janë ende në kërkim edhe 10 të tjerë.

Aksioni ka nisur për të goditur grupet kriminale që veprojnë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike dhe që mbahen nën hetim nga policia për më shumë se 1 vit.

Operacioni ka nisur në Korçë, Pogradec, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Elbasan, por kontrolle po zhvillohen edhe në qytetet e tjera.

Në Tepelenë janë arrestuar 8 persona, mes të cilëve janë identifikuar Edi Ballia, Arbër  Brahimi, Shpëtim Brahimi, Agron Manka dhe Bilbil Shqalashi. I arrestuari Arbër Brahimi është një person me precedent të tjrë penal në polici, ku në 2014 është arrestuar në Pogradec me 50 kg kanabis.

Gjatë aksionit në Lazarat është bërë shoqërimi edhe i dy grave, Shkëlqime Rabaj dhe Bajame Toto, pasi në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 40 rrënjë kanabis.

Të gjithë personat e arrestuar akuzohen për prodhim dhe trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Pritet që të ketë të tjerë të arrestuar dhe detaje nga operacioni i cili ka nisur prej ditës së mërkurë dhe është ende në zhvillim.

Trafikonin klandestinët sirianë drejt BE, dy të arrestuar, një në kërkim

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim pasi akuzohen se kanë ndihmuar refugjatët sirianë për t’i dërguar në vende të Bashkimit Europian. Në pranga kanë përfunduar shtetasit E. M., 26 vjeç dhe E. H., 33 vjeç, të dy banues në Zemblak të Korçës. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit K. H., 39 vjeç. Arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar  “Itinerari”, ndërsa janë sekuestruar 2 automjete dhe 12 aparate celularë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se me mjetet e tyre private, kundrejt shpërblimit monetar kanë marrë 8 shtetas (emigrantë klandestinë) të kombësisë siriane në qytetin e Bilishtit, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë, të cilët më pas do merreshin nga persona të tjerë me qëllim dërgimin e tyre në kufirin e gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, e kryer në bashkëpunim”.

Përdhunim dhe vjedhje makinash, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Arrestohet një 28-vjeçar, i cili ishte kthyer në makthin e shoferëve, pas vjedhjeve të shumta të makinave që kishte kryer. Në pranga ka rënë shtetasi Genc Logu, 28 vjeç, i cili ishte në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite burg në mungesë.

28-vjeçari, në bashkëpunim me tre persona të tjerë kanë vjedhur në zonën e Don Boskos dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete, ndërsa po punohet për dokumentimin e rasteve të tjera. Ndërkohë që ai rezulton me precedentë të hershëm penal jo vetëm për vjedhje por edhe për përdhunimin e  një 16-vjeçare në 2009.

Në vitin 2017 ka vuajtur dënimin për vjedhje edhe në Gjermani.

Abuzim me faturat , 20 të arrestuar, mes tyre 7 biznesmenë

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, një valë arrestimet kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së mërkure, mes të cilëve edhe disa biznesmenë.

Sipas mediave televizive, janë arrestuar të paktën 20 persona, mes të cilëve 7 biznesmenë që operojnë kryesisht në biznesin e ndërtimit dhe të firmave të konstruksioneve.

Të arrestuarit janë vënë në pranga nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Tatimet, në kuadër të luftës kundër informalitetit.

Hetimet ndaj të arrestuarve kanë nisur disa muaj para, ku u vërtetua se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej miliona lekësh me faturat tatimore dhe TVSH.

Aksioni për arrestimin e tyre po vijon prej dy ditësh dhe ende po kërkohen persona të tjerë.  Ky operacion vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin dhe ka sjellë arrestime e bllokime të qindra bizneseve që janë kapur me shkelje.

Qëllon 12 herë me thikë një femër, arrestohet shqiptari në Itali

Një 28-vjeçar shqiptar ka qëlluar me thikë një shtetase moldave në oborrin e shtëpisë së saj, plot 12 herë. Shqiptari  ka shkuar në banesën e gruas moldave, në të cilën jetonte së bashku me të motrën, dhe  e ka qëlluar në zonën e barkut duke e plagosur rëndë. 33-vjeçarja i është nënshtruar operacionit dhe ende ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihen shkaqet e sulmit të të riut shqiptar, ndërsa policia ka bërë arrestimin e tij, i cili pritet të përballet me akuzën “vrasje e mbetur në tentativë.’

Skip to toolbar