Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës,
pasi kanë dhunuar fatorinon e autobusit dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ky dy të rinj, A.T., 24 vjeç, dhe F. K., 20 vjeç, në linjën e autobusit Kinostudio-Kombinat,
kanë dhunuar fatorinon.
Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës
të policisë rrugore, të cilët ishin me shërbim në afërsi të Spitalit “Nënë
Tereza”, ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre. Të rinjtë kanë kundërshtuar me dhunë edhe policinë
rrugore, gjë që ka çuar në arrestimin e tyre.
Konflikti nisi nga një debat i çastit të dy të
rinjve me fatorinon në rrugën e “Dibrës” dhe përfundoi në dhunimin e tij. Gjatë
ndërhyrjes , punonjësit e policisë
rrugore janë kundërshtuar gjithashtu me dhunë nga dy shtetasit që po dhunonin
fatorinon e autobusit, por janë neutralizuar dhe arrestuar.
Dy të rinjtë do të akuzohen për veprat penale
“Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe
“Goditja për shkak të detyrës”.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan
Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.