Mashtronin me legalizimet, 2 në pranga

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë vënë në pranga dy persona, të cilët mashtronin njerëzit për legalizimin e pronave të tyre.

Arrestimet janë kryer në kuadër të operacioni të koduar “Impostors”, ku në pranga kanë përfunduar shtetasit:
-B. P., 36 vjeç, lindur në Tiranë;
-O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Këto dy persona kanë mashtruar një shtetase duke i marrë një shumë të madhe lekësh për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli. Shuma kapte vlerën e 27 780 euro dhe 985 000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2408085682811122&id=1502420603377639

Vrasje, drogë dhe vjedhje, ekstradohen 3 shqiptarë drejt Tiranës

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpolin në Gjermani dhe atë në Itali ka bërë të mundur ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë të akuzuar nga drejtësia shqiptarë për vepra të ndryshme penale.

-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i të dënuarit, shtetasit shqiptar, Ilir Kapllanaj, 49 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e ka dënuar me 23 vjet burg për veprën penale, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim “. Ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në 25 Shkurt 2000, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G.L, banues në Patos.

-Po si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë i shtetasit G.L, 28 vjeç, banues në Tropojë. Shtetasi G.L, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. Po këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin G.L , me 4 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.

-Gjithashtu falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit R. R., 54 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi R. R. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/photos/a.1503908149895551/2407356599550697/?type=3&theater

Greqia sjell në Tiranë të kërkuarin e drejtësisë

Ekstradohet nga Athina një shtetas shqiptar, i cili ishte i dënuar në mungesë nga gjykata e Durrësit për trafikim femrash dhe prostitucion.

Interpol Tirana, ekstradoi nga Athina drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar Astrit Dule, 48 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/photos/a.1503908149895551/2404518276501196/?type=3&theater

E torturoi fizikisht për 3 ditë, arrestohet futbollisti

Një grua, e cila ka dashur të qëndrojë anonim, ka treguar se si është torturuar për 3 ditë rresht nga i dashuri i saj futbollist.

“Më rrahu me një shufër hekuri dhe më theu në kokë dy pasqyra të mëdha. Mendova se do vdisja.”- këto ishin deklaratat e saj të para në polici.

Policia ka arrestuar futbollistin Reece Thompson, i cili ka luajtur për York City në Ligën e Dytë dhe North Ferriby United në Ligën Kombëtare.

Ai akuzohet se abuzuar dhe poshtëruar partneren e tij në një seri sulmesh fizike që e ka lënë atë me nofull të thyer dhe shumë të nxira në trup.

25-vjeçari, i cili ka luajtur për Retford United, Boston United dhe Guiseley AFC, u dënua me tre vjet e katër muaj

Skip to toolbar