Bayern vendos: Flick, trajner deri në fund të sezonit

Bayern Munich njoftoi të dielën se Hansi Flick do të jetë trajneri i parë i skaudrës deri në fund të sezonit. Lajmi bëhet i ditur disa javë pasi zëvendëstrajneri Flick, mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Niko Kovaç për shkak të rezultateve të dobëta. CEO i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge u shpreh se është shumë i kënaqur me punën e bërë nga Flick gjatë këtyre javëve.

“Ne jemi shumë të kënaqur me punën e Hansi Flick. Ndryshimi ka qenë i jashtëzakonshëm, si në aspektin e cilësisë së lojës sonë, ashtu dhe të rezultateve të arritura. Ne vendosëm një rekord të ri në historinë 28-vjeçare të Ligës së Kampionëve me gjatë fitore në gjashtë ndeshje në fazën e grupeve dhe në Bundesliga jemi rikthyer në një distancë të afërt me ekipet e kreut të renditjes”.

Pak javë më parë, Bayern Munich shkarkoi trajneri kroat, Niko Kovaç për shkak të rezultateve të dobëta. Për këtë arsye, ekipi bavarez i besoi përkohësisht rolin e trajnerit ish-ndihmësit të Kovaç, Hansi Flick. Që në ndeshjet e para në krye të stolit të Bayern, Flick dha rezultate të prekshme, pasi ekipi mori disa fitore radhazi. Drejtuesit e Bayern Munich nuk u nxituan të emëronin një trajner të ri duke pritur të shihnin vazhdimësinë e ekipit. Tashmë ata janë bindur se edhe nën drejtimin e Flick, Bayern mund të arrijë objektivat.

Mourinho drejt Bayern?

Ish-futbollisti i Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger, zbuloi këtë fillim jave se Jose Mourinho mund të jetë pasuesi i Niko Kovaç te Bayern. Sipas Schweinsteiger, Mourinho tregonte interes të madh për Bayern gjatë kohës që ai drejtonte Manchester United në Angli. Madje, ish-futbollisti i klubit bavarez, tregoi se trajneri portugez kishte mësuar dhe gjermanishten. “Unë mund ta imagjinoj Mourinho në Gjermani”, thotë Schweinsteiger.

Ai shtoi më tej për Bild se: “Mbaj mend që ai gjithmonë më peste për Bayernin dhe Bundesligën. Gjatë ndeshjeve tona në transfertë, ai shihte gjithmonë Bundesliga në TV. Ai njihte çdo lojtar, madje edhe te skuadrat më të vogla. Ai gjithashtu mësonte gjermanisht. Ai nuk ka punuar në Bundesliga, kështu që unë mund ta imagjinoj që ai do të tundohej nga një angazhim në Gjermani”, është shprehur ish-futbollisti i Bayern, që luajti për Manchester United gjatë kohës që drejtohej nga Mourinho.

Skuadra bavareze shkarkoi trajnerin kroat Niko Kovaç pas humbjes turpëruese 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Ndërkohë, Mourinho është i papunë që prej dhjetorit të vitit 2018, pasi u shkarkua nga Manchester United për shkak të rezultateve të dobëta. Ndihmësi i Kovac, Hans Flick do të drejtojë përgatitjet e Bayern për përballjen në Ligën e Kampionëve me Olympiacos të mërkurën dhe “Klasikes” gjermane të shtunën kundër Borussia Dortmund.

U turpërua nga Frankfurt, Bayern shkarkon Niko Kovaç

Niko Kovaç nuk është më trajner i Bayern Munich. Ky është njoftimi zyrtar i klubi, pasi drejtuesit, Uli Hoenes, Karl-Heinz Rummenigge dhe Hasan Salihamidzic, arritën marrëveshje për zgjidhjen e konratës me trajnerin kroat. Vendimi erdhi një ditë pasi skuadra e Bayern Munich u turpërua nga Eintracht Frankfurt me rezultatin 5-1.

Karl-Heinz Rummenigge u shpreh se vendimi erdhi pas rezultateve jo të mira të skuadrës në ajvët e fundit. “Performanca e ekipit në javët e fundit dhe rezultatet na kanë treguar se kishte nevojë për veprim”, tha ai duke shtuar se “gjithçka u arrit me konsensus që trajneri dhe klubi të ndërprisnin bashkëpunimin mes tyre”.  

Për momentin, ndihmës trajneri Hans Flick do të jetë në krye të skuadrës së Bayern, duke u përgatitur për ndeshjet e rëndësishme të Champions League kundër Olympiakos Piraeus të mërkurën e ardhshme dhe kundër Borussia Dortmund të shtunën tjetër.

“Tani pres një zhvillim pozitiv nga lojtarët tanë dhe motivim absolut për të arritur qëllimet tona për këtë sezon,” thotë Drejtori i Sportit Hasan Salihamidžić. Ndërkohë, vetë trajneri Niko Kovač tha: “Unë mendoj se ky është vendimi i duhur për klubin për momentin. Rezultatet, dhe gjithashtu mënyra se si ne luajtëm për herë të fundit, më bënë të marr atë vendim”, tha ish-trajneri i Bayern, duke falënderuar klubin për bashkëpunimin në gati dy vite.

Bundesliga, Bayern në krye. Paderborn i Gjasulës gjen fitoren e parë

Janë luajtur disa nga takimet më të rëndësishme të javës së nëntë të kampionatit gjerman të futbollit këtë të shtunë. Bayern Munich fitoi ndaj Union Berlin me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në krye të renditjes me 18 pikë, një më shumë se Freiburg, ku luan mesfushori i kombëtares Amir Abrashi. Pavard dhe Lewandowski ishin autorët e golave për Bayern, ndërsa Polter shënoi golin e vetëm për Union Berlin.

Nuk ndalet as Freiburg, që duket se këtë sezon do të ketë ambicie të mëdha në Bundesliga. Skuadra ku aktivizohet Abrashi, fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Leipzig, me gola të Hofler dhe Petersen, ndërsa Klostermann realizoi në fund të takimit për miqtë. Ndërkohë, Abrashi nuk ishte i grumbulluar për këtë ndeshje.

Hoffenheim fitoi në transfertë ndaj Hertha Berlin me rezultatin 3-2, ndërsa Paderborn,ekipi i mesfushorit tjetër të kombëtares, Klaus Gjasula, mundi Dusseldorf me rezultatin 2-0 duke marrë fitoren e parë në kampionat pas nëntë javësh. Mesfushori kuqezi luajti titullar. Megjithatë, tre pikët e lënë ekipin e Gjasulës në vendin e fundit të Bundesliga me 4 pikë në total.

Dortmund barazoi pa gola me Schalken, ndërsa Werder Bremen barazoi 2-2 me Bayern Leverkuse, me një nga golat e shënuar nga Milot Rashica. Borussia Dortmund mban vendin e tretë në renditje me 16 pikë, ndërsa Schalke ndodhet në vendin e 7 me 15 pikë. Bremeni i Milot Rashicës është në vendin e 12 me 10 pikë, shumë larg zonës së kupave të Europës.

Hoffenheim thyen Bayern. Abrashi ndal Dortmundin

Bayern Munich është mundur në shtëpi nga Hoffenheim me rezultatin 1-2. Skuadra mike gjeti rrjetën me Adamyan në të 54`, ndërsa Lewandowski barazoi shifrat në të 73`, por Adamyan gjeti përsëri rrjetën në të 79`, duke i dhënë fitoren skuadrës së Hoffenheim.

Bayern vijon të mbetet në krye të Bundesligas pas ndeshjes së javës së shtatë, me 14 pikë, po aq sa dhe Freiburg, Leipzig, Schalke dhe Bayern Leverkusen. Dortmund barazoi në transfertë ndaj Freiburg me rezultatin 2-2, me gola të shënuar nga Witsel në të 20` dhe Hakimi në të 67` për Borussian, ndërsa Wladschmidt  në të 55` dhe autogoli i Akanji në të 90` i dhanë një pikë Freiburg.

Drtomund është në vendin e shtatë të renditjes me 12 pikë. Mesfushoi i kombëtare shqiptare, Amir Abrashi u aktivizua titullar në këtë takim, duke luajtur për 75 minuta. Në takimet e tjera, Bayern Leverkusen barazoi 1-1 me Leipzig, ndërsa Paderborni i Klaus Gjasulës u mund 1-2 nga Mainz. Schalke u ndal në barazim 1-1 me Koln.

Champions/ Bayern e nis mbarë. Juve ngec në Madrid

Janë luajtur mbrëmjen e të mërkurës ndeshjet e radhës të fazës në grupe të Champions League. Në Grupin B, Bayern Mynich ka kaluar pa probleme Crvena Zvedzdën, duke e mundur me rezultatin 3-0 në “Allianz Arena”. Coman në të (34`), Lewandowski në  të (80`) dhe Muller në të (90+1`) ishin autorët e tre golave të fitores për skaudrën e Bayern, që gjithashtu merr dhe kryesimin e këtij grupi.

 Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit, atë mes Olympiacos dhe Tottenham, ndeshja është mbyllur me rezultatin 2-2. Kane në të (26`) dhe Lucas në të (39`), ishin autorët e golave për skuadrën angleze, ndërkohë që për grekët kanë shënuar Podence në të (44`) dhe Valbuena në të (54`). Pas këtij barazimi, të dyja skuadra ndajnë nga një pikë, duke qëndruar pas Bayernit në renditje, që ka tre pikë të plota.

Ndërkohë në takimin tjetër të mbrëmjes, mes Atletico Madrid dhe Juventus, sfida është mbyllur në barazim 2-2. Cuardado kaloi Juven në avantazh në minutën e 48-të, ndërsa Matuidi dyfishoi në të 65`, por skuadra vendase ngushtoi shifrat në minutën e 70-të me gol të Savic.

 Në minutën e fundit të takimit, Herrera realizoi golin e barazimit, duke i dhënë një pikë Atleticos. Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Lokomotiva e Moskës fitoi kundër Bayern Leverkusen me rezultatin 2-1, duke marrë tre pikë të plota që e mbajnë në krye të grupit.

Dortmund “poker” ndaj Leverkusen, Bayern “ngec” në Leipzig

Dortmund ka mundur Bayer Leverkusen me rezultatin 4-0 dhe është afruar në kryen e renditjes me vetëm 1 pikë larg Leipzig, që kryeson Bundesilgan me 10 pikë në katër javët e para. Alcacer ka shënuar golin e parë për Dortmund në minutën e 28-të, ndërsa tre golat e tjerë do të shënoheshin në pjesën e dytë. Reus (50` dhe 90`) si dhe Guerreiro (83`), i kanë dhënë fitoren 4-0 Borusia Dortmund, që mbetet një hap para nga Bayern Munich.

Ndërkohë, skuadra e Kovaç kishte shansin të dile në krye këtë të shtunë, por ka bërë një hap fals pikërisht ndaj Leipzig në shtëpinë e këtyre të fundit. Lewandowski në minutën e 3-të të sfidës kaloi Bayern në avantazh, por në minutën e 3-të të shtesës në pjesën e parë Forsberg barazoi për vendasit, 1-1. Këto shifra mbetën të pandryshuara deri në fund të takimit, ndërsa Bayern ngjitet vendin e 3-të të renditjes me 8 pikë.

Werder Bremen ka mundur 2-1 në transfertë Union Berlin, me gola të shënuar nga Klaassen në të 5` dhe Fullkrug në të 55`, ndërkohë që për vendasit shënoi Andersson në të 14`. Fitorja e të shtunës e ngjit Bremen në vendin e 9 në renditje me 6-të pikë. Fitore ka marrë dhe Augsburg në shtëpi kundër Eintracht Frankfurtit me rezultatin 2-1, ndërsa Koln është mundur në shtëpi nga Monchengladbach. Mainz ka mundur 2-1 Herdha Berlin në takimin e javës së katërt të Bundesligas.

Bayern luan ‘tenis’ me Mainzin, Abrashi në stol me Freiburg

Bayern Munich ka mundur 6-1 Mainz, duke u ngjitur në vendin e dytë në Bundesliga. Skuadra e Kovaç e nisi keq ndeshjen, pasi në minutën e 6-të miqtë shënuan me Boetius, i cili realizoi me kokë nga brenda zonës. Skuadra bavareze ka vuajtur për 30-të minuta, derisa Pavard gjeti golin e barazimit me një gjuajtje spektakolare nga brenda zonës. Në të 45` ka ardhur goli i avantazhit për Bayern, që ishte një tjetër realizim spektakolar i David Alaba, që ekzekutoi perfekt një goditje dënimi nga 25 metra.

Me nisjen e pjesës së dytë, Pavard është bërë përsëri protagonist me një asist spektakolar për Perisiç, që gjen golin e parë me Bayern pas largimit nga Interi. Në shifrat 3-1, skuadra e Kovaç gjen dhe tre herë të tjera rrjetën. Në të 64` ishte Coman, që nga brenda zonës realizoi pas një goditje këndi të Kimmich. Nuk mungoi as Lewandowski, i cili gjeti rrjetën në minutën e 78-të, ndërsa Davies do të mbyllte serinë e golave në minutën e 80-të duke vulosur takimin 6-1 për Bayern.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Schalke ka mundur 3-0 Hertha Berlinin, ndërsa Freiburgu i Amir Abrashit (nuk luajti), është mundur nga Koln me rezultatin 1-2. Volsburgu ka barazuar me Paderbornin 1-1, po në barazim është mbyllur dhe sfida mes Leverkusen dhe Hoggenheim, ku të dyja skuadrat nuk arritën të preknin asnjëherë rrjetën.

Lewandowski shënon tripletë, Bayern merr tre pikë

Heroi i ndeshjes Bayern Munich – Schalke 04 kishte vetëm një emër, Robert Lewandowski, i cili shënoi tripletë.

Ndeshja që u mbyll 3-0 për Bayern ka shënuar 3 pikët e para të skuadrës për në Bundesligë .

Lewandowski golin e parë e shënoi në  minutën e 20-të përmes një penalltie. Goli i dytë u shënua në minutën e 50_të me një super gjuajtje dhe përsëri në minutën 75-të duke vulosur rezultatin 3 me 0.

As Vangal e as Ancelotti, Robben zgjedh Guardiolën: Është i shkëlqyer

Arjen Robben ka zgjedhur Pep Guardiolën si trajnerin më të mirë me të cilin është stërvitur. Në një intervistë dhënë për gazetën gjermane Bild, Robben ka treguar se kush është sipas tij, trajneri më i mirë. “Kur ai mbërriti te Bayern, unë isha 30 vjeç. Në atë moshë thjesht duhet të përpiqesh të jesh konstant dhe të mos përkeqësohesh. Por me drejtimin e tij isha dhe më i mirë”, ka thën Robben për Guardiolën.

Pas 10 sezonesh në radhët e Bayern Munich, Arjen Robben u largua në moshën 35 vjeçare nga klubi bavarez, duke i dhënë fund karrierës së tij me këtë klub, por edhe asaj sortive. Gjatë një dekade në Bavari, Robben fitoi tetë tituj në Bundesligë, duke u trajnuar nga pesë trajner: Van Gal, Heynckes, Guardiola, Ancelotti dhe së fundmi Niko Kovaç.

Nga të gjithë ata, përveç pjesës tjetër të trajnerëve që ka pasur, Robben zgjedh Guardiolën si më të mirin. “Është një vendim i vështirë. Unë kam përjetuar shumë gjëra të bukura me shumë trajnerë. Por nëse më pyet se kush është më i miri, unë them Pep Guardiola. Sa i përket futbollit, është i shkëlqyer”.

“Gjatë kohës që Pep drejtoi Bayern, unë arrita të luaj në pozicione të tjera, gjë që kurrë s`mund ta mendoja më parë. Ai ishte më i miri”, ka thënë Robben. Tashmë në pension si futbollist profesionist, Arjen Robben ka vendosur të jetë trajneri personal i të birit.

Skip to toolbar