Certifikata e Archie-t zbulon diçka të papritur për mamanë Meghan

Pallati Mbretëror ka publikuar certifikatën e lindjes së Archie Harrison Mountbatten-Windsor, djali i Dukeshës së Suxxes, Meghan Markle dhe Princ Harry. Certifikata e lindjes së Archie ka zbuluar se Meghan në fakt në dokumente mban titullin Princeshë.

Titulli zyrtar i Meghan është Dukesha e Sussex, por kur ajo u martua me Harry, ajo u bë teknikisht “Lartësia e saj Mbretërore, Princesha Harry e Uellsit”, prandaj ajo është një “princeshë” në dokument.

Por përkundër kësaj, ajo kurrë nuk do të jetë Princesha Meghan pasi ajo u martua në familjen mbretërore dhe nuk u lind në të. Sipas rregullave titulli princeshë kërkon ‘gjakun mbretëror’ dhe Mbretëresha do të duhet të ndryshojë shekuj traditash nëse do të ndryshonte këtë.

Certifikata e lindjes së Archie konfirmoi vendin e lindjes si Spitali Portland dhe hodhi poshtë spekulimet se Meghan kishte kryer një lindje në shtëpi në Cottage Frogmore.

Zbulohet emri aspak i zakonshëm i djalit të Meghan dhe princ Harry

Disa orë pas prezantimit të djalit të tyre të porsalindur për publikun, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë bërë të ditur edhe emrin e tij.

Me një emër aspak të zakonshëm Meghan dhe Harry e kanë quajtur djalin e tyre Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Foshnja nuk do të ketë titull mbretëror si kushërinjtë e tij, fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Cambridges.

Në një deklaratë Buckingham Palace tha se ‘Duka dhe Dukesha e Sussex janë të kënaqur të lajmërojnë se e kanë quajtur djalin e tyre Archie Harrison. Fëmija do të njihet si Archie Harrison Mountbatten-Windsor.’

Archie është versioni i shkurtuar i Archibald dhe ka origjinë gjermane, ndërsa Harrison do të thotë ‘biri i Harry’.

Bebi mbretëror prezantohet për botën, por jo emri i tij

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë prezantuar me krenari djalin e tyre të porsalindur për botën. Bebja Sussex bëri paraqitjen e parë publike në krahët e të atit princ Harry dhe së bashku me mamanë Meghan në Windsor Castle, ku familja e re po qëndron pas ardhjes në jetë të djalit. Mirëpo duket se për anëtarin më të ri në familjen mbretërore nuk ka ende një emër.

Në një dalje për mediat Meghan tha se “kam dy djemtë më të mirë në botë dhe jam me të vërtetë e lumtur.”

Vjen në jetë bebja mbretërore

Duka dhe Dukesha e Sussex deklaruan më herët se nuk do të kishte një njoftim zyrtar për ardhjen në jetë të bebit, pasi dëshironin ta festonin në privatësi këtë çast të lumtur në jetën e tyre. Duket se gëzimi për ardhjen në jetë të bebes mbretërore ka qenë shumë i madh për ta mbajtur sekret, pasi lajmi nuk u konfirmua vetëm nga Buckingham Palace por edhe vetë princ Harry në një dalje për mediat.

Dukesha e Sussex ka lindur një djalë me peshë 3.2 kg në orën 5:26. Në një deklaratë, Buckingham Palace tha se Meghan dhe fëmija i saj “ishin të dy mirë’, dhe se Mbretëresha dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore ishin ‘të kënaqur dhe të emocionuar’ me lajmin.

“Mbretëresha, Duka i Edinburgut, Princi i Uellsit, Dukesha e Cornwallit, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Lady Jane Fellowes, Lady Sarah McCorquodale dhe Earl Spencer janë njoftuar dhe janë të kënaqur me lajmin. Nëna e Dukeshës, Doria Ragland, e cila është e gëzuar nga ardhja e nipit të saj të parë, është me Lartësitë e tyre Mbretërore në Cottage Frogmore”. – deklaroi Buckingham Palace

Ndërsa në një deklaratë për mediat, Princ Harry tha se ishin “jashtëzakonisht të lumtur dhe falënderoi publikun për mbështetjen e dhënë gjatë shtatzënisë së dukeshës së Sussex.”

Ai tha se Meghan dhe fëmija ishin shumë mirë, duke shtuar se ata ende po mendonin për emrin e foshnjës. Gjatë deklaratës Princ Harry tha se fëmija ka lindur pak me vonesë, por pas dy ditësh publiku do të mund të shoh fëmijën.

Bebja e sapoardhur në jetë është i shtati në linjën e fronit, pas Princi i Uellsit, Duka i Kembrixhit dhe fëmijëve të tij, Princi George, Princesha Charlotte, Princi Louis dhe Princi Harry.

Skip to toolbar