Vjen në jetë bebja mbretërore

Më të fundit


Duka dhe Dukesha e Sussex deklaruan më herët se nuk do të kishte një njoftim zyrtar për ardhjen në jetë të bebit, pasi dëshironin ta festonin në privatësi këtë çast të lumtur në jetën e tyre. Duket se gëzimi për ardhjen në jetë të bebes mbretërore ka qenë shumë i madh për ta mbajtur sekret, pasi lajmi nuk u konfirmua vetëm nga Buckingham Palace por edhe vetë princ Harry në një dalje për mediat.

Dukesha e Sussex ka lindur një djalë me peshë 3.2 kg në orën 5:26. Në një deklaratë, Buckingham Palace tha se Meghan dhe fëmija i saj “ishin të dy mirë’, dhe se Mbretëresha dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore ishin ‘të kënaqur dhe të emocionuar’ me lajmin.


“Mbretëresha, Duka i Edinburgut, Princi i Uellsit, Dukesha e Cornwallit, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Lady Jane Fellowes, Lady Sarah McCorquodale dhe Earl Spencer janë njoftuar dhe janë të kënaqur me lajmin. Nëna e Dukeshës, Doria Ragland, e cila është e gëzuar nga ardhja e nipit të saj të parë, është me Lartësitë e tyre Mbretërore në Cottage Frogmore”. – deklaroi Buckingham Palace

Ndërsa në një deklaratë për mediat, Princ Harry tha se ishin “jashtëzakonisht të lumtur dhe falënderoi publikun për mbështetjen e dhënë gjatë shtatzënisë së dukeshës së Sussex.”

Ai tha se Meghan dhe fëmija ishin shumë mirë, duke shtuar se ata ende po mendonin për emrin e foshnjës. Gjatë deklaratës Princ Harry tha se fëmija ka lindur pak me vonesë, por pas dy ditësh publiku do të mund të shoh fëmijën.

Bebja e sapoardhur në jetë është i shtati në linjën e fronit, pas Princi i Uellsit, Duka i Kembrixhit dhe fëmijëve të tij, Princi George, Princesha Charlotte, Princi Louis dhe Princi Harry.




Skip to toolbar