Bulqizë, kamioni del nga rruga, një i vdekur, një i plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur në Bulqizë. Një kamion i ngarkuar me lëndë drusore ka dalë nga rruga duke lënë të vdekur shoferin i identifikuar si Gafurr Suma, 43 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur një person tjetër që e shoqëronte, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Polica ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Arrestohet në Bulqizë autori i dyshuar për një plagosje në Tiranë

Policia e Dibrës ka arrestuar shtetasin A.M. 29 vjeç, i cili dyshohet të jetë autor i plagosjes së një tjetër shtetasi  me inicialet E.M, me ngjarjen që ka ndodhur më 21 prill të këtij viti në afërsi të disa magazinave në autostradën Tiranë-Durrës.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje , mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve kuftarake”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve më D.V.P.Dibër bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhë vënien para përgjegjësisë ligjore për veprat e kryera , kapën dhe ndaluan shtetasin: A.M, 29 vjeç, banues në Bulqizë”.

“Ky shtetas me datë 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të disa magazinave, gjatë një konflikti, dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga D.V.P.Tiranë”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Helmohen 113 persona në Bulqizë, a është uji fajtori?

Gjatë 3 ditëve të fundit janë të shumtë personat që janë shtruar në spitalin e Bulqizës me simptomat e helmimit. Mjekët dyshuan se kjo gjendje ka ardhur si rezultat i ujit të pijshëm, duke detyruar edhe Institutin e Shëndetit Publik të kryente disa analiza të tij.

Nga përgjigja paraprake duket se uji nuk ka pasur ngarkesë mikrobiologjike apo ndotje mikrobiale.

Megjithatë ISHP është në pritje të rezultateve të plota edhe të gjendjes fiziko-kimike dhe toksikologjike të ujit.

“Përgjigja e analizave të para për ujin në Bulqizë. Në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik ka dalë rezultati i një prej analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm marrë në rrjetin ujësjellës, që dyshohet të ketë shkaktuar disa simptoma në banorët e ‘Lagjes së Vjetër’ në Bulqizë.

Përgjigja e mostrës së sjellë nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Njësina Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë, në laboratorin e ISHP, ka dalë negative për ngarkesë mikrobiologjike, pra nuk ka ndotje mikrobiale. Për një përgjigje më të plotë për shkaktarin e simptomave tek qytetarët e Bulqizës duhet të presim rezultatet e tjera të analizave nga mostrat e marra nga grupi i ISHP në Bulqizë.

Nga ana e specialistëve të ISHP në zonën ku janë paraqitur më shumë raste, janë marrë mostra uji në rrjetin ujësjellës, këto mostra janë në proces analizimi për parametrat mikrobiologjik, fiziko-kimike dhe toksikologjike (metalet e rënda dhe pesticidet), këto analiza pritet të dalin në ditët në vijim.” – thuhet në deklaratën e ISHP

Uji helmon 100 persona në Bulqizë

Të paktën 100 persona janë shtruar në urgjencën e spitalit të Bulqizës me simptoma helmimi. Top-Channel i referohet burimeve të saj teksa raporton se shkak për helmimin masiv të qytetarëve mund të jetë uji i pijshëm.

Stafi mjekësor i ka bërë thirrje banorëve që të mos konsumojnë ujin deri në pritje të përgjigjes së analizave.

Fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës. Ata thonë se shumë linja të ujësjellësit në këtë zonë janë të amortizuar.

Uji i pijshëm helmon Bulqizën

30 persona janë shtruar ditën e sotme në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi. Mjekët thanë se helmimi mund të ketë ardhur si pasojë e ujit të pijshëm, ndërsa gjendja e pacientëve është aktualisht e stabilizuar.

Ndërkohë për rastin reagoi edhe Ujësjellësi i Bulqizës duke thënë se kanë dërguar analiza në laborator për të kuptuar arsyet.

Përgjaken rrugët në mëngjes, 4 të plagosur në Bulqizë, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë në segmentin e Qafës së Buallit. Mësohet se një fuoristradë ka dashur të parakalojë një kamion por drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë me shpejtësi nga rruga. Si pasojë 4 persona janë plagosur, dy madje janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar me helikopter në Tiranë, për t’u mjekuar në spitalin e Traumës.

Ndërsa dy të tjerët ndodhen në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton në zbardhjen e plotë të aksidentit.

Skip to toolbar