Tsipras pranon humbjen, thërret zgjedhje të parakohshme

Partia SYRIZA e Kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras humbi në zgjedhjet e Parlamentit Europian përballë opozitës konservatore të kryesuar nga Demokracia e Re. Kjo humbje, që në fakt nga partia në pushtet ishte meduar se do të ishte një votë besimi për politikën e qeverisë, e ka detyruar Tsiprasin të japë dorëheqjen dhe të thërrasë zgjedhje të përgjithshme parlamentare, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe atyre të përgjithshme.

Lajmin për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, Alexis Tsipras e dha nga selia e partisë së tij mbrëmjen e së dielës mbrëma, ku deklaroi se “rezultati nuk ishte në përputhje me pritshmëritë tona”. Më herët, udhëheqësi i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis kërkoi dorëheqjen e Trsipras dhe mbajten e zgjedhjeve të përgjithshme në Greqi. “Greqia ka nevojë për një qeveri të re. Është e qartë se populli grek ka humbur besimin e tij për këtë qeveri”, tha ai.

“Kryeministri duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Ai duhet të japë dorëheqjen dhe vendi duhet të mbajë zgjedhje kombëtare sa më parë që të jetë e mundur. Dielli po ngrihet mbi një Greqi më të ndritshme, një që ka vuajtur shumë, por ka gjetur forcën për të ndryshuar,” shtoi Mitsotakis. Ai premtoi të punojë shumë për të ndryshuar kursin e Greqisë në një Europë në ndryshim.

Zgjedhjet e PE, në Greqi sondazhet i japin fitoren konservatorëve

Në Greqi janë publikuar “exit poll-et” e para për zgjedhjet e trefishta që janë mbajtur sot. Ndryshe nga vendet e tjera të Europës, qytetarët grekë kanë votuar sot për zgjedhjet e përgjithshme vendore, lokale dhe ato për Parlamentin Europian. Vëmendja kryesore lidhet pikërisht me këto të fundit, ku duket se të gjitha sondazhet paraprake nxjerrin fitues opozitën konservatore greke me në krye Kyriakos Mitsotakis me partinë “Demokracia e Re”.

Të dhënat nga sondazhet i japin Mitsotakis-it 32-36% të votave, ose 8-9 vende në Parlamentin Evropian. Ndërkohë, SYRIZA e Alexis Cipras parashikohet të marrë  25-29% të votave duke siguruar gjashtë ose shtatë vende në Parlamentin Europian.

Sondazhet thonë se aleanca e qendrës së majtë, Lëvizja për Ndryshim  do të grumbullojë midis 7 dhe 9% të votave, ose dy deri në tre vende, ndërkohë që edhe Agimi i Artë pritet të ketë të njëjtin numër vendesh në PE. Edhe Partia Komuniste Greke duket se do të ketë një ose dy vende në Parlamentin e ri Europian, që do të dalë nga zgjedhjet e përgjitshme të mbajtura katër ditët e fundit në të gjithë Evropën.

Duke folur duke hedhur votën e tij në një lagje të Athinës, presidenti grek Prokopis Pavlopulos i përshëndeti zgjedhjet si një mundësi për grekët “për të provuar se si jemi europianë”.

Për kryeministrin e majtë Alexis Tsipras, i cili votoi në rrethin e Athinës në qendër të qytetit, votimi ishte një mundësi për qytetarët që të “mbrojnë sakrificat dhe përpjekjet e popullit grek” duke votuar në favor të SYRIZA-s, për të miratuar “programin e qeverisë për rimëkëmbjen ekonomike”. Kreu i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis shprehu besimin se “një ditë e re do të agojë për vendin tonë” të hënën në mëngjes”.

Skip to toolbar