“Dhuna nuk do të relativizohet”, Rama: Terrori mori të gjithë peng. Ekranet e korruptuara të dhunës!

#NËRADAR


Kryeministri Edi Rama: Komponentë që po zbërthehen dhe po çmontohen hap pas hapi. Dua ta përsëris se ndërkohë që liria për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme e çdo qytetari, dhuna është një krim i parelativizueshëm dhe i pajustifikueshëm. Në protestat e javës së fundit, u bënë bashkë që të dyja, nga njëra anë liria për të protestuar si një e drejtë dhe nga ana tjetër dhuna si një krim që u relativizua dhe u glorifikua në ekranet e korruptuara mediatike. Pa pushim, orë e çast Shqipëria e shqiptarët panë me ankth se si terrori mori peng që të gjithë dhe u mbingarkuan me idenë e rreme se studentët u vunë nën dhunën policore. Një përmbysje dramatike, manipuluese e një realiteti krejt tjetër. Kam ndarë raportet e policëve të plagosur dhe të protestuesve.



Skip to toolbar