Përjashtohet “grupi i zjarrit” të Kuvendit/ Gjashtë deputetë të PD, dy muaj jashtë Parlamentit

#NËRADAR


Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë 6 deputetë të PD, lidhur me kaosin dhe sulmet fizike në seancën plenare të së enjtes.

Të përjashtuarit janë Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Luçiano Boçi, Besart Xhaferri dhe Edi Paloka.

Ndërsa 14 deputetët e tjerë demokratë që bllokuan foltoren e Kuvendit, për të cilët PS kërkoi përjashtimin me 10 ditë, janë falur.

Flamur Noka sulmoi fizikisht kryeparlamentarin Niko Peleshi dhe kreun e Grupit të PS, Taulant Balla, ndërsa Fidel Kreka sulmoi me bllokun e votimit ish-ministrin Ervin Hoxha.



Skip to toolbar