Presidenti zbardhi të vërtetën e dhunës

Nga Mero Baze

E gjithë beteja e dhunës e  para 30 Qershorit i ndante palët vetëm në një pikë, tek ata që pretendonin se ishim para një revolte popullore, që i duhej hapur rrugë (dhe kjo ishte dyshja Meta- Berisha), dhe tek ata që e konsideronin një “revolucion” artificial të sponsorizuar me rroga shteti nga punonjës bashkiakë, që donin të imponoheshin me dhunë.

Presidenti në atë kohë jo vetëm që ishte nga ana e atyre që tentonin ta konsideronin legjitime dhunën dhe si një shpërthim popullor, por bazuar dhe në këtë vlerësim, ai mori vendime që i hodhën benzinë zjarrit siç ishte ç’dekretimi i zgjedhjeve më 30 Qershor.

Dhuna më e rëndë ndaj shtetit, ishte dhuna që pasoi dekretin e Ilir Metës, pasi zjarrvënësit e shkollave dhe qëndrave të votimit marshonin me urë zjarri në njërën dorë dhe me dekretin e Ilir Metës në dorën tjetër. Ai dekret u kthye në një “fatwa” për demokracinë shqiptare dhe rrezikoi që t’i vinte zjarrin Shqipërisë.

Sot Presidenti i Republikës, ka deklaruar se situata e dhunshme ishte artificiale, pra ju bashkua atyre që thoshin se gjithçka është e sajuar për të gjunjëzuar demokracinë me dhunë.

Ky është një qëndrim dhe vlerësim krejt i ndryshëm nga ai i para 30 Qershorit. Qëndrimi i parë i Ilir Metës dhe nxitja që ai i bëri dhunës kundër shtetit me dekretin për ç’dekretimin e 30 Qershorit është zanafilla e dhunës reale kundër shtetit dhe shkaku përse opozita tentoi ta quajë legjitime dhunën.

Tani që ky e quan dhunën artificiale, nuk besoj se ka nevojë për ndonjë raport të detajuar për shkarkimin e Presidentit.

Besoj se mjafton dhe ky pohim që këta gjithçka e kishin të sajuar për të gjunjëzuar përmes dhunës, politikisht shtetin shqiptar. Dhe përtej shkarkimit, këtu ka një vepër të pastër penale, që nuk mund të rrijë pa u hetuar.

Eshtë e para deklaratë e sinqertë e Presidentit  në reflektimet e tij për ato që ka bërë. Dhe mendoj se nuk ka nevojë për ndonjë deklaratë tjetër. Për kaq ishin ndarë palët para 30 Qershorit.

Tani dhe Presidenti bie dakord që dhuna kundër shtetit kishte arsye artificiale. Problemi është se ai e frymëzoi, nxiti dhe udhëhoqi atë dhunë dhe duhet të përgjigjet.

Pamje të rënda, persona të maskuar dhunojnë qytetarët me shufra hekuri

Hong Kongu ka lënë pas një natë të dhunshme, ku dhjetëra persona të maskuar kanë vërshuar në trenat dhe metro, duke dhunuar qytetarët civil me sende të forta. Mediat raportojnë se këta persona dyshohet të kenë qenë gangësterë, që kanë sulmuar protestuesit pro-demokracisë në zonën e Yuen Long. Kjo lloj dhuen ndaj protestuesve është hera e parë që ndodh, që pas demonstratave për ligjin kundër ekstradimit.

Ndërkohë që në Hong Kong përfaqësues të lartë të politikës kanë ngritur pikëpyetjen mbi arsyet pse policia ka reaguar shumë avash, gjatë kohës që në trena dhunoheshin protestues apo qytetarë civil.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si personat e maskuar kanë ushtuar dhunë ndaj qyetarëve duke përdorur shufra metalike apo shkopinj druri, brenda një stacioni hekurudhor.  Nga dhuna kanë mbetur 45 persona të plagosur, ndërsa një prejt tyre ndodhet në gjendje kritike për jetë. Për ngjarjen e rëndë ka reaguar qeveria e Hong Konkut, e cila e ka cilësuar të “papranueshme”.

“Kjo është absolutisht e papranueshme për Hong Kongun si një shoqëri që respekton sundimin e ligjit. Qeveria e SAR-it dënon me forcë çdo akt dhune dhe do të ndërmarrë seriozisht veprimet e zbatimit të ligjit”. Prej disa muajsh Hong Kongu është përfshirë në protesta të mëdha kundër qeverisë, e cila propozoi një ligj për ekstradimin e personave drejt Kinës.

Ky vendim nuk i mirëprit nga qytetarët, të cilët kanë vërshuar në rrugë duke kundërshtuar vendimin e ekzekutivit. Megjithatë, qeveria është tërhequr nga miratimi i këtij ligji, por protestuesit kanë shtuar kërkesat e tyre, duke kërkuar reforma më demokratike, të cilat të reflektojnë shqetësimet e ngritura për liritë e individit.

Dhuna që nuk “vrau” as Lulzim Bashën!

Nga Mero Baze

Ka një mëri të shtuar nga shumë mbështetës dhe propagandistë të opozitës, kundër faktorit ndërkombëtar, pas 30 Qershorit. Ka një mllef ndaj qëndrimeve të SHBA , BE dhe vendeve të tjera Perëndimore, që u shprehën para zgjedhjeve kundër dhunës.

Tani e gjithë retorika e pas 30 Qershorit, është kufizuar tek armiku i jashtëm dhe kryesisht vendet perëndimore që bën thirrje kundër dhunës më 30 Qershor.

Asnjë fjalë për dështimin e Lulzim Bashës. Asnjë fjalë për premtimet e pambajtura të tij. Asnjë fjalë për strategjinë e dështuar të tij. Asnjë fjalë për rolin e Sali Berishës dhe Ilir Metës në këtë histori. Biles asnjë fjalë, as për lajthitjen verore të Presidentit. Për ta gjithë fajin e ka SHBA , BE dhe vendet e tjera perëndimore, që nuk kuptohet çfarë roli kanë luajtur në dështimin e Lulzim Bashës.

I gjithë ky ligjërim politik, në fakt kërkon të fsheh dështimin e Lulzim Bashës në krye të opozitës, por dhe dështimin e vet atyre, që e nxitën Lulzim Bashën në këtë rrugë.

Më i shquari prej tyre mbetet Fatos Lubonja. Ai kishte opsion të qartë përdorimin e dhunës në zgjedhjet e 30 Qershorit dhe vazhdon ti përmbehet idesë se mënyra e vetme e rrëzimit të Edi Ramës është ajo me dhunë.

Nuk jam kundër radikalëve të tillë, edhe pse janë revolucionarë të dal mode. Pra nuk mund ti përjashtosh dikujt të drejtën të rrëmbej dhe armët nëse i ka shkuar në majë të hundës.

Problemi që ne kemi me nxitësit e dhunës në Shqipëri, është se ata e kompleksuan opozitën, duke ja imponuar përdorimin e dhunës, si rrugë të vetme dhe kur ajo dështoi në këtë rrugë, ata nuk mbajnë përgjegjësi, as për presionin që i bën opozitës, as për dështimin e opozitës, as për dështimin e tyre. Ata po rreken ta gjejnë përgjegjësinë, tek kundërshtarët e dhunës.

Këta janë të vetmit humbës në botë që thonë se fajin që ne humbëm, e kanë kundërshtarët tanë, se ata na mundën.

Pra në betejën për vëllavrasje në Shqipëri, nga një anë ishte Fatos Lubonja Sali Berisha e Ilir Meta me shokë, që kishin vënë para opozitën si të marrë peng dhe nga ana tjetë qeveria dhe vendet perëndimore, që kundërshtonin dhunën.

Tani sipas këtyre faji për dështimin e rrugës së opozitës është i kundërshtarëve të saj që nuk lejuan dhunën.

Dhe këta nuk ndjehen të humbur, por ndjehen të perseketuar që nuk i kanë lënë të fitojnë.

Ky arsyetim idjot, turpuron çdo revolucionar në këtë botë që ka përdorur ndonjë herë dhunën për të marrë pushtetin. Turpuron dhe kujtimin e Todi Lubonjës si partizan. Se dhe ai rrëmbeu armët për të marrë pushtetin, por nuk ishte edhe partizan edhe të pinte kafe në Rogner. Kush del në mal, kush rrëmben armët, duhet të llogarisë të jetë në luftë, dhe jo në Teatër.

Tani kjo historia që fajin pse nuk fitoi dhuna është i Perëndimit dhe jo i Lulzim Bashës, është më shumë se qesharak. Kur dikush vendos të fitoj me dhunë, ose i qëndron deri në fund dhunës, ose vritet nga të vetët. Në këtë rast nuk themi larg qoft të vrasin fizikisht Lulzim Bashën, por politikisht së paku, nuk duhet të harxhonin kaq shumë energji për ta shfajësuar, edhe si luftëtar pa betejë, edhe si të dorëzuar një hap larg finales.

Ose duhet mbrojtur dhuna, ose Lulzim Basha. Meqë dhuna nuk eci, Lulzim Basha nuk mund të mbrohet si viktimë, pasi ai ka dështuar bashkë me projektin e tij. Por dhe nëse e mbroni, të paktën mos thoni që fajin e kanë SHBA dhe BE që nuk e lanë të fitonte me dhunë. Se luftë me leje dhe lekë bëjnë vetëm mercenerët. Ky ka pretendime që nuk është mercenar.

Kosovë, grushte e karrige mes anëtarëve të LDK

Procesi zgjedhor brenda partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, i zhvilluar ditën e diel, është shoqëruar me shumë incidente në degë të ndryshme. Rastet u bënë publike nga mediat kosovare, ndërsa incidenti më i fundit dhe më i rëndi është ai i shënuar në Komunën e Vushtrrisë.

Procesi zgjedhor përfundoi në rrahje e grushta, deri në përdorimin e gjuajtjes me karrige mes anëtarët dhe përfaqësuesve të LDK-së. Video është shpërndarë nga Indeksonline, e cila thekson se sherri ka nisur fillimisht verbalisht dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e karrigeve.

Procesi i brendshëm zgjedhur brenda partisë po bëhej për të përcaktuar kryetarët e rinj të degëve të LDK-së.

Pamje ekskluzive e rrahjes së LDK-së në Vushtrri

Gepostet von IndeksOnline am Mittwoch, 10. Juli 2019

Basha zbutet si pambuk: S`kam asnjë përfitim nga dhuna

Mesazhi amerikan ka depërtuar në koshiencën e Lulzim Bashës. Në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së shtunës, pak orë para nisjes së procesit të votimit të 30 qershorit, kreu i PD-së i ka kërkuar militantëve të Partisë Demokratike të distancohen nga dhuna. Mesazhi i Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, se nëse “ka dhunë në 30 qershor, PD-LSI, përjashtohen nga marrëdhëniet me SHBA-në”, ka bërë që kryedemokrati të tërhiqet nga skenari i dhunës, i bërë publik nëpërmjet Qarkores, publikuar dhe nga Realstory.al, pak ditë më parë.

Të dashur bashkëqytetarë: Unë e di që shumë prej jush kanë dashur dhe kanë pritur që nesër të mos kishte as votime farsë, të mos kishte asgjë. Por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë, o të ishte mënyra e dhunshme, e cila do të shkaktonte vëllavrasje dhe humbje njerëzore e plagë shoqërore. Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike. Ajo thjesht do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura. Unë dhe demokratët nuk besojmë tek rruga e dhunës”, shprehet Basha.

Sigurisht, në fjalën e tij kuptohet qartë se Lulzim Basha nuk i frikësohet vetëm përkeqësimit të situatës dhe daljes jashtë kontrollit të saj, në rast se do të ketë përplasje. Halli është dhe më i madh, ai e ka kuptuar që dhuna nuk “do të prodhonte as përfitime politike”. Këtë e thekson dhe më tepër kur shprehet se “asnjë rezultat politik, asnjë pushtet politik që del nga dhuna, nuk ka sjellë kurrë asgjë të mirë për popujt e qeverisjet e tyre”, shprehet Basha. Kreydemokrati, shprehet se fundi i Edi Ramës nuk do të vij nga dhuna, por në mënyrë evropiane. “Ky fund është pranë dhe, mbi të gjitha, sepse përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë thellësisht europiane, thellësisht parimore dhe jo për pushtet personal”.

Në fund, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin në çdo mënyrë provokimet dhe aktet e dhunës, Lulzim Basha kërkon që forma e kundërshtimit të zgjedhjeve të jetë vetëm bojkoti ndaj tyre, pasi, kreu i PD-së shprehet se “unë kam përgjegjësinë për jetën e çdo demokrati, çdo socialisti, çdo qytetari shqiptar”.

Sulmi i “opozitës” ndaj KZAZ-ve, burg dhunuesve

Dhuna e ushtruar ditët e fundit mbi disa KZAZ në disa qytetet që drejtohet nga Bashkitë e opozitës kanë çuar në arrestime të disa personave. Gjatë ditës së premte Gjykata e Tropojës ka dhënë masën arrest me burg për 3 militantë të Partisë Demokratike, që sulmuan KZAZ e vendosur në muzeun e qytetit. Gjatë dhunës së ushtruar atje militantët shqyen derën, thyen xhamat dhe dogjën materialet zgjedhore. Për këto akte dhune gjykata ka lënë në burg 3 persona, përkatësisht Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj. Katër protestues të tjerë janë lënë të lirë.

Edhe për dhunën e ushtruar në KZAZ numër 42 në Kavajë, policia ka arrestuar një 41 vjeçar të akuzuar për sulme me sende të forta ndaj efektivëve dhe hedhje të bombave molotov. Bazuar në prova filmime dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve, u bë arrestimi i shtetasit me iniciale E.D., 41 vjeç.

PD dhunë në KZAZ, por Paloka thotë se fajin e ka Rama

Rama për të mbrojtur pushtetin e tij është gati të fus vendin në një konflikt civil, tha nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për mediat. Kryeministri është i vetmi i interesuar për dhunë dhe përplasje civile, por plani i tij për konflikt civil do të dështojë tha Paloka, i cili shtoi se qytetarët po mbrojnë vetëm ligjin dhe po njohin dekretin zyrtar të Presidentit Meta për shuqëzimin e 30 qershorit.

Edi Rama është i vetmi i interesuar për dhunë dhe përplasje civile, sepse tani ai ka dalë zbuluar përpara qytetarëve dhe gjithë botës. Por plani i tij për përplasje dhe konflikt civil në Shqipëri, do të dështojë. Edi Rama dhe banda e tij, në paligjshmëri të plotë, po arrestojnë qytetarët për arsyen e vetme se ata po zbatojnë ligjin. Ky ligj është botuar në fletoren zyrtare nga vetë qeveria dhe është akti i vetëm në fuqi për zgjedhjet.” – tha Paloka

Paloka akuzoi Ramën dhe Lleshaj se po përdorin policinë si bandë kundër popullit, në shkelje të Kushtetutës  dhe të dekretit të Presidentit që ka shfuqizuar 30 Qershorin. “Krim, kryen kushdo që refuzon apo ndalon zbatimin e ligjit, në rastin konkret, Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe policët që sillen si banditë me uniformë. Kjo i bën ata zyrtarisht dhe ligjërisht një bandë të armatosur, pa ligj e pa ligjshmëri. Qytetarët duhet ta dinë se çdo akt dhe thirrje për 30 Qershorin e Edi Ramës dhe i Sandër Lleshaj është antikushtetues dhe i paligjshëm.” – tha Paloka

Si ndërkombëtarët “qetësuan” Bashën para protestës

Pak para nisjes së protestës së 8 qershorit,  ambasada e Bashkimi Europian në Tiranë ka reaguar duke bërë thirrje që nuk do të tolerojnë asnjë lloj të dhunës apo përdorim të mjeteve që janë projektuar për të lënduar. Në një deklaratë për mediat, BE cilëson se nëse ka dhunë në protestë përgjegjës do të jenë vetëm drejtuesit e saj, ndërsa ka bërë thirrje për një dialog urgjent për të kapërcyer situatën aktuale politike.

“Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.” shkruhet në deklaratën e BE.

Të njëjtën retorikë mbajti edhe Ambasada Gjermane në Tiranë, ku bëri thirrje që drejtuesit e protestës të siguroheshin që nuk do të kishte përdorim dhune, ndërsa theksuan nevojën urgjente për tu ulur në tryezën e dialogu.

Deklaratë në prag të protestës së sotme, 8 qershor 2019Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të…

Gepostet von European Union in Albania am Samstag, 8. Juni 2019

LSI para protestës: Distancohemi nga dhuna, bashkë kundër krimit

Paralajmërimi i SHBA duket se nuk ka rënë në vesh të shurdhët, pasi LSI ka reaguar pas deklaratave të Palmer, duke u distancuar nga dhuna në protesta. Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari, pak orë para protestës ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe distancim nga dhuna. “LSI dënon çdo formë dhunë nga kushdo që e bën atë” tha Brahimllari ndërsa shtoi shqiptarët do të tregojnë se janë kundër rrugës që na kthen në diktaturë. Ashtu si kryetarja e LSI, Kryemadhi ditën e premte, edhe Brahimllari theksoi se beteja nuk është kundër policisë por pushtetit kriminal të Ramës.

“Protesta do jetë demonstrim i qytetarisë dhe vlerave perëndimore. Në asnjë rrethanë nuk e duam dhunën e distancohemi. Jemi bashkë me zërin e qytetarëve. LSI dënon çdo formë dhunë nga kushdo që e bën atë. Njeriu i cili kërkon të ushtrojë dhunë përmes pushtetit kriminal është Edi Rama. Dita e sotme do i tregojë qartë se shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë kundër rrugës që na kthen në diktaturë. Beteja jonë nuk është kundër policëve po kundër sistemit kriminal të Ramës. Protesta është protestë kundër varfërisë, arrogancës, grabitjes së taksave. Sot është ditë vendimtare të bashkojmë zemrat në protestë jemi bashkë për Shqipërinë tonë.”- tha Brahimllari 

Erion Braçe: SHBA vendos vijën e kuqe për Lulin dhe Monën

Pas deklaratës së zv.ndihmës Sekretarit të Shtetit, ka reaguar zëvendës kryeministri Erion Braçe i cili thotë se SHBA vendosi vijnë e kuqe për Lulin dhe Monën.

Braçe shkruan se SHBA bën përgjegjës opozitën për molotovin kundër policisë deri sot, si dhe paralajmëron pasojat për të gjitha ata që do të prekin zgjedhjet.

Zëvendës kryeministri thekson se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe se kjo ka mbështetjen e plotë të SHBA-së.

Postimi i plotë i Erion Braçes në Instagram:

SHBA VENDOS VIJEN E KUQE!

#PergjegjesitPerDhunen jane

Lulzim Basha e Monika Kryemadhi;

#KushPrekZgjedhjet arsye per te mos hyre me ne SHBA!

#QeveriaAmerikane vendos #VijeneKuqe dhe e thote publikisht, hapur, qarte:

NE, SHBA DO TE JEMI NE ZGJEDHJE NE #30QERSHOR!

Pas kesaj kam dy gjera per te thene:

Lyrzim, ti nuk je Don Kishot-ai ishte i mencur!

Ti je #KatranmeBoje!

Pas nje akuze personale per vjedhje ngritur nga Prokuroria dhe ende e pagjykuar;

Pas nje akuze publike, ooo sa publike per vrasjet e 21 janarit;

Pas nje akuze dhe hetimi ne zhvillim ne SHBA personalisht ndaj teje;

Pas nje akuze dhe hetimi ne zhvillim ne SHQIPERI personalisht ndaj teje;

Shtohen edhe dy te tjera ardhur nga SHBA;

Njera te ben personalisht pergjegjes per dhunen e derisotme dhe vendos #VijeneKuqe per dhunen e paralajmeruar per darken e sotme;

Tjetra vendos pergjegjesine e Molotoveve kunder Policise dhe institucioneve personalisht tek ty; jo vetem natyrisht!

Me rende se kaq nuk ka!

I perveluar me Molotovin qe e pergatite vete!

E dyta,

kur #EdiRama paralajmeroi se

kush prek zgjedhjet do i ndalohet hyrja ne SHBA e BE,

ideologet e dhunes barbare Andi, Mandi, Tosi, Turi, Tani, Soni etj,

posacerisht Lyli, Mona, Titi etj,

uleriten: NUK NDODH!

Urdheroni;

Lexojeni tani dhe degjojeni ne oren 15.00,

anglisht, shqip por TROÇ:

Kush cenon zgjedhjet eshte arsye per mos kualifikim per te hyre ne SHBA!

Dhe ketu jane te gjithe, te gjithe:

Nga ai qe do preke daten e zgjedhjeve #30QERSHORIN,

deri tek ai qe do cenoje zgjedhjet fizikisht ne diten e mbajtjes se tyre #30QERSHOR!

Qeveria e SHBA lajmeron se,

do je jete ne zgjedhje ne #30QERSHOR,

DO TI VEZHGOJE E VLERESOJE ATO!

Kaq!

Degjohemi ne oren 15.00!

Skip to toolbar