Kryemadhi thirrje për protestë paqësore: Beteja jonë është me krimin, jo policinë

Më të fundit


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Tiranë, nga ku i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në protestën e 8 qershorit. Kryemadhi kërkoi nga protestuesit që të ishin të qetë, të mos dhunonin policinë dhe as institucionet pasi çdo dhunë e përdorur viktimizon më shumë Ramën.

“Protesta e nesërme është e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Sot qytetarët nuk kanë ndërmend të gjejnë armikun e klasës por të garantojmë mirëqenien e fëmijëve të tyre, të garantojnë një ekonomi të fortë. Protesta e nesërme është e rëndësishme sepse pjesëmarrja më e madhe do të shkundë nga themelet atë mentalitet të kalbur që ka ngelur në mendjen e kryeministrit të ikur. Beteja jonë nesër nuk është as me uniformat e policisë dhe as me godinat. Çdo dhunë ndaj godinave paguhet me taksat tona dhe e viktimizon Edi Ramën. “


Beteja është me krimin e organizuar që ka fytyrën e Ramës dhe se largimi i tij do të sjell dhe fundin e tranzicionit” tha Kryemadhi, e cila kërkoi nga shqiptarët t’i hiqni prizën e oksigjenit qeverisë së krimit.

Më 27 qershor të 2017, dy ditë pas zgjedhje Vasili mbajti një konferencë për shtyp ku denoncoi krimin e organizuar. Sot ja ku jemi me një kosto shumë të madhe përballë një rrënoje në grahmat e saj të fundit që kërkon oksigjen. Po ne kemi vendosur do t’ia heqim prizën. Ai sot punon për pesë veta. Ai rriti koston e jetesës por rrogat i la aty ku ishin. Duhet të jemi të gjitha në protestë. Kushdo nga ne që bën kompromis në kurriz të shqiptarëve nuk do jetë gjë tjetër veçse tradhti kombëtare. Vetëm një protestë me të rinj dhe të reja paqësore do jetë goditja më e madhe për krimin e organizuar“, tha Kryemadhi.




Skip to toolbar