Rreth 3 muaj më parë nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka u shpreh me bindje të plotë, nga një studio televizive, se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë kurrë. Ai e shoqëroi atë me një deklaratë edhe më të fortë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin, ai do të largohej nga skena politike.
Sot zgjedhjet u mbajtën, pa opozitën dhe në mënyrën më normale dhe demokratike të mundshme. Pjesëmarrja në zgjedhje sipas informacioneve paraprake eshte rreth 800 mijë. Zgjedhjet e 30 qershorit u kundërshtuan me forcë nga opozita se ato nuk do të zhvillohen kurrë, por sot pamë që kjo gjë ndodhi dhe ishin tepër të qeta e qytetare. Madje ishin zgjedhjet më të qeta në gjithë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, ku asnjëherë nuk kanë munguar incidentet. Incidentet e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit mund t’i numërojmë me gishtat e një dore. Edhe protestat e dhunshme që mbizotëruan deri të premten në mbrëmje në disa KZAZ të vendit, ditën e diel pati protesta krejt ndryshe, molotovët u zëvendësuan nga firzamonika.
Po tani çfarë do të bëjë Edi Paloka? Do ta mbajë premtimin e tij për të ikur nga skena politike përgjithmonë?