“Tërhiqem nga politika nëse ka zgjedhje pa opozitën” A do mbajë Paloka premtimin?

Rreth 3 muaj më parë nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka u shpreh me bindje të plotë, nga një studio televizive, se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë kurrë. Ai e shoqëroi atë me një deklaratë edhe më të fortë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin, ai do të largohej nga skena politike.

Sot zgjedhjet u mbajtën, pa opozitën dhe në mënyrën më normale dhe demokratike të mundshme.  Pjesëmarrja në zgjedhje sipas informacioneve paraprake eshte rreth 800 mijë. Zgjedhjet e 30 qershorit u kundërshtuan me forcë nga opozita se ato nuk do të zhvillohen kurrë, por sot pamë që kjo gjë ndodhi dhe ishin tepër të qeta e qytetare. Madje ishin zgjedhjet më të qeta në gjithë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, ku asnjëherë nuk kanë munguar incidentet. Incidentet e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit mund t’i numërojmë me gishtat e një dore. Edhe protestat e dhunshme që mbizotëruan deri të premten në mbrëmje në disa KZAZ të vendit, ditën e diel pati protesta krejt ndryshe, molotovët u zëvendësuan nga firzamonika.

Po tani çfarë do të bëjë Edi Paloka? Do ta mbajë premtimin e tij për të ikur nga skena politike përgjithmonë?

Vetëlargohet nga sistemi i drejtësisë gjyqtari i lartë Andi Çeliku

I emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë në korrik të vitit 2008 dhe mbajtja e këtij funksioni deri në 2017, kanë qenë të mjaftueshme për gjyqtarin Andi Çelikun, i cili nuk ka pranuar më t’i shërbejë sistemit të drejtësisë. Mosqenia më pjesë e sistemit të drejtësie, shmang gjithashtu edhe procesin e vettingut për të më lidhje me vlerësimin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Gjyqtari është larguar nga Gjykata e Lartë në qershor të vitit 2017 për shkak të mbarimit të mandatit, ndonëse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej. Pas largimit nga Gjykata e Lartë, sipas statusit të magjistratit, Çeliku kishte të drejtë të shërbente si gjyqtar në Gjykatën e Apelimit, por me një shkresë të datës 26.03.2019, ai ka njoftuar Presidentin se nuk kërkon të përfitojë nga të drejtat që i burojnë nga statusi i magjistratit. Madje në shkresë përcakton se me vullnetin e tij ai nuk e dëshiron më statusin e magjistratit. Të njëjtën shkresë ai e ka paraqitur edhe më datë 08.04.2019 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor në datë 25.04.2019 e ka dërguar vendimin për mbarimit të statusit të magjistratit, pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), duke ndërprerë kështu procesin e vettingut për ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Andi Çeliku. Vettingu kishte nisur 11 ditë para se ai të njoftonte Presidentin për heqjen dorë nga statusi i magjistratit.

KLGJ pranon kërkesën e Gjin Gjonit për dorëheqje nga Kolegji Zgjedhor

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar kërkesën e dorëheqjes së gjyqtarit Gjin Gjoni nga Kolegji Zgjedhor.

Gjoni e kishte dorëzuar vetë kërkesë për dorëheqje pranë KLGJ, ndërsa prej dy vjetësh ndodhet me leje prindërore të dhënë nga ish Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Pas dorëheqjes së Gjonit, Kolegji Zgjedhor mbetet me 6 anëtarë, pasi më herët është larguar nga Vettingu gjyqtari Sotiraq Lubonja

Conte kërcënon me largim nga posti, nëse koalicioni nuk i jep fund grindjeve

Kryeministri italian Giuseppe Conte kërcënoi se do të japë dorëheqjen, nëse dy partnerët e tij të koalicionit nuk i japin fund grindjeve të vazhdueshme. Conte, gjatë një konference për shtyp, bëri një ultimatum për dy partitë populiste të koalicionit qeveritar, që prej muajsh debatojnë mes tyre për çështje të ndryshme.

“Nëse ata nuk marrin përgjegjësitë e tyre në mënyrë të qartë … atëherë unë do të jap dorëheqjen”.

Udhëheqësit e partisë “Lidhja” dhe partisë “Pesë Yjet”, Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio, prej kohësh janë përballur me disa çështje të ndryshme në projektet e infrastrukturës dhe emigracionit, shpenzimet publike etj.

Pas kërcënimit të kryeministrit Conte, Matteo Salvini tha se nuk ka për qëllim ta rrëzojë qeverinë, por donte që kabineti të nxiste reforma të nevojshme dhe nuk mund të vazhdonte të vononte miratimin e tyre duke përfshirë ato për më shumë autonomi për autoritetet rajonale.

Në azil politik, Gruevski jep dorëheqjen nga mandati i deputetit

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se për këtë gjë do ta njoftojë dhe zyrtarisht institucionet. Ai falenderoi edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së që i qëndruan besnik dhe nuk “iu nënshtruan presioneve”.

“Vendosa të tërhiqem nga funksioni parlamentar dhe për të njëjtin vendim formalisht do të informojë Parlamentin në ditët në vijim. Falenderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët mbetën besnik ndaj pozitave parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin ndërkombëtar dhe nuk iu nënshtruan presioneve. Një mirënjohje të veçantë kam për mijëra qytetarë të cilët në mënyra të ndryshme, nëpërmjet kontakteve personale ose përmes rrjeteve sociale në ditët e kaluara, më dhanë mbështetje të madhe, të cilët pavarësisht nga presionet dhe padrejtësitë, përveç gjithë propagandës së rreme dhe rreziqeve personale, kanë treguar se ndjenja e drejtësisë, dhe rebelimi kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas.”- ka shkruar Gruevski.

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, prej më shumë se gjashtë muajsh ndodhet në Hungari ku ka siguruar azil politik. Ai u largua nga Maqedonia e Veriut në kohën që duhej të vuante dënimin prej dy vitesh burg, për akuzat e korrupsionit.

Video skandali, zëvendëskancelari austriak jep dorëheqjen

Zëvendëskancelari austriak Heinz Christian Strache ka dhënë dorëheqjen një ditë pas publikimit të videos, ku ai përfshihet në një skandal korrupsioni.

Në video, Strache shfaqet duke diskutuar kontrata qeveritare me një investitore të dyshuar ruse në këmbim të mbështetjes në fushatë. Video u publikua nga gazetat gjermane der Spiegel dhe Süddeutsche Zeitung dhe shfaqet Strache dhe Johann Gudenus, politikan i Partisë së Lirisë duke biseduar me një grua e cila prezantohet si mbesa e një oligarku rus. Gruaja ofron të blejë 50 % të gazetës austriake Kronen-Zeitung që të mbështesë Partinë e Lirisë.

Zëvendës kancelari Strache tha se po largohet për të mos dëmtuar më qeverinë, por është viktimë e një sulmi politik.

“Po largohem për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm te qeverisë. Jam viktimë e një sulmi politik. Takimi në Ibiza është i vërtetë. Video është regjistruar ilegalisht, por unë nuk kam pranuar asnjëherë donacione nga investitorja ruse apo t’i kem dhënë asaj ndonjë biznes.”- tha Strache

Qipro, vrasësi serial detyron ministrin e Drejtësisë të jap dorëheqjen

Ministri i Drejtësisë në Qipro ka dhënë dorëheqjen, pas zbulimit të një vrasësi serial që u mori jetën 7 grave emigrante.

Ionas Nicolaou tha për mediat se po largohej nga posti i tij për arsye të “përgjegjësisë politike”, duke shtuar se ai nuk ishte i përfshirë personalisht në këtë rast. Nicolaou bëri thirrje që policia të zhvillojë një hetim të pavarur për mungesën e një hetimi fillestar në lidhje me zhdukjet.

“Unë kurrë nuk kam treguar ndonjë mos respekt, por kam treguar nevojën për një hetim të pavarur që do të tregojë çdo boshllëk në procedurat,” u tha ai gazetarëve.

Një polic 35-vjeçar i ushtrisë greko-qipriot pranoi vrasjen e 7 grave emigrante, që i ka bërë në një periudhë 3 vjeçare.

Protestuesit, në lidhje me rastin, i kanë bërë thirrje Ministrit të Drejtësisë dhe shefit të policisë të jepnin dorëheqjen duke i akuzuar për neglizhencë dhe racizëm të rasteve për personat e zhdukur, pasi viktimat ishin emigrante.

Skip to toolbar