Policia në Greqi ka dalë në deklaratë
zyrtare, në lidhje me aksionin e madh të goditjes së një rrjeti trafiku të drogës.
Nga goditja e këtij grupi kriminal, është sekuestruar në total 1 ton e 172 kg
kanabis. Sipas Policisë greke, operacioni nisi në datën 25 shtator. Pasi u
informua për dy motoskafe që po përpiqeshin të transportonin drogë në brigjet
turke, Roja Bregdetare greke nisi operacionin.
Në operacionin e ndalimit të gomones me drogë
u përfshinë 10 anije patrullimi, 1 helikopter dhe 2 avion të FRONTEX në zonën e
Egjeut verilindor. Policia arriti të ndalonte tre persona në bordin e një skafi
me shpejtësi të lartë, të cilët ishin shtetas të huaj.
Dy prej të arrestuarëve ishin shqiptarë, ndërsa
një italian, të moshës 25 vjeç, dhe dy pesona të moshës 42-vjeç. Më pas,
policia greke mori informacion për një tjetër skaf, i cili gjithashtu drejtohej
nga një shtetas i huaj, sipas Policisë Greke.
Edhe për këtë rast, Roja Bregdetare greke nisi operacionin e ndalimit të skafit, duke bërë ndalimin e tij në ishullin Lesvos, ndërsa më pas u zbulua droga e fshehur në zonën detare të Sporades. Ajo u gjet në një shepllë ne ishullin “Piper” në zonën detare të Sporades.
“Ky është një rast i goditjes së një rrjeti
kriminal që përfshin trafikun e drogës dhe veçanërisht transportimin e
kanabisit të papërpunuara përmes vendit tonë (Greqisë) nga Shqipëria në Turqi. Më
pas, bëhej transporti i heroinës nga Turia në Shqipëri, po përmes Greqisë”,
thuhet në komunikatën e policisë greke.
Si rezultat i operacionit, policia greke ka
arrestuar katër persona (dy në moshën 42 vjeç, një 25 vjeç dhe një 35 vjeç), ndërsa
dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia Greke ka publikuar hartën
e intenerarit të ndiqnin trafikantët.
Dorga, sipas hartës së publikuar, ishte nisur nga Vlora në datën 24 shtator. Trafikatët zgjidhnin ditët kur deti ishte i trazuar, me dallgë të mëdha deri në 6 ballë. Skafistët ishin të zotë pasi lundronin në erëra të forta.
Sipas mediave greke dhe ato vendase, raportohet se dy kontenierë, që dyshohet të jenë me drogë ndodhen prej një jave në portin e Durrësit, ndërsa në pranga kanë rënë 3 punonjës. Policia e Shtetit ende nuk ka një deklaratë zyrtare në lidhje me rastin. Sipas CNN grek, dy kontenierë me drogë janë pikasur nga policia greke në Portin e Pireut që kishin si destinacion portin e Durrësit. Në përpjekje për të zbuluar autorësinë dhe rrjetin e trafikimit të drogës, policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare, ka kërkuar monitorimin e dy kontenierëve për të kapur personat që janë të përfshirë në të. CNN grek raporton se autoritetet greke sekuestruan rreth 46 kg drogë e llojit kokainë dhe më pas lejuan kalimin e kontenierëve drejt portit të Durrësit, duke njoftuar autoritetet shqiptare për monitorimin e tyre. Kontenierët u nisën nga Ekuadori me banane drejt Pireut dhe më pas drejt Durrësit.
Më 14 shtator kontenierët u nisën nga porti i Pireut dhe kanë mbërritur në Durrës më 17 shtator, që më pas u vendosën në zonën e lirë të portit. Ishin 3 persona që iu afruan njërit prej kontenierëve, por kur kuptuan se po monitoroheshin u larguan me shpejtësi. Po sipas CNN grek, Policia shqiptare ka identifikuar të tre personat, ku njëri është arrestuar dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerët.
Ndërsa Report Tv raporton se 3 personat që i janë afruar njërit prej kontenierëve janë ndaluar nga policia shqiptare. Të tre personat, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë punonjës të sigurisë portuale në Portin e Durrësit. Njëri prej tyre, shefi i turnit që merrej me kontrollin e kalimit të ngarkesave, ka qenë i pari që i është afruar dhe ka rënë në pranga. Më pas është bërë edhe arrestimi i dy të tjerëve. Sipas Report TV kontenierët ende nuk janë hapur nga policia shqiptare dhe pritet që ky operacion të finalizohet më 27 shtator, ku do të bëhet dhe verifikimi nëse në të ndodhet lëndë narkotike apo jo.
Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me rastin.
Lajmi se dy gomone me drogë, që vinin nga Shqipëria janë ndaluar në ujërat e territorit grek është hedhur poshtë nga policia shqiptare. Sipas Policisë së Shtetit, ky lajm nuk është aspak i vërtet pasi gomonet nuk janë nisur nga Shqipëria dhe operacioni i policisë greke po zhvillohet në kufirin Greqi-Turqi. Megjithatë policia konfirmon se gjatë arrestimit janë kapur dy shtetas shqiptarë, por nuk i është gjetur drogë.
“Nga komunikimi paraprak me homologët grekë, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë. Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria.”
Policia shqiptare konfirmon se gjatë
operacionit të policisë greke është kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të
cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe
një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit.
Më herët disa media në vend, duke cituar mediat greke, publikuan lajmin se dy gomone me drogë, që mund të ishte nisur nga Shqipëria, ishin në ndjekje nga rojat bregdetare greke dhe turke. Sipas mediave greke, operacioni është zhvilluar në ujërat greke. Dy skafet janë pikasur fillimisht nga rojet bregdetare turke të cilët i kanë ndjekur nga pas, por pa sukses. Në ndihmë të tyre erdhën edhe 10 anije greke, një avion dhe një helikopter i FRONTEX, të cilët bënë të mundur kapjen e njërës prej gomoneve. Në pranga ranë tre persona, ku referuar mediave greke, dy nga të arrestuarit janë shqiptarë dhe një tjetër italian.
Një lajm i tillë, për ndalimin e dy shqiptarëve dhe një italian është konfirmuar edhe nga policia shqiptare, por këta të fundit mohojnë që në skaf të jetë gjetur drogë dhe nuk ka të dhëna që dy skafet të jenë nisur nga Shqipëria.
Karabinierët në Katania, kanë arrestuar dy
shqiptarë. Ata janë Fatjon Sulçaj 32 vjeç dhe Arjon Asanaj 25 vjeç, të cilët
janë arrestuar pasi shisnin drogë, një sasi e të cilës u është gjetur në shtëpi.
Mësohet se dy shqiptarët kanë qenë për disa
kohë nën vëzhgim nga policia italiane. Por arrestimi tyre është bërë falë ndihmës
së dy qenëve me nuhatje speciale për drogat e forta.
Gjatë kontrollit në shtëpi dhe në makinat që
ata përdornin, u gjetën dhe sekuestruan 3 gramë kokainë, 7 gramë marijuanë dhe
215 gram ketaminë, një material për paketimin e dozave të drogave dhe 7 mijë
euro, të cilat ishin siguruar nga veprimtaria e paligjshme.
Të dy shqiptarët u arrestuan, Fatjon Sulçaj është
dërguar në burgun e Caltagirone, ndërsa Arjon Hasanaj është mbajtur në arrest shtëpie.
Karabinierët italianë
kanë shkatërruar një grup shqiptaro-italian, që merrej me trafikimin e drogës
duke çuar në arrestimin e 13 personave. Mes të arrestuarve ka shqiptarë dhe italianë
të moshave nga 25-50 vjeç, ku gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 5 prej
tyre, 2 në “arrest shtëpiak” dhe 6 të tjerë u ka dhënë masën “detyrim paraqitje”.
Grupi, i cili
vëzhgohej prej kohësh nga policia italiane, vepronte në zonën e Valletten në
periferi të Torinos, duke u hequr se shisnin libra dhe arka me shishe vere. Në
fakt ato bënin transportin e lëndës narkotike, ndërsa disa të tjerë ruanin zonë
me dylbi nëse mund të shfaqej ndonjë karabinier.
Nga tregtimi i
drogës, grupi kriminal përfitonte 20 000 euro në muaj. Policia sekuestroi një
sasi të madhe lëndë narkotike si kokainë, hashash dhe marijuanë, ndërsa vijon
hetimet për identifikimin e të implikuarve të tjerë në këtë trafikun e drogës.
Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas në
Cakran, pasi janë kapur në flagrancë me 57 kg drogë, armë zjarri dhe municion
luftarak. Mësohet se ka qenë Sektori i
Hetimit e Narkotikëve në Policinë e Fierit, që ka bërë të mundur arrestimin e
dy personave, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Nga operacioni i koduar “Cakrani”, mësohet se
është vënë në pranga shtetasi N.D., 61 vjeç dhe J.D., 47 vjeç, të dy banues në
Cakran. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet M.D., 38 vjeç
dhe D.D., 24 vjeç. Sipas Policisë së Fierit, mësohet se gjatë kontrollit të
ushtruar në banesat e këtyre personave në fshatin Cakran, është gjetur dhe
sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e
dyshuar kanabis.
Gjithashtu, është gjetur dhe një armë zjarri
automatik dhe një sasi municioni luftarak. Materialet hetimore i kaluan
Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, për veprat penale “Prodhim
dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve
luftarake”.
Një shtetas
shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap duke trafikuar lëndë
narkotike. Shqiptari me iniciale B.M. prej kohësh ishte nën vëzhgimin e policisë,
për shkak të lëvizjeve të dyshimta të tij dhe takimet e shpejta me shoferë në
kryqëzime. Pikërisht në këto takime ai bënte shpërndarjen e kokainës në doza të
vogla tek klientët. Shqiptari u arrestua në flagrancë gjatë dorëzimit të një
doze të vogël kokaine me vlerë 100 euro tek një klientë.
Pas
arrestimit, policia zhvilloi kontrolle në makinën dhe banesën e tij, duke
sekuestruar 1 kg kokainë të pastër, vlera e të cilës arritjet në treg 250 mijë
euro. Gjithashtu u sekuestrua edhe një peshore elektronike dhe një shumë prej
10 mijë eurosh, të cilën shqiptari nuk justifikonte dot burimin.
Policia italiane
vijon hetimet për identifikimin të gjithë personave të tjerë të përfshirë në këtë
trafik droge.
Policia kufitare në doganën e Qafë Botës në
Sarandë, ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të
Greqisë. Mësohet se gjatë pasdites së shtunë, gjatë kontrollit në një mjet,
policia kufitare ka gjetur 32 kilogramë kanabis të fshehur në makinë.
Menjëherë pasi është gjetur lënda narkotike,
policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili do ta transportonte drogën në
Greqi. Sipas një komunikate zyrtare të Policisë së Sarandës, mësohet se ka qenë
qeni antidrogë që ka nuhatur se brenda mjetit ka pasur lëndë narkotike, e cila
më pas është zbuluar nga policia.
Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, të
cilët pas kontrollit të imtësishëm të automjetit, kanë gjetur dhe sekuestruar
në brendësi të mjetit rreth 32 kg canabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore,
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin me inicialet N.R.,
34 vjeç, banues në Sarandë. Policia Kufitare ka shkëmbyer menjëherë informacion
me homologët grek për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e pritësit të
lëndës narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë Specialistët
për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj
tentative, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të
implikuar. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i
lëndëve narkotike”.
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë kufitare
të portit të Vlorës, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 20 kilogramë lëndë narkotike.
Droga ishte e fshehur në sediljen e pasme të
automjetit tip “Benz” me targa gjermane, që u gjet gjatë kontrollit për të hipur
në tragetin që nisej drejt Italisë.
Policia arrestoi drejtuesin e mjetit dhe dy
gra të cilat ndodheshin me të në momentin e kontrollit, ndërsa nuk bëhet i
ditur identiteti i tyre.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë
të ngjarjes dhe të personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës
narkotike.
Një superaksion është zhvilluar në Krujë për të goditur kultivimin e lëndëve narkotike, ku ka çuar në arrestimin e 19 personave dhe shpalljen në kërkim të 7 të tjerëve. Operacioni i zhvilluar nën emrin e koduar “Malësia e Krujës” për kultivim të lëndëve narkotike u zhvillua pas një hetimi 3 mujor të personave, që përfunduan në pranga. Gjatë aksionit u arrestuan 19 persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, konkretisht:
A. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;
M. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;
L. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;
N. M., 28 vjeç, banues në Krujë;
M. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;
R. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;
E. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;
Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;
L. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;
K. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;
A. M., 65 vjeç, banues në Krujë;
F. M., 28 vjeç, banues në Krujë;
K. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;
A. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
F. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
B. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
I. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;
G. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
A. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim edhe e 7
personave të tjerë, të përfshirë në veprën penale “Kultivim i bimëve
narkotike”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar
masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen
se kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë,
Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në
periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara
kanabis dhe fidanë narkotike Canabis Sativa.
Ky operacion është në vijim të 4 operacioneve të zhvilluara më parë, të koduara “Ndëshkimi 1, 2, 3 e 4”, gjatë të cilëve janë arrestuar 27 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.