Rama “rrëmben” medaljen në këtë Principatë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos, me ftesë të Princit Alberti II. Kryeministri u prit në një ceremoni të veçantë zyrtare në Pallatin Mbretëror në Monako nga Princi Alberti II dhe kreu i qeverisë së Monakos Serge Telle.

Në takimin e zhvilluar, Kryeministri Edi Rama dhe princi Alberti II vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve në fusha si ajo e mjedisit, turizmit, marinës, etj. dhe theksuan angazhimin e tyre për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim në të ardhmen.

Në një moment të veçantë, Princi dekoroi Kryeministrin me medaljen e Komandantit të Urdhrit të Shën-Karlit të Principatës së Monakos. Urdhri i Shën Karlit është dekorata më e lartë e Principatës se Monakos. Është themeluar nga paraardhësi i Albertit II, Princi Karl III, me 15 mars 1858.

Kryeministri i Shqipërisë u nderua me këtë urdhër gjatë vizitës së tij zyrtare në Principatën e Monakos më 10 prill 2019, jo për reciprocitet, por për merita të veçanta në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe angazhimin e tij në mbrojtjen dhe promovimin, si faktorë zhvillues për Mesdheun, të bregdetit dhe zonave detare. Gjithashtu Princi Albert II, vlerëson nëpërmjet kësaj dekorate Kryeministrin si një personalitet të kulturës.

Kriza politike, Rama dhe diplomati amerikan në një mendje

Pas takimit me zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan Matthew Palmer, kryeministri Rama bëri dhe reagimin e parë për mediat me një status në “Twitter”.

Në takimin që zgjati më shumë se 90 minuta, duket se Rama dhe Palmer ishin të dakordësi të plotë mendimesh në lidhje me çështjet e rëndësishme të Shqipërisë, si kriza politike dhe integrimi i vendit.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer” – shkruan Rama.

Palmer ka mbërritur sot në Tiranë në lidhje me krizën politike në vend dhe pritet të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

“Arena Kombëtare”, Duka: Gati në qershor të këtij viti (video)

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare të saj, teksa lajmëron se gjatë ditës së sotme, presidenti Armand Duka dhe Kryeministri Edi Rama, kanë vizituar stadiumin “Arena Kombëtare”.

Sipas njoftimit të FSHF-së, mësohet se ata janë njohur me detaje të projektit dhe me një raport në lidhje me grafikun e përfundimit të punimeve në këtë impiant madhështor.

Në këtë inspektim ata shoqëroheshin edhe nga specialistë dhe drejtues të firmave nënkontraktore, të cilat i kanë njohur me realizimet e deritanishëm dhe ecurinë e zbatimit të projektit në impiant.

Duke ndjekur ecurinë e punimeve, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e përfundimit të të gjithë punimeve, në muajin qershor.

 “Ne i kemi kërkuar vazhdimisht nënktraktuorëve, përmbushjen e afatit për përfundimin e punimeve në muajin qershor të këtij viti, gjë që e theksuam edhe në takimin e sotëm”- deklaroi nr.1 i FSHF.

Stadiumi i ri kombëtar, do të ketë një kapacitet prej 22.000 spektatorësh dhe padyshim është investimi më i madh sportiv i realizuar në Shqipëri.

Kryeministri Rama publikon reportazhin nga ecuria e punimeve në “Arenën Kombëtare” (video)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke zgjedhur publikimin e një video reportazhi, që tregon ecurinë e punimeve nga stadiumi “Arena Kombëtare”.

Në videon e publikuar nga kreu i Qeverisë shihet qartë ecuria e punimeve në stadiumin e ri kombëtar, që është duke u ndërtuar mbi rrënojat e ish-stadiumit “Qemal Stafa”.

Tashmë ka përfunduar vendosja e fasadës historike, që u ruajt pas prishjes së stadiumit të vjetër. Ndërsa në brendësi të stadiumit kanë filluar punimet për krijimin e të gjitha hapësirave të parashikuara në projekt, që do të jenë në dispozicion të lojtarëve, tifozëve, medias etj.

Për më tepër ndiqni videon e publikuar nga Kryeministri Edi Rama.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë speciale të ERTV mbi një projekt që do ta fusi Shqipërinë në hartën e stadiumeve më të bukur të Europës, ju uroj një të dielë të bukur🌹

Publiée par Edi Rama sur Samedi 13 avril 2019

Nis ndërtimi i rrugës së Torovicës

Pas 25 vitesh në gjendje të mjerueshme, qeveria ka nisur të ndërtojë rrugën e Torovicës në Lezhë.  Ka qenë vetë kryeministri Rama që ka ndjekur nga afër punimet në këtë rrugë ku edhe ka shkëmbyer batuta me banorët e zonës.

Dialogu

Rama: Si jeni? Afrohuni se më keni luajt mendsh! Rruga e Torovicës, rruga e Torovicës. Po tani? Kishin 20 vjet pa rrugë…

Banorët: 25.

Rama: 25 dakord, 20 kam numëruar unë. 25 vjet pa rrugë. Tani ta bëjmë rrugën. Këtu ishte për të kaluar me tank, ta bëjmë tamam. Do fillojmë Shëngjin-Velipojën, do ketë dhe Shëngjin-Velipoja një lidhje. Do bëjmë edhe Milot-Balldren.

Banorët: Ti do na i bësh, kush do na i bëjë tjetër.

Rama: Po ti do na i bësh, apo thuaj ti do na i bësh ty do të mbysim.

Banorët: Jo, jo nuk do të mbysim.

Rama: Në fakt ashtu është, s’ke ça bën. Se kush punon kritikohet se kush s’punon s’ke çfarë t’i thuash.

Banorët: Ishalla përfundon. Se nuk na besohet.

Rama: Ishalla nuk zënë rrugën se për të përfunduar do përfundohet. Unë në mes të rrugës nuk i lë rrugët, mos ki merak. Çfarë t’i bëjmë rrugët që i kanë lënë në mes të rrugës. Për Krishtlindje do jetë gati, nga fillimi deri në fund.

Rruga që po rikonstruktohet është e gjatë 18.2 km dhe lidh tre fshatra. Punimet kapin vlerën e rreth 390 mln lekëve të reja. Në bashkëbisedim me banorët, Rama tha se rruga do të përfundojë për Krishtlindje.

Rama prezanton Gjicin me batuta

Fito bashkinë, pastaj kampionatin e futbollit!

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte Safet Gjicin si kandidat për kryetar bashkie në Kukës. Presidenti aktual i Klubit të Futbollit të Kukësit, Safet Gjici, ka mbajtur fjalën e rastit para banorëve të mbledhur në zonën e Aeroporit të Kukësit.

Më pas ka qenë kreu i Qeverisë, Edi Rama, që nëpërmjet batutave ka prezantuar Gjicin si kandidat të Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Kukës. “Fitoni fillimisht bashkinë, dhe pastaj fitoni dhe kampionatin”, ka qenë batuta e Ramës për Gjicin, referuar sportit të futbollit.

Kandidanin për kryetar bashkie, nuk e solla unë, por e gjeta këtu dhe ja ku e keni (duke iu drejtuar Gjicit). E gjetëm mes jush dhe e gjetëm kampion, ose pretendent për kampion, se këtë vit më duket se…. Po të paktën, nëse nuk fituat kampionatin, fitoni bashkinë. Pasi të bëni këtë, fitoni dhe kampionatin”, ka thënë Rama.

Skip to toolbar