Mbrëmjen e të
enjtes në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla u diskutua përsëri për situatën
pas tërmetit dhe përdorimin e saj nga politika. Tema e emisonit ishte nëse
Kryeministri Edi Rama po përfiton nga populizmi duke përdorur situatën e
krijuar nga tërmeti. Për politologun Roland Lami, situata shkon në favorin e
Kryeminstrit. Ai theksoi se në situatën aktuale, njerëzit janë të fokusuar te
zgjidhja e problemit dhe jo te mënyra se si do të menaxhohen fondet apo
tenderat për rindërtimin.
“Kjo krizë nxori
në pa sistemin tonë. Në kohë krize sitemi të gropos dhe më shumë. Sot një masë
e madhe njerëzisht janë në nivel mbijetese. Për ta nuk përbën shumë rëndësi se
si po menaxhohet fondi për rindërtimin, tenderat për këtë qëllim. Nuk shqetësohet
askush për këtë pjesë. Shqetësim është a po më zgjidhet halli që kam, strehimi,
komoditeti etj etj. Kur s`ka struktura të konsoliduara, nxitet korrupsioni”.
“Kur strukturat
nuk janë të konsoliduara merr rol lideri. Roli populist i lideri shtohet
vetvetiu. Merr rolin e artistit, këngtarit, inxhinierit, psikologut, dhe këto i
merr duke prekur emocionet dhe karakteret e njerëzve të ndryshme. Rama ka
testuar që lojërat me emocionet e njerëzve, ngjit. Protagonizmi i organizimit të
fushatës ka efekt pozitiv. Tendenca po i shkon në favor të Ramës”, tha Lami.
Kurse analisti
Arian Vasjari u shpreh se Rama është “njeri mediokratik”, që sipas tij është gjë
e gabuar. Ai tha u shpreh se shqetësohej nga dy gjëra nga aksioni politik i
Kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve të krizës. Sipas Vasjarit, Rama po përpiqet
të instrumentalizojë sedimentin e situatës, ndërsa nga ana tjetër ai po përpiqet
të ndërtojë aksion politik në cikël të mbyllur.
“Nuk mund të
jemi dakord se si po e administron krizën. Për mua Edi Rama është njeri
medikoratik. Ky është një gabim. Edi Rama beson te pushteti absolut i
masmedias. Mua nuk më shqetëson populizmi i Edi Ramës. Ai është kryetari i
bashkisë që doli me sëpatë në dorë. Mua më shqetësojnë dy gjëra: së pari fakti
që kryeministri përpiqet që të instrumentalizojë sendimentin. Në një periudhë
katastrofe është tipike e liderave autoritarë. Ana tjetër është se zoti Rama përpiqet
ta ndërtojë aksionin e tij politik me cikël të mbyllur”.
“Rama kërkon një
demokraci pa ndërmjetësues. Masmedia është ndërmjetësuesi më i rëndësishëm.
Rama është pak “Trampian”, por në një situatë katastrofe besoj që vijimi i
stilit të tij të bëri politikë është krejt i pavend. Kur ndodhi në Akuila,
Berluskoni e konceptoi momentin politik vetëm fillimin, dhe më pas e bëri
emergjenca civile. Ngre pikëpyetje edhe mbi stofin human të kryeministrit. Komunikimi
me njerëzit që janë në zi, nuk mund të jetë komunikimi klasik i zotit Rama. Ai duhet
të ndërpresë komunikimin me njerëzit që janë në zi. Kjo nuk i sjell elektorat. Unë
mendoj se është një strategji për të rikuperuar vota. Rama ka instrumenta të
tjerë që te tërmeti të shkojë me instrumenta të tjerë”, tha Vasjari.
Për
analistin Arion Sulo, situata e krijuar pas tërmetit shkon në favorin e
Kryeministrit Edi Rama. Në studion e “Real Story”, Sulo u shpreh se Rama, përpara
tërmetit, ishte “pa punë”, ndërsa tërmetin po e përdor për të rindërtuar figurën
e tij.
“Nuk
jam dakord me Vasjarin që nuk është produktiv. Rama vjen nga një moment kur nuk
kishte asnjë punë në dorë. Rama ishte pa punë. Këtu nis gjithë cirku politik i
radhës. Ajo që ai mendon është se tërmeti shkatërroi Shqipërinë, ai mendon ta
rindërtojë figurën e vetë. Ai mund ta rindërtonte figurën e vetë nëse do e menaxhonte
mirë. Rama deri tani nuk e ka bërë këtë gjë”, tha Sulo.
Më
tej, Sulo tha se Rama është në momentin e shfaqjes. Sipas tij, ai po sulmon
median nga që mungon transparenca. “Është në momentin e shfaqjes. Po bëhet qëllimisht
për të fshehur fatkeqësinë njerëzore. Plani i tij dhe kryefjala do të jetë tërmeti.
Do të bëj të njëjtën gjë siç ka bërë të “Lungomare”, “Stadiumi”, e të gjitha të
tjerët”.
“Ai
po sulmon mediat se mungon transparenca. Asaj zonjës në Laç i tha prandaj nuk
je martuar se ti nuk durohesh. Atij në Kënetë i thoshte hajde këtu, atij në Laç
i tha kush je ti që rri këtu, ik nga takim. Kryeministri me gjithë pushtetin
ekzekutiv kërkon që të heqë lirinë e fjalës”, tha ndër të tjera Sulo.
Ndërkohë,
analisti Fatos Lubonja tha se e keqja nuk vjen nga populizimi por nga
demagogjia dhe për të kryeministri Rama është një demagog, pasi populisti është
ai që ngrihet kundër elitave qeverisëse dhe Rama është vet në qeveri. I ftuar
në “Real Story” në Neës 24, Lubonja e krahasoi kryeministrin Rama se nusen në dasmë
dhe arkivolin në një mort.
“Populizmi nuk është i keq sepse do të thotë
t’i drejtohesh popullit. Populistët i drejtohet popullit, kundër elitave në
pushtet. Demagogu është i keq. Rama është elita në pushtet, është në krye të
elitave në pushtet. Kemi të bëjmë me një pedagog, një gënjeshtar që rri akoma
në pushtet. Ajo që di të bëjë më mirë Edi Rama janë premtimet e vazhdueshme dhe
shfaqja e tij e vazhdueshme me premtime”.
“Meqenëse
dita ka 24 orë, unë nuk e di se kur punon seriozisht Edi Rama. Shteti ka
struktura. Rama bën të gjitha. Nuk ka nevojë që të japë ERTV gjatë gjithë
kohës. Rama i shton plus edhe narcizimin e tij, duke bërë rolin e nuses në
dasmë dhe arkivolin në mort. Problemi është shumë i thellë, ka shumë probleme”,
u shpreh Lubonja./Realstory.al/