Kastriot
Dermaku është një nga lojtarët me më shumë minuta në këmbë për këtë sezon. Qendërmbrojtësi
i Cosenzas ka luajtur titullar me ekipin e tij pothuajse në çdo ndeshje të
sezonit në Serie B, duke bërë paraqitje të mira. Ai ka folur për disa tema, mes
të cilave ka përmendur dhe atë që është çshtje kryesore për të, transferimin në
një tjetër klub. Dermaku u shpreh se në drejtimt ë tij ka disa oferta, duke
saktësuar se shanset janë që sezonin e ardhshëm të luajë në Serie A.
Skema e lojës –“Me Cozencan kemi luajtur me katër edhe tre mbrojtës. Ndihem mirë në të dyja sistemet e lojës. Të shohim çfarë mendon trajneri, cili do jetë moduli më i mirë me grupin që ka në dispozicion”.
E ardhmja e Shqipërisë – “Duhet të japim maksimumin, të marrim pikë dhe të shohim deri ku mund të mbërrijë kjo kombëtare. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por me rëndësi është që ta japim maksimumin”.
Konkurrenca –“Konkurrenca është e madhe dhe është pozitive. Nuk pres të jem titullar, do jap maksimumin. Nëse më jepet shansi do kërkoj të jap më të mirën time”.
Partneri në mbrojtje –“Nuk e di me kë dua të luaj. Me rëndësi është të luaj, me këdo. Me rëndësi është të kem minuta dhe të tregoj veten”.
Ndryshimi mes Rejës dhe Panuccit –“Nuk jemi grumbulluar të gjithë që të jap një gjykim të rëndësishëm. Tani ka më shumë liri. Javën tjetër do jetë ndryshe. Mendimi për momentin është pozitiv”.
Ofertat –“Kemi biseduar me disa ekipe. Kontrata më mbaron në qershor. Ka shanse të luaj në Serie A. Më pëlqen me karakteristikat që ka, Pique i Barcelonës. Sot ka mbrojtës shumë të mirë, të rinj që po dalin, si Romagnoli. Edhe Chiellini më pëlqen”.
Migjen
Basha ka dalë në konferencë për shtyp nga kompleksi “Tropikal”, aty ku prej ditësh
ekipi ynë kombëtar është duke zhvilluar përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të
Euro 2020 nën drejtimin e Edy Reja-s. Mesfushori kuqezi ka qenë ditët e fundit
në fokusin e mediave, pasi u përfol për një interesim të Partizanit për të. Dhe
pikërisht intersi i gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp ka qenë së pari
rreth këtyre zërave.
“Së pari zërat e merkatos kush i ka thënë. Ishte vetëm një foto që u bë e madhe dhe doli që Basha është për te Partizani. Kam edhe një vit kontratë me Arisin. Nuk është e vërtetë. Çdo lojtar do të shkojë në Champions. Kam kontratë dhe asgjë të vërtetë. Si ta them që unë kam dëshirë kur kam edhe një vit kontratë. Mund të jap një përgjigje që mund të hapë probleme. Ishte rastësi, një foto. Nuk ka asgjë të vërtetë”, tha Basha.
Më
tej mesfushori ka analizuar situatën në ekip, duke u shprehur se me trajnerin e
ri ndihen më të lirë. Migjen Basha nuk e bën fajtor ish-trajnerin Panucci për
atë që ndodhi në kombëtare gjatë dy viteve të fundit.
“Ekipi nuk është i plotë tani, po ndihemi më të lirë me Rejën. Ka qenë ndryshe me Panuccin, por nuk e bëj fajtor atë. Është trajner i ri, me tjetër mentalitet. Varet nga rezultatet, me fitore rritet harmonia. Ndryshe bëhet problem”.
“Është ndryshe, Panuçi vendosi rregullat e tij dhe u munduam t’i zbatojmë. Duhen respektuar. Nuk e di nëse ishin pozitive apo jo. Mund të them që është ndryshe me Rejën. Nuk ia jap gjithë fajin Panuccit, por kur janë rregullat duhen respektuar. Jemi përgatitur pak taktikisht, po punojmë në aspektin fizik. Më pas do shohim si do stërvitemi. Ka më shumë eksperiencë dhe shikohet që ka raport tjetër me lojtarët”.
Në
fund ai është shprehur se ekipi duhet të marrë pikë ndaj Islandës dhe Moldavisë,
teksa me rikthimin e ekipit për të luajtur në kryeqytet, gjërat, sipas Migjen
Bashës, pritet të ndryshojnë.
“Jemi profesionistë, nuk e marrim lehtë. Luajmë për vendin tonë, nuk ka lidhje miqësore apo jo. Disa herë kemi bërë mirë, disa herë jo. Vitin e fundit ka pasur shumë mungesa, Panucci bëri disa teste dhe nuk shkuan gjërat mirë. E dimë që duhet patjetër rezultat. Duhet të fitonim më Turqinë. Është me rëndësi të marrim pikë me Islandën dhe Moldavinë. Ka humbur pak entuziasti dhe duhet që ne lojtarët ta kthejmë me rezultate. Kur të spostohemi në Tiranë mund të ndryshojë situata”.
Kleandro Lleshi është një nga lojtarët e thirrur rishtazi në ekipin kombëtar nga trajneri Edy Reja. Talenti 19-vjeçar, që aktivizohet në Spanjë me ekipin e Leganes B, do të jetë një nga 12 lojtarët e U21, që do të vëzhgohet nga Edy Reja, për të vendosur më pas nëse do të jetë pjesë e grupit që do të grumbullohet me kombëtaren për dy ndeshjet zyrtare të muajit qershor.
Megjithatë, edhe ky grumbullim, për lojtarin është një arritje, një ëndërr e bërë realitet. Nesfushori i talentuar kuqezi ka shkruar një postim në rrjetet sociale, duke shprehur kënaqësinë që i është dhënë mundësia të grumbullohet me ekipin kombëtar. “Një ëndërr e nisur që në prekjen e parë të topit, në vrapimin e parë”.
“Të përfaqësosh kombin tënd është një ëndërr për çdokënd që e ndjek këtë rrugë, një dëshirë e papërshkrueshme. Çdo gjë duket larg dhe afër në të njëjtën kohë, deri në momentin që e prek atë moment, e ndjen atë ndjesi. Ndjen krenarinë që më parë mendoje që mund të jetoje në një të ardhme, por që arrinë të ta japë shumë shpejt kjo bluzë e këto ngjyra”, shkruan talenti kuqezi.
Fillon ditën e sotme grumbullimi paraprak për ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë në 8 Qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 Qershor.
Stërvitja e parë për këtë grumbullim paraprak fillon në orën 17:00, në Kompleksin Tropikal, dhe në urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë. 10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar.
Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite. Ditën e hënë, më 27 Maj, trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.
Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.
Duke nisur prej ditës së sotme në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ka nisur grumbullimi i ekipit tonë kombëtar, i cili në drejtimin e trajnerit Edy Reja, do të përgatitet për dy ndeshjet zyrtare të muajit qershor.
Fillimisht, në grumbullim janë paraqitur vetëm disa lojtarë, të cilët kanë mbyllur aventurën me klubet e tyre për këtë sezon. Sakaq, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar dhe programin stërvitor dhe mediatik për lojtarët e kombëtares gjatë këtij grumbullimi.
Ndonëse lista e lojtarëve të grumbulluar ende nuk është publikuar zyrtarisht, duket se trajneri Edy Reja ka vendosur të jetë më i hapur me mediat. Të gjitha seancat stëevitore të ekipit kuqezi dontë jenë 15 minuta të hapura për gazetarët, ndërsa në datën 26 maj, lojtarët e kombëtares do të jenë të lirë.
Të hënën më 27 maj trajneri i kuqezinjëve do të dalë në konferencë për shtyp, ku do të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, ndërsa më 2 qershor ekipi do të niset drejt Frankfurtit ku do të zhvillojë pjesën tjetër të përgatitjeve deri në prag të ndeshjes me Islandën.
E martë, 21 Maj
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 22 Maj
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 23 Maj
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E premte, 24 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E shtunë, 25 Maj
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 10.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E dielë, 26 Maj • Lojtarët e lirë
E hënë, 27 Maj • Konferencë për shtyp e trajnerit Reja në ambientet e Tropikal ku prezanton dy sfidat dhe listën e të grumbulluarve, ORA 11.00
E martë, 28 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 29 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 30 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E premte, 31 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E shtunë, 1 Qershor
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 09.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 14.00
• Ndeshje stërvitore Shqipëri – Shqipëri U-21, ORA 17.00
E dielë, 2 Qershor
• Nisja e skuadrës për në Frankfurt, ORA 08.00
• Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 17.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E hënë, 3 Qershor
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve, ORA 13.30
• Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E martë, 4 Qershor
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve, ORA 13.30
• Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 5 Qershor
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve, ORA 13.30
• Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 6 Qershor
• Nisja e skuadrës për në Rejkjavik, ORA 09.00
• Seanca stërvitore në Rejkavik, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E premte, 7 Qershor
• Konferencë për shtyp e trajnerit Reja sëbashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Islandën, në stadiumin ku do të zhvillohet takimi, ORA 12.30
• Seanca stërvitore, ORA 13.00
(E HAPUR, 15 minutat e para për median)
E shtunë, 8 Qershor
Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin H, Euro 2020
ISLANDË – SHQIPËRI, ora 13:00 Ora lokale (15:00, ora Shqipërisë)
E dielë, 9 Qershor
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 11.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.30
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 17.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E hënë, 10 Qershor
• Konferencë për shtyp e trajnerit Reja sëbashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Moldavinë, në kompleksin Tropikal
• Seanca stërvitore zyrtare në kompleksin Tropikal
(E HAPUR, 15 minutat e para për median)
E martë, 11 Qershor Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin H, Euro 2020 SHQIPËRI-MOLDAVI, ora 20:45
Kur kanë mbetur vetë dy ditë nga nisja e grumbullimit të ekipit tonë kombëtar në Durrës, trajneri Edy Reja, i shoqëruar nga ndihmësit e tij, Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi, ka zgjedhur të ndjekë një nga ndeshjet e Kategorisë Superiore, që po luhet këtë të shtunë.
Derbi i mbijetesës mes Tiranës dhe Kastriotit, që është luajtur në “Selman Stërmasi”, ka pasur pikërisht spektatorin VIP, trajnerin e ekipit kombëtar, Edy Reja.
Trajneri ka qenë aktiv gjatë gjithë ndeshjes, duke u konsultuar për futbollistët e të dyja ekipeve. Gjithashtu, 73-vjeçari ka mbajtur shënime gjatë kohës që ishte duke u luajtur takimi në “Selman Stërmasi”.
Nuk dihet me siguri nëse Edy Reja ka pasur ndonjë mision të veçantë për të parë ndonjë nga lojtarët e dy ekipeve, dhe më pas për t’i nisur ftesë për grumbullim. Gjithashtu, si ish-futbollist i Tiranës, në “Selman Stërmasi” ka qenë i pranishëm dhe mesfushori i Kombëtares, Andi Lila.
Keidi Bare është një nga lojtarët që ka shkëlqyer këtë sezon në Spanjë në La Liga 2 me Malagan. Futbollisti 22-vjeçar ka luajtur pothuajse në çdo ndeshje titullar me ekipin e tij, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit.
Megjithatë, shkëlqimi i Keidi Bares këtë sezon duket se pak i ka interesuar drejtuesve të Kombëtares, teksa u la jashtë nga Christian Panucci në ndeshjet e muajit mars, pavarësisht se dy muaj më parë mesfushori iu nis një ftesë në momentet e fundit nga ish-trajneri italian.
Por nëse Panucci u largua dhe tani ka nisur një erë e re ndryshimesh në ekipin tonë përfaqësues, me Edy Rejan trajner, për Keidin gjërat përsëri nuk kanë ndryshuar. Të paktën deri tani. RealStory.al ka mësuar ekskluzivisht se futbollistit të talentuar nuk i është nisur asnjë ftesë nga kombëtarja për dy ndeshjet e muajit qershor.
Gjatë këtij sezoni, Keidi Bare ka luajtur 15 ndeshje me ekipin e parë të Malagas, duke asistuar dhe një gol. Ai u afrua gjatë fundit të vjeshtës te Malaga A, pasi më herët u aktivizua me ekipin e dytë të saj. Bare është kthyer në lider tek ekipi i tij, teksa në ndeshjen e fundit u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të pavullentshme ndaj kundërshtarit.
Për Armand Dukën,
periudha 25 mars deri më 10 prill, ka qenë kohë e ngjeshur me telefonata,
takime dhe analiza emrash trajnerësh, për të zjedhur pasardhësin e Christian
Panuccit në krye të stolit të Kombëtares. Altin Lala është një prej
ish-lojtarëve të ekipit kombëtar të Shqipërisë, që vijon të jetë pranë
futbollit duke punuar si menaxher lojtarësh. Kjo detyrë i jep mundësi
ish-kapitenit kuqezi, që ketë njohje të mira me trajner të huaj.
Për këtë arsye, Armand
Duka, ashtu si dhe me ish-futbollistin tjetër të kombëtares Edvin Murati, ka
pasur një bisedë me Lalën, duke i kërkuar këtij të fundit që t`i sygjerojë një
emër për trajner të ekipit kombëtar. Michael Skibbe është emri që Lala i ka
sygjeruar Armand Dukës, por që palët nuk kanë shkuar në negociata pasi,
ish-ndihmësi i Rudi Feler te kombëtarja gjermane, kishte firmosur një kontratë
me akademinë e Dortmundit.
Megjithatë, emri i
Skibbe del për herë të parë në skenë, si një kandidat që mund të merrte
drejtimin e Kombëtares kuqezi. Sakaq, Lala analizon emërimin e Edi Rejës në
krye të stolit të ekipit përfaqësuese, duke vlerësuar eksperiencën e trajnerit
italian. Në fund, ai zbulon për “RealStory.al”, se pas shpërthimit të Milot
Rashicës, futbollist që menaxhohet nga Altin Lala, ka nisur interesimi i klubeve
të mëdha për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës.
Altin, si të duket
emërimi i Edi Rejës si trajner i ekipit kombëtar?
Është emër i njohur në futbollin italian. Shpresoj që ai të njihet sa më shpejtë me skuadrën dhe pastaj të zbatojë idetë e tij për të marrë rezultate pozitive.
Me që ka pasur
menaxhim vetëm klube, i trembesh këtij fakti, pasi s`ka eksperiencë me ekipet
kombëtare?
Absolutisht jo, ai ka
shumë eksperiencë por është dhe njeri që ka energji pozitive. Kjo është diçka
pozitive për të transmetuar energji dhe në skuadër. Mbi të gjitha mendoj se
trajneri i kombëtares dhe trajneri i klubeve ka diferenca, por jo në të punuar.
Madje ke më tepër kohë për të vëzhguar lojtarët dhe për të krijuar grupin. Më
pas për t`i transmetuar idetë futbollistëve. Kështu që mendoj se eksperienca që
ka ai do të jetë diçka pozitive.
Nëse bën një krahasim
me Panuccin, si e sheh Edi Rejën në raport me ish-trajnerin, duke pasur
parasysh aspaketin professional si ish-futbollist?
Futbollisti dhe trajneri janë dy gjëra krejt ndryshe. Panucci ka qenë futbollist i mirë, ndërsa Edi Reja ka qenë trajner i mirë. Kjo është ajo që unë do thoja nëse bëjmë një krahasim mdisi tyre. Panucci është i ri në pozicionin e trajnerit dhe natyrisht që ka akoma për të mësuar. Në shumicën e rasteve, lojtarët e mëdhenj janë bërë rrallë trajner po ta marrim në proporcion. Është Mourinho që ka luajatur në ligën e dytë, apo Guardiola që ka luajtur me Barcelonën por nuk ka qenë lojtari më i mirë në ekip. Unë e shoh ndryshe, pasi duke qenë “lojtar i madh” ndonjëherë bën më shumë gabime.
Shumë lojtarë të
ekipit kombëtar luajnë në ligat italiane, mendon se Armand Duka synon trajnerët
italian prej këtij fakti, apo ka diçka tjetër sipas teje?
Kemi dhe mentalitetin
shumë të ngjashëm me italianët. Fakti që shumë shqiptar jetojnë në Itali është
diçka pozitive. Suksesi që patëm me Gianni De Biassin është një precedent, gjuhën
e kuptojnë shumica e shqiptarëve, diçka që sipas mendimit tim është pozitive.
Natyrisht kemi pasur dhe trajner gjerman siç ka qenë Brigeli, që ka qenë
pozitive për kohën. Megjithatë, zgjedhja e Edi Rejës mendoj se është shumë
pozitive. Trajneri ka eksperiencë, ka akoma energji të punojë dhe pastaj do
t`ia lëmë kohës.
Kontrata e trajnerit
të ri është deri në fund të muajit nëntor kur përfundojnë kualifikueset e Euro
2020, si e vlerëson këtë fakt?
Për mendimin tim është
zgjidhja më e mirë e mundshme për të dyja palët. Nga njëra anë trajneri ka kohë
pët të treguar vlerat e tij, ndërsa në krahun tjetër federata nuk ka rrezik të
madh. Në qoftë se kjo nuk do të funksionojë, ka mudësi për të gjetur një
trajner tjetër. Megjithatë, unë shpresoj që ai të rinovojë kontratën dhe të
vazhdojë për disa vite me Shqipërinë. Them që do ishte gjëja më e mirë.
Altin, Edvin Murati,
si menaxher futbolli, i ka propozuar Armand Dukës një emër për trajner të
kombëtares. Ju keni pasur kontakt, me që jeni menaxher dhe a i keni propozuar
një emër konkret kreut të FSHF-së për përfaqësuesen?
(Qesh), po, i kam sygjeruar dhe unë një emër gjerman. Michael Skibbe, tani ka shkuar në Dortmund tek akademia. Ka qenë ndihmësi i Rudi Feler te kombëtarja Gjermane, ka qenë te Liverkusen. Është një njeri shumë pozitiv. Mirëpo ai ka pasur kontratë dhe mbeti vetëm si sygjerim pa influencuar te presidenti. Por firma me Edi Rejën mendoj se është zgjidhje e mirë, kështu që shpresoj të çdo gjë si duhet.
Me qenë se po flasim
për menaxhimin, si është marrëdhënia me Milot Rashicën tani që po kalon një
sukses të jashtëzakonshëm te Bremen?
Ai tani është në
ritmin, që unë kam besuar se do e merrte. Ka të dhëna jashtëzakonisht të
veçanta, që në futbollin e sotëm ka pak lojarë që i kanë ato të dhëna. Unë i
kam thënë që duhet t`i prekësh gjërat vetë dhe t`i besosh pastaj. Për këtë më
bëhet qejfi, pasi që nga janari deri tani ka marrë një emër shumë të madh në
Bundesligë dhe në Europë. Emri i tij tani përflitet shumë, kështu që idea është
që të mbajë ritmin konstat, pasi ka dhe faza ku mund të mos japësh më të mirën.
Por ai ka kualitet të jashtëzakonshëm, që dhe në një lojë të keqe, mund të
nxjerr një assist, apo mund të shënojë një gol nga hiçi. Kjo është e veçanta që
ka Miloti dhe për këtë gjë ai akoma duhet të jetë në “Hight Level”.
Kanë nisur klube të
huaja ti bjenë telefonit Altin Lalës për Milot Rashicën?
Për momentin ka shumë
klube që interesohen, por s`mund të them emra sepse nuk është serioze. Ka
inters nga klube të mëdhaja, por është gjë që duhet menduar hap pas hapi. Ai
duhet të mbajë këtë ritëm, sepse dhe klubi i Verder Bremenit është klub nga ku
kanë dalë lojtarë që kanë shkuar te Real Madrid apo diku tjetër. Ka potencial
që të zhvillohet dhe më mirë dhe të jetë më i qëndrueshëm.
Mund të bëhet Rashica
lojtari më i suksesshëm shqiptar në histori, duke pasur parasysh vlerën e
transferimit që mund të arrijë si lojtar dhe klubin ku mund të luajë në të
ardhmen?
Unë e kam thënë pesë vjet më parë. Nga të dhënat që ka ai mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë të Shqiptarisë. Është në rrugën e duhur, por duhet të shkosh deri në fund të kësaj rruge. Nëse vazhdon me këtë ritëm, padyshim që do ketë sukses. Ka talentin, por mbi të gjitha është djalë i mirë dhe kjo është pozitive, pasi mund të jesh futbollist i mirë, por mund të jesh dhe “idiot”. Rashica është lojtar shumë i mirë por dhe djalë shumë i mirë. I kam thënë që mos merr për idhull Kasanon apo Balotelin, këto “palaço” që nuk e dinë ku janë. Të jesh futbollist i mirë mbi të gjitha duhet të jesh dhe njeri me karakter.
Edy Reja nuk ka kohë për të humbur, teksa i kanë mbetur dhe pak ditë kohë për të përzgjedhur lojtarët që do të jenë nën urdhrat e tij për dy ndeshjet zyrtare të muajit qershor.
Tekniku italian i kombëtares, ndryshe nga parardhësi i tij, Christian Panucci, që mjaftohej me statistikat e lojtarëve virtualisht, Edy Reja ka zgjedhur t’i vëzhgojë nga afër lojtarët.
Kështu, pas Italisë, ku ka parë disa prej legjionarëve që aktivizohen në klubet përtej Adriatikut, Reja ka nisur një tur në Ballkan. RealStory.al ka mësuar se një javë më parë, 73-vjeçari ka qenë në Kroaci për të ndjekur disa nga lojtarët që aktivizohen atje.
Ai ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Hajduk Splitit dhe Goricës, e cila përfundoi me humbjen e ekipit të tre shqiptarëve, Ardian Ismajli, Francesco Tahiraj dhe Emir Sahiti. Në atë takim u aktivizua titullar Ismajli ndërsa Tahiraj, që pret ende një ftesë nga kombëtarja, luajti si zëvendësues.
Sakaq, Edy Reja ka shkuar dhe në Greqi për të ndjekur nga afër disa lojtarë të tjerë të Kombëtares, Enea Mihaj dhe Ergys Kaçe. Duke filluar nga data 15 maj, stafi i ekipit kombëtar duhet të dërgojë zyrtarisht ftesat për lojtarët që do të grumbullohen në ekip përfaqësues.