Tirana-Kastrioti për mbijetesë, Edy Reja në stadium me laps e letër (foto)

SPORT


Kur kanë mbetur vetë dy ditë nga nisja e grumbullimit të ekipit tonë kombëtar në Durrës, trajneri Edy Reja, i shoqëruar nga ndihmësit e tij, Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi, ka zgjedhur të ndjekë një nga ndeshjet e Kategorisë Superiore, që po luhet këtë të shtunë.

Derbi i mbijetesës mes Tiranës dhe Kastriotit, që është luajtur në “Selman Stërmasi”, ka pasur pikërisht spektatorin VIP, trajnerin e ekipit kombëtar, Edy Reja.


Trajneri ka qenë aktiv gjatë gjithë ndeshjes, duke u konsultuar për futbollistët e të dyja ekipeve. Gjithashtu, 73-vjeçari ka mbajtur shënime gjatë kohës që ishte duke u luajtur takimi në “Selman Stërmasi”.

Nuk dihet me siguri nëse Edy Reja ka pasur ndonjë mision të veçantë për të parë ndonjë nga lojtarët e dy ekipeve, dhe më pas për t’i nisur ftesë për grumbullim. Gjithashtu, si ish-futbollist i Tiranës, në “Selman Stërmasi” ka qenë i pranishëm dhe mesfushori i Kombëtares, Andi Lila.




Skip to toolbar