Policia e Elbasanit ka bërë ndalimin e disa
personave gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se janë arrestuar 4 drejtues
mjetesh, të cilët janë kapur në shkelje të Kodit Rrugor.
Sipas një njoftimi zyrtar, është arrestuar
shtetasi me inicialet G.Gj., 45 vjeç,
banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, është
përplasur me një mjet tjetër (dëme materiale), dhe pas bërjes së testit të
alkoolit nga Shërbimet e Policisë Rrugore,
rezultoni se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Në pranga është vënë një tjetër shtetas,
konrektisht personi me inicialet S.D., 49 vjeç,
banues në Fier, pasi u konstatua
nga Shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, një 43-vjeëar me inicialet I.O., banues
në Gramsh, është arrestuar pasi në aksin
rrugor Elbasan- Cërrik, ka aksidentuar
këmbësorin shtetasin R.R., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Po në Cërrik, është arrestuar një tjetër shtetas
me inicialet O.S., 22 vjeç, pasi në rrugën e fshatit Komunash, duke drejtuar
mjetin është përplasur me një karrocë që
tërhiqet nga kafshë dore dhe për pasojë
është aksidentuar shtetasja F.Gj., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.