Kamionçina përplaset me motorin në Elbasan, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Labinot Fushë, ku mjeti tip kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç,  është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç.

Nga përplasja mbetën të plagosur drejtuesi i motoçikletës dhe shtetasja L.S., pasagjere në  motoçikletë, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e  plotë të dinamikës së aksidentit.

Gjendet e i pajetë 34-vjeçari në Elbasan

Një person në moshën 34-vjeçare është gjetur i pajetë në banesën e tij të hënën në qytetin e Elbasanit.

Sipas Policisë, trupi i pajetë është i shtetasit D.B., i cili është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Çlirim” të këtij qyteti.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, thotë Policia. Gjithashtu, dyshimet e para lidhen me një vdekje nga shkaqe natyrale.

Megjithatë, grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Makina përplas biçikletën, në gjendje kritike një person

Një person mbeti i plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë në Elbasan. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku një person që po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një mjet veturë.

Për pasojë, drejtuesi i biçikletës mbeti i plagosur rëndë. Paraprakisht dyshohet se biçikleta i ka prerë rrugën makinës.

Ndërkohë, i plagosuri është dërguar fillimisht në spitalin e
Elbasanit, por më pas është nisur drejt Tiranës për kurim të specializuar te spitali i Traumës.

Gjendja e tij paraqitet kritike. Ndërkohë, policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Vodhi paratë e ortakëve, arrestohet biznesmeni në Elbasan

Policia e Elbasanit njoftoi mbrëmjen e të mërkurës se arrestoi një shtetas, i cili akuzohet për disa vepra penale. Në pranga është vënë shtetasi Agron Xibraku, lindur e banues në Cërrik.

Arrestimi i këtij shetasi është bërë në vijim të aksionit “Informaliteti”, ku ky shtetas dyshohet se ka konsumuar disa vepra penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim të kompetencave”.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është administrator i një shoqërie aksionere dhe ka falsifikuar dokumentet e shoqërisë duke vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.

Në datën 3 dhjetor të këtij viti, Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për këtë shtetas, ndërsa një ditë pas këtij vendimi policia kryen arrestimi.

Ndërkohë, po me vendim të Gjykatës është vendosur sekuestro preventive e aksioneve që ky shtetas kishte në këtë kompani, sekuestro kjo e ekzekutuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Bizneset dhe komunitetet fetare në Elbasan dhurojnë rreth 500 milionë lekë

Në qytetin e Elbasanit u zhvillua të premten një aktivitet për mbledhjen e fondeve që do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Aktiviteti bëri bashkë komunitetin e biznesit në Elbasan, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, shoqërisë civile dhe partive politike.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili u shpreh se grupi socialistëve ka vendosur të dhurojë pagën mujore në ndihmë të familjeve të prekura.

Ndërkohë, komuniteti i biznesit dhe ai fetar në Elbasan dhuroi 35 milionë lekë, 50 mijë dollar dhe 65 mijë euro, të cilat do të shkojnë në fondin që do të përdoret për ndërtimin e banesave për familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti.

Ndërkohë, deputeti socialist, Vullnet Sinaj, i pranishëm në këtë aktivitet, veç pagës mujore, tha se do të dhurojë edhe 100 mijë euro nga të ardhurat e familjes së tij për të prekurit nga tërmeti.

E rëndë në Elbasan, dy të rinj shtrirë në rrugë. Dërgohen me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e të dielës në Elbasan. Dy të rinj, sipas Balkanëeb, u dërguan me urgjencë në spital, pasi dyshohet se konsumuan alkool tejmase. Ngjarja ndodhi në një nga lokalet brenda lagjes “Kala”, pranë Teatrit Skampa.

Më pas, ata kanë dalë jashtë barit dhe nuk kanë mundur të ecin, duke u shtrirë në bulevard. Menjëherë është lajmëruar ambulanca, e cila i transportoi të rinjtë drejt spitalit, ku do të kryejnë të gjitha ekzaminimet mjekësore.

Burime policore bënë me dije se po hetojnë rastin. Sipas burimeve zyrtare, do të shoqërohet në polici administratori i lokalit, banakieri dhe kamerierët, të cilët do pyeten rreth ngjarjes.

Paraprakisht, dyshohet se të rinjtë kanë konsumuar edhe lëndë narkotike, veç alkoolit. Adoleshentët kanë qenë të shoqëruar më herët nga një grup të rinjsh, disa prej të cilëve të skeduar nga policia si përdorues dhe shpërndarës lëndësh narkotike.

Aksidenti në Elbasan, në pranga i riu nga Tirana

Policia e Elbasanit arrestoi një 24-vjeçar nga Tirana, i cili shkaktoi një aksident të martën, ku mbeti e plagosur rëndë një 20-vjeçare nga Elbasani.

Konkretisht, ditën e martë, në Kodër Krastë, një mjet i drejtuar nga shtetasi me incialet E.M., 24-vjeç, banues në Yzberisht në Tiranë, isthe duke udhëtuar në rrugën e Kodër Krastës me 20-vjeçaren E.S.

Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e mjetit tip “Benz”, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me një bordurë. Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur ai së bashku me 20-vjeçare, Elda Samurri, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Tiranë. Ndërkoh, 24-vjeçari është duke hetuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Basha nis “fushatën”, premton bursa dhe punësim për të rinjtë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nisi nga premtimet që partia do të mbajë kur të vijë në pushtet gjatë një takimi me qytetarët në Elbasan. Edhe pse vetë Basha nuk e cilësoi si një takim elektoral, por bashkëbisedim me qytetarët, ai nisi nga premtimet se çfarë do të bëj PD për rininë kur ai të vihet në krye të qeverisjes së vendit. Basha tha se qeveria dështoi me politikat e ndjekura për të rinjtë, pasi pjesa më e madhe e tyre janë duke emigruar. Gjatë takimit me qytetarët dhe të rinjtë në Elbasan, Basha premtoi se PD do rikthejë shpresën e humbur tek qytetarët, përmes politikave frytdhënëse si ai i quajti.

“Vendi duhet të dalë sa më shpejt nga kjo krizë e tmerrshme, sepse rinisë ia kanë hequr të drejtat, sepse ky kryeministër, ky pushtet, ka dështuar me rininë, duke i mbajtur me rroga të tmerrshme, me kushte jetese shumë të dobëta, me gjendjen e dobët ekonomike familjare në Shqipëri. Ky kryeministër ka dështuar në mënyrë të qartë. Kjo qeveri ka vrarë shpresën, besimin tek e nesërmja dhe ka detyruar rininë të drejtohet në vetëm një shtegun e emigracionit. Nuk ka pse të jetë kështu, sepse jetojmë në një vend të bekuar dhe që banohet me njerëz punëtor e të ndershëm. Shqiptarët kanë shkëlqyer gjithmonë, por duhet një qeveri që të mbështesë këtë rini. Unë zotohem dhe PD që të kthejmë shpresën në vendin tonë, t’iu japim mundësi që të ketë këtu shanse për vende pune, përmes klimës atraktive të afrimit të investitorëve. Ne do të ndryshojmë këtë vend, ta bëjmë të atillë që ju si rini të zgjidhni të rrini këtu, të punësoheni këtu e të ndërtoni familjet tuaja këtu. Nga Elbasani PD nis turin e saj bashkëbisedues me rininë dhe shqiptarët”, tha Basha.

Arsimi ishte një tjetër pikë e diskutimit, ku Basha premtoi bursa 100 % për studentët që vijnë nga familje të varfra. Basha tha se kur PD të vij në pushtet do të sigurojë praktikën dhe punësimin e të rinjve.

“Çdo student me të ardhura të ulëta do të përfitojë 100 bursë. Kush ka të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, bursë 50 %. Studenti do të ketë një trajektore të qartë për orientimin që ka marrë, modeli i dyfishtë. Praktikë- punë dhe 10 mijë më të mirë do të kenë stazh të paguar nga shtetit. Paguan nga buxheti i shtetit. Modernizimi i universiteteve, sjellja e pedagogëve më të mirë. Ky është plani i cili është në kontradiktë të plotë me lajmet që vijnë nga Elbasani, ku janë mbyllur 12 degë”, tha Basha.

Kreu i PD nga 4 nëntori tha se do të nis takimet në çdo qytet të Shqipërisë me qytetarët me turin e tij “Rrugëtim për Shqipërinë”. Objektivi i këtyre takime me qytetarët, siç njoftoi PD-ja, është projekti i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që qytetarët do të ngrenë me Bashën. Në këtë mënyrë Basha po shikon një strategji të re për marrjen e  pushtetit. Ai hoqi dorë nga protestat e dhunshme dhe po përdor mënyra demokratike dhe paraqitjen e alternativave dhe programeve për qytetarët, për rifitimin e besueshmërisë.

Përgjaken rrugët në Tiranë e Elbasan, tre të plagosur nga aksidentet

Një aksident ndodhi të dielën në mbrëmje në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Një mjet, i drejtuar nga shetasja me inicialet D.G., është përplasur me bordurën e rrugës pasi shoferja ka humbur kontrollin.

Pas përplasjes me trafikndarësen e rrugës, mjeti është përplasur dhe me një shtyllë ndriçimi në autostradë, e cila është këputur.

Për pasojë janë dëmtuar dy pasagjeret në këtë mjet, shtetaset I.H. dhe M.H.  Ato janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia thotë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të humbjes kontrollit të automjetit.

Pak minuta pas këtij aksidenti në Tiranë, një tjetër aksident u raportua në qytetin e Elbasanit, në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”. Nga aksidenti mbeti i plagosur një person, rreth 50-vjeç i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Refuzimi çmend 36-vjeçarin, tenton të përdhunojë të renë

Një 36-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një vajzë 14 vite më të vogël se ai. Ngjarja ndodhi në qytetin e Elbasanit, ndërsa policia arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale O.C., 36 vjeç.

36-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie me forcë me një 22-vjeçare, por fatmirësisht është parandaluar në kohë nga policia.

Vajza, e cila ishte emigrante në Itali kishte darkuar me 36-vjeçarin me iniciale O.C. si dhe dy meshkuj të tjerë ku kishin konsumuar dhe alkool për disa orë në një lokal në Elbasan.

Pas darkës, 36-vjeçari e kishte ftuar vajzën të kalonin natës së bashku por është përballur me refuzimin e saj. Pasi kanë dalë nga lokali, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë por vajza ka arritur të shpëtojë dhe ka njoftuar policinë.

Autori u vu në pranga dhe do përballet me veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.

Skip to toolbar