Makina përplas motoçikletën, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident në aksin rrugor Elbasan-Shushicë, në fshatin Byshek. Një makinë ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesit e të dy mjeteve kanë mbetur të plagosur.

Shtetasi me inicialet D.P., 21 vjeç, drejtues i motoçikletës është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.C., 53 vjeç. Nga aksidenti të dy mjetet dolën nga rruga dhe mbetën të plagosur drejtuesit e tyre. Fatmirësisht gjendja e tyre nuk është kritike për jetën.

Tenton të vrasë gruan, arrestohet nga policia

Një sherr mes një çifti mund të ishte kthyer në një tragjedi në familje nëse policia nuk do të kishte ndërhyrë në kohë.

Pas një sherri verbal, tensioni është përshkallëzuar deri në përdorimin e thikës nga ana e burrit. Ai ka marrë një thikë tip bajonetë dhe ka tentuar të qëllojë gruan e tij.

Gruaja ka shpëtuar mrekullisht falë ndërhyrjes në kohë në policisë, të cilët kanë bërë edhe shoqërimin e bashkëshortit në polici. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Aksident në Elbasan, 4 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave, mes tyre 2 fëmijë ka ndodhur në Papër të Elbasanit. Dy makina një “Opel” dhe një “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në makinën “Opel” udhëtonte familja Çela, ku mbetën të plagosur gruaja Matilda Çela dhe dy fëmijët përkatësisht 4 muajsh dhe 4 vjeç. Gjithashtu nga përplasja është plagosur lehtë edhe drejtuesi i mjetit tjetër tip “Benz”, Mikel Jolldashi.  

Dyshohet se shkaktar i aksidenti mund të jetë bërë makina “Benz”, hetimet vazhdojnë.

Vidhet banesa e biznesmenit, hajdutët marrin 20 milionë lekë

Një biznesmen ka rënë pre e vjedhjeve në qytetin e Elbasanit. Disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në vilën private të biznesmenit Shaqir Karafili duke vjedhur rreth 20 milionë lekë të vjetra, si edhe sende me vlerë e bizhuteri të familjes. Në momentin e grabitjes, familjarët nuk kanë qenë në shtëpi, fakt nga i cili kanë përfituar grabitësit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të hënës, në lagjen 5 Maj, pranë Konviktit të Studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Karafili është i mirënjohur për biznesin e tij të autoshkollës dhe automjeteve të linjave të transportit në qytetin e Elbasanit. Biznesmeni pasi ka konstatuar vjedhjen, ka bërë denoncimin në polici, e cila po heton për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

Varrosi burrin, vdiq në kthim, fatkeqja e aksidentit në Papër

Pak minuta pasi varrosi bashkëshortin, gruaja humb jetën në një aksident rrugor. Tragjedia ndodhi në Papër të Elbasanit, ku pas ceremonisë së varrimit të bashkëshortit, makina me të cilën po udhëtonte gruaja Fatime Hoxha u përfshi në një aksident të 3-fishtë.

Viktima Fatime Hoxha, 58 vjeç, ishte duke u kthyer nga morti me një makinë tip ‘Seat’, së bashku me familjarë të tjerë, ku në afërsi të fshatit Papër automjeti i tyre humbi kontrollin dhe u përplas me dy makina të tjera.

Nga aksidenti humbën jetën Fatime Hoxha 58 vjeçe, Fatushe Agolli 64 vjeçe, Lume Hoxha 28 vjeçe dhe Jonida Kotorri 30 vjeçe, të gjitha nga Gramshi. Gjithashtu u plagosën 3 drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident, Gëzim Kotorri, Oltion Shehi dhe shtetasi me iniciale E.R., të cilët janë jashtë rreziku për jetën.

Aksidenti ndodhi si pasojë e shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit të mjetit për shkak të lagështisë. Makina është rrotulluar disa herë në rrugë dhe më pas u godit nga dy makina të tjera. Nga përplasja makina tip ‘Seat’ përfundoi në kanal dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë viktimat nga automjeti.

Shkaktuan aksidente, arrestohen 4 drejtues mjetesh në Elbasan

Policia e Elbasanit ka bërë ndalimin e disa personave gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, të cilët janë kapur në shkelje të Kodit Rrugor.

Sipas një njoftimi zyrtar, është arrestuar shtetasi me inicialet G.Gj., 45 vjeç,  banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, është përplasur me një mjet tjetër (dëme materiale), dhe pas bërjes së testit të alkoolit nga Shërbimet e Policisë Rrugore,  rezultoni se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në pranga është vënë një tjetër shtetas, konrektisht personi me inicialet S.D., 49 vjeç,  banues në Fier,  pasi u konstatua nga Shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, një 43-vjeëar me inicialet I.O., banues në Gramsh,  është arrestuar pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.R., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po në Cërrik, është arrestuar një tjetër shtetas me inicialet O.S., 22 vjeç, pasi në rrugën e fshatit Komunash, duke drejtuar mjetin është përplasur me një karrocë  që tërhiqet nga kafshë dore  dhe për pasojë është aksidentuar shtetasja F.Gj., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Kamioni përplas gruan në Elbasan, largohet shoferi

Një 50-vjeçare është plagosur rëndë pasi është përplasur nga një kamion në zonën e quajtur Mollas, pranë Elbasanit.

Kamioni pasi ka përplasur gruan është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë kanë qenë kalimtarët që kanë transportuar të plagosurën në spital.

50-vjeçarja ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Elbasan, taksisti tenton të rrëmbejë një fëmijë

Një shtetas 55-vjeçar me profesion taksist, ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë në qytetin e Elbasanit.  

Taksisti Sami Meta, 55-vjeç, është denoncuar nga familjarët e fëmijës se ka tentuar të rrëmbeje të miturin duke e futur në makinë.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të 55-vjeçarit, i cili nuk ka pranuar se do ta rrëmbente, por ka deklaruar se po bisedonte me fëmijën për ta pasur pasagjer në makinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të martës, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera.

Sherr të moshuarish në Elbasan, një plagoset me thikë

Dy 62-vjeçar në qytetin e Elbasanit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale, deri sa sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.

Konkretisht, dy shtetasit, Enver Xhezairi dhe Myslim Leçaj, kanë pasur një sherr në lagjen “Syrja Dylgjeri” në Elbasan.

Fillimisht, këta shtetas kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ndërsa më pas mësohet se shtetasi Myslim Leçaj ka qëlluar Enver Xhezairin me një mjet të mpreht, thikë.

Si pasojë, të dy kanë mbetur të plagosur me plagë të ndryshme në trup, ndërsa janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e sherrit. Paraprakisht, dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Morën peng dhe i vodhën 2000 euro taksistit, pranga 4 personave

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 4 persona, të cilët janë autor të një vjedhje me dhunë dhe pengmarrje të një personi. Sipas një komunikate zyrtare, mësohet se efektivët e Policisë së Elbasanit kanë arrestuar përgjegjësin e një lokali dhe shokun e tij për vjedhje me dhunë dhe heqje të plajigshme të lirisë. Në pranga janë vënë dhe dy kamarierët e lokalit, të cilët akuzohen për deklaratë të rreme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Katund i Ri në Elbasan. Kështu, mësohet se në pranga ka rënë shtetasin Th.B., 33 vjeç (përgjegjës i lokalit) dhe E.S., 42 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e një lokali në fshatin Katund i Ri, Elbasan, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 2000 eurosh dhe e kanë mbajtur peng për disa orë shtetasin A.V., i cili punon taksit dhe kishte ndaluar aty për të pushuar. Këta shtetas kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh me vete ja kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, shtetasit E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç, (kamarierët e lokalit), të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Skip to toolbar