Plumba në sy dhe këmbë, plagosen 3 persona në Elbasan, në kërkim autori

Tre persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e Elbasanit, pas një sherri që ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali pranë Pallatit të Sportit, ku të plagosurit dhe autori ishin ulur së bashku në tavolinë.

Sipas raporteve paraprake dyshohet se mes tyre ka nisur një sherr për motive të dobëta dhe personat janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin me mjete të forta. Më pas autori është larguar në drejtim të shtëpisë, ku ka marrë armën e zjarrit dhe ka plagosur personat me të cilët ishte ulur në tavolinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 dhe sipas të dhënave të para dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit Fezi Ago dhe Astrit Cërriku, ndërsa Mihal Kocashi, ka mbetur i plagosur gjatë kohës së sherri ka qenë fizik, nga mjetet e rënda të përdorura.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas raporteve plumbat kanë prekur të plagosurit në sy dhe në këmbë.

Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka identifikuar autorin dhe ka ngritur disa postblloqe në qytet për kapjen e tij. Sipas policisë ngjarja nuk ka lidhje me grupet kriminale apo larje hesapesh, por lidhet me motive të dobëta mes këtyre personave.

Kryenin evazion fiskal me karburantet, dy të arrestuar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka goditur një tjetër rast kundër informalitetit, në lidhje me hidrokarburet duke arrestuar dy persona. Të arrestuarit akuzohen për evazionin fiskal dhe falsifikimin e dokumenteve duke i shkaktuar shtetin një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

 Dy të arrestuarit L.H., 61 vjeç dhe H.R., 35 vjeç, banues në Tiranë, ndërhynin në pompat e distributorëve të karburanteve të palicensuar, falsifikonin procesverbalet në emër të një subjekti tjetër dhe nuk lëshonin faturë tatimore. Arrestim i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “REGJIMI” , ndërsa policia vijon ende hetimet pasi dyshohet të ketë persona dhe subjekte të tjera të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm duke i sjellë shtetit një dëm të madh ekonomik.

Të arrestuarit pritet të përballen me veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndryshimi në aparatet matëse” të kryera në bashkëpunim.

Shpërthen bobola e gazit në një lokal pranë ‘Elbasan Arena’

Një shpërthim i fuqishëm si pasojë e një bombole gazi ka tronditur qytetarët e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë pranë stadiumit kombëtar ‘Elbasan Arena’,  nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale të lokalit, i cili mori flakë pas shpërthimit.

Elbasan, kamioni përplaset me makinën, tre të plagosur

Një kamion që vinte nga Maqedonia e Veriut është përplasur me një makinë tip “Benz” në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër. Drejtuesi i kamionit shtetasi H.F., banues në Tetovë,  ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me makinën tip “Benz”, me drejtues shtetasin M.K.

Nga aksidenti janë plagosur tre persona, që ishin pasagjerë në makinën tip “Benz”, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën.

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e plot të shkaqeve të aksidentit.

Elbasan, i sekuestrohet 700 mijë euro pasuri nipit të bosit të drogës

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë ka vijuar aksionin për të gjurmuar, evidentuar dhe sekuestruar çdo pasuri a vlerë monetare, që rrjedh nga aktivitet kriminal. Të mërkurën gjykata e Elbasanit me kërkesë të prokurorisë ka vendosur sekuestro mbi disa pasuri të paluajtshme që kapin vlerën e rreth 700 000 Eurove.

Pasuritë të regjistruara në pronësi të shtetasit Kreshnik Musabelliu, 33 vjeç, përfshijnë; apartament, truall, ndërtesë dhe makinë nën dyshimin pasuria është përfituar nga aktiviteti kriminal i pastrimit të parave.

Operacioni është finalizuar nën emrin e koduar “”Invest”, pas hetimeve disa mujore. Konkretisht janë vënë sekuestro mbi pasuritë:

-1 apartament me sipërfaqe 350 m2

-1 truall me sipërfaqe 5000 m2.

-1 ndërtesë 200 m2

-1 automjet

Kreshnik Musabelliu rezulton të jetë nipi i Nik Vojoçek ose Besnik Brakës i dënuar për trafik droge dhe korrupsion aktiv nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Durrësit. Besnik Braka është dënuar nga Krimet e Rënda me vendimin e datës 12 janar 2009 me 14 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “Trafikim armësh dhe municionesh”,“Prodhim e shitje narkotikësh”, “Prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.   

Musabelliu njihet me nofkën Niku i Çufos, ndërsa ka qenë më parë i arrestuar me qëllim ekstradim në Itali, por që nuk u bë. Rreth dy vite më parë ju vendos lëndë shpërthyese në një nga lokalet më luksoze në Elbasan te ‘Havana’, por shpëtoi.

Kreshnik Musabelliu ka disa biznese në Elbasan, ndërsa sekuestroja i është vendosur mbi materialet e mbërritura nga Italia për trafik droge.

Të martën policia e Elbasanit ndërmori një tjetër aksion për sekuestron e pasurive të personave që janë në kërkim për grabitjen në Rinas. Pasuria e sekuestruar arrinte një vlerë prej 500 mijë euro në emër të dy prej grabitësve të Rinasit, vëllezërit Klement dhe Eldi Çalës.

Abuzon seksualisht me të riun, në kërkim 42-vjeçari në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar nga Policia e Elbasanit, pasi është zbuluar një tjetër abuzim seksual nga një i rritur me një djalë 18-vjeçar. Në një njoftim të Bluve të Elbasanit, mësohet se ka qenë babai i 18-vjeçarit, që ka bërë denoncimin në polici.

Sipas njoftimit, mësohet se pas ngjarjes është bërë identifikimi i autorit, i cili është shpallur në kërkim. Identiteti i 42-vjeçarit të dyshuar nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimore.

Ndërkohë, djali, që pretendohet të jetë dhunuar seksualisht, do t`i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuiar nëse është i vërtetë rasti apo jo.

Ndërkohë, dosja hetimore për rastin i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Elbasan, ndërsa informacionet e detajuara mbahen të rezervuar për arsye hetimi.

Gjithashtu, mësohet se djali, që dyshohet se është abuzuar seksualisht, është me probleme mendore. Vetëm pak ditë më parë në Durrës u raportua për një tjetër rast abuzimi seksual, por nga hetimet rezultoi se vajzës së mitur i ishin bërë veprime të turpshme.

Elbasan, kapet me 50 doza kokaine, arrestohet një 39-vjeçar

Një person është arrestuar në Elbasan, pasi është kapur me disa doza kokainë në makinë. Policia ka vënë në pranga shtetasin E.R., 39 vjeç, i cili u kap me 50 doza kokainë në makinë.  Operacioni u zhvillua në afërsi të fshatit Hajdaran, ku policia kishte nisur kontrollet fizike dhe të makinave në zonë. 39-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Bradasheshi”.

Policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë; 7 aparate celular, automjeti me të cilin lëvizte; 20 000 lekë të reja, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Zbuluan sekretin hetimor, gjykata pezullon 4 efektivët e policisë

Gjykata e Elbasanit ka pezulluar nga detyra 4 efektivë e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre. Katër efektivët e policisë janë pezulluar pasi u akuzuan për nxjerrje të informacionit hetimor në lidhje me zbulimin e depos së armëve në Elbasan.

Katër efektivët e pezulluar janë Albjon Xhitozi, shef i Krimeve në Cërrik, Bilal Semanaj, shef i komisariatit të Cërrikut, Eduard Gjyli, me detyrë specialist krimesh tek krimet e Rënda dhe Eduart Hasani, ish-shef i sektorit për krimet në Elbasan, aktualisht inspektor te Krimet e Rënda.

Të pezulluarit akuzohen se nxorën informacionin hetimore për mediat në lidhje me arsenalin e armëve që u gjetën në aksin Elbasan-Papër, një operacion i konsideruar sekret për shkak se nxjerrja e informacioneve mund të cenonte hetimet.

Vendimet e gjykatës për 4 efektivë e pezulluar:

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Kryekomisar Bilal Semanaj, 50 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Komisar Albjon Xhitozi, 45 vjeç, me detyrë Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar Eduard Gjyli, 41 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar Eduart Hasani., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Aksionin policor  u realizuar pas atentatit me një viktimë dhe një të plagosur ndaj dy vëllezërve Baho, më 1 korrik të këtij viti.  Policia dhe Forcat RENA bën krehje të zonën duke gjetur të paktën 17 armë që janë dërguar për ekspertim balistik. Pritet që nga hetimi të zbardhen mjaft ngjarje kriminale të ndodhura në Elbasan vitet e fundit.

Aksion “Blic” në Elbasan, kontrolle në 30 magazina për lëndë narkotike

Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë e Elbasanit kanë zhvilluar një operacion të gjerë ‘blic” në disa nga zonat problematike të qytetit. Konkretisht efektivët e policisë kanë bërë krehje të zonë së Bradasheshit dhe disa zonave përreth, që njihen edhe si zonat më problematike në Elbasan. Kontrollet janë fokusuar në zbulimin e lëndëve narkotike, armëve dhe apo objektivave të tjera të jashtëligjshme.

Kontrollet kanë përfshirë 30 pika kryesore kryesisht magazina, servis makinash apa garazhde, ku mendohet se mund të këtë kultivim të lëndëve narkotike apo erdhe mbajtje të armëve.

Kohët e fundit janë të shumta grupet kriminale që kanë zgjedhur kultivimin e drogës në ambiente të mbyllura. Nuk ka ende të dhëna të tjera në lidhje me aksionin e policisë.

Moti i keq, dy makina dalin nga rruga, 5 të plagosur në Elbasan

Dy aksidente janë shënuar ditën e martë në qytetin e Elbasanit, duke lënë njnjë bilanc prej 5 të plagosurish.

Një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën duke lënë të plagosur 2 persona, Drejtuesi i mjetit me Iniciale A.H., 21 vjeç dhe pasagjeri G.B 26 vjeç, kanë mbetur të plagosur, ndërsa policisë dhe zjarrfikëses i është dashur pak kohë për t’i nxjerrë nga makina pasi dyert ishin bllokuar. Aksidenti ka ndodhur në aksion rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Papërr dhe mendohet se lagështia në rrugë dhe shpejtësia e lartë janë bërë burim i aksidentit.

Një tjetër aksident me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Drejtuesi i një mjeti, K.V., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën ndarëse. Shkak i aksidentit është prania e lagështisë në rrugë.

Skip to toolbar