Video/ “Fantastike”, UEFA publikon pritjen e Berishës ndaj Giroud

Shqipëria u mund nga Franca disa ditë më parë në takimin e fundit kualifikues të Euro 2020. Megjithatë, rezultati 0-2 për “Gjelat”, mund të kishte qenë dhe më i thellë, nëse Etrit Berisha nuk do të kishte ndalur disa gjuajtje të lojtarëve miq.

Pikërisht, një nga pritjet e portierit të kombëtares në sfidën ndaj Ffrancës, është zgjedhur nga faqja zyrtare e UEFA-s, e cila e publikoi në rrjetet sociale.


Në një moment të lojës, sulmuesi francez, Giroud, u fut në zonën e portierit Kuq e Zi, dhe i vetëm me të, gjuajti drejt rrjetës.

Por, Berisha devijoi topin duke shmangur një gol të sigurt. Ndaj UEFA e përzgjedh këtë moment duke e ndarë me ndjeksit e saj në rrjetet sociale.

Ndërsa shkruan: “Pritje fantastike nga Etrit Berisha”, UEFA u kërkon ndjekësve në rrjetet sociale të vlerësojnë pritjen e portierit të kombëtares shqiptare.

Për më tepër ndiqni videon:

Etrit Berisha save! 🙌

Rate this save from 1⃣-🔟!🇦🇱 Fantastic stop by Etrit Berisha 🙌 #EURO2020

Gepostet von UEFA EURO 2020 am Donnerstag, 21. November 2019

Kumbulla gol me kokë në Itali. Berisha bëhet “mur”

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla shënoi në Serie A ndaj Sampdorias në takimin e javës së 7-të të kampionatit. Mbrojtësi gjeti rrjetën në të 9`, duke kaluar Veronan në avantazh. Një gjuajtje e bukur e Veloso nga këndi, gjen kokën e Kumbullës që kalon mbrojtësit kundërshtar, dhe dërgon topin në rrjetë.

Stadiumi shpërthen në festë, ndërsa futbollisti kuqezi “shlyen” në mënyrën e duhur mungesën në dy ndeshje, pas kartonit të kuq që mori në takimin ndaj Juventusit. Verona e fitoi ndeshjen 2-0, me golin e dytë që ishte një autogol nga Murru në të 81`. Fitorja e të shtunës e ngjit Veronan në vendin e 9-të në Serie A me po kaq pikë.


Ky është lajm i mirë për trajnerin Edy Reja, që pritet të grumbullojë Marash Kumbullën për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të ekipit tonë kombëtar, ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

Ditë pozitive ishte dhe për Etrit Berishën, i cili doli me tre pikë nga sfida kundër Parmës. Spal gjeti rrjetën në të 31`, ndërsa Berisha mbajti portën të pa prekur edhe pse skuadra e tij luajti me një futbollist më pak për shumë minuta. Kjo ishte fitorja e dytë e Spal në Serie A, pas 5 humbjesh.


Berisha mposht Strakoshën. Gjimshiti shkakton penallti

Etrit Berisha  ka fituar “derbin” me Thomas Strakoshën, pasi Spal mundi në shtëpi Lazion. Një ndeshje e bukur, që nisi mirë për Lazion me gol të Immobile në minutën e 17-të, pasi miqtë përfituan një penallti. Pasi arbitri u konsultua me VAR bëri shenjë nga porta e Berishës duke i dhënë Lazios penallti, ndërsa Immobile mposhti gardianin shqiptar të Spal. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në këto shifra, ndërsa goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë.

 Në të 63`, Petanga mposhti Strakoshën pasi shënoi një gol nga brenda zonës, pas një goditje këndi. Strakosha në këtë rast nuk mundi të bënte asgjë, pavarësisht tentativës për të ndalur topin. Goli i dytë dhe i fitores për Spal erdhi në minutën e 90+2, kur përsëri Strakosha e  pati të pamundur të ndalte një gjuajte të Kurtiç. Me tre pikët e fituara ndaj Lazios, Spal i Etrit Berishës merr fitoren e parë në kampionat dhe ngjitet në vendin e 14-të, ndërsa Lazio me 4 pikë mbetet në vendin e 8-të.


Ndërkohë, Atalanta e  Berat Gjimshitit ka fituar në fushën e Genoas me rezultatin 2-1. Muriel kaloi Atalantën në avantazh në minutën e 64`, ndërsa Cricito barazoi në të 90+1`, pas një gafe të Berat Gjimshitit, që shkaktoi penallti. Megjithatë, Zapata në të 90+5` gjen përsëri rrjetën dhe i jep fitoren Atalantës, që merr fitoren e dytë në kampionat dhe mban vendin e 6-të me po kaq pikë.


Berisha largohet nga kombëtarja, ja kush e zëvendëson

Etrit Berisha është larguar nga grumbullimi me ekipin tonë kombëtar një ditë para ndeshjes me Islandën, që do të luhet të martën në “Elbasan Arena”. Sipas një njoftimi zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit, mësohet se Berisha ka lënë grumbullimin me kombëtaren pasi ka pasur një dëmtim.

Nuk ka informacion të detajuar rreth dëmtimit të Berishës, megjithatë, vendin e tij në kombëtare do ta narrë portieri i ekipit Shpresa, Gentian Selmani. 21-vjeçari do të vihet në dispozicion të skuadrës pas përfundimit të ndeshjes së U-21, që luhet të hënën në mbrëmje ndaj Austrisë në “Niko Dovana”.


Ndërkohë, Etrit Berisha nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Francës të shtunën. Gentian Selmani do të grumbullohet për të disatën herë në ekipin kombëtar, ndërkohë që në ndeshjen ndaj Islandës porta do t`i besohet përsëri Thomas Strakoshës. I gatshëm do të jetë dhe Alban Hoxha për atë ndeshje. Takimi kualifikues Shqipëri-Islandë, do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 20:45, të martën më 10 shtator.


Berisha shkon te Spal, titullar por për mbijetesë

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha ka firmosur zyrtarisht për skuadrën e Spal në Serinë A. Gardiani kuqezi largohet nga Atalanta në formë huazimi me të drejtë blerje nga Spal, me kontratën që është e vlefshme për një sezon.

Berisha largohet nga Bergamo pas një sezoni me ulje e ngritje. Në fillim të sezonit 2018-2019, Berisha e nisi nga stoli, më pas zuri vendin e titullarit, por në pjesën e dytë, Gian Piero Gasperini e uli në stol futbollistin e kombëtares shqiptare, duke rikthyer titullar portierin Golini.


Kështu, gjatë vitit 2019 Etrit Berisha u aktivizua si titullar vetëm me ekipin tonë kombëtar, ndërsa Atalanta e la jashtë planeve të saj. Për këtë arsye, portieri kuqezi, ka zgjedhur të ndërrojë  skuadër, ndonëse tani do të aktivizohet me një ekip që lufton pët mbijetesë, ndryshe nga Atalanta që luante në kupate e uropës.

Berisha gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe, duke nisur me Kalmarin në Suedi, në sezonin 2008-2013, më pas  u transferua te Lazio ku qëndroi për tre vjet, para se dy vite më parë të shkonte te Atalana.


Etrit Berisha: Të fitojmë me Islandën për të rritur vetëbesimin

Etrit Berisha ka folur në konferencë për shtyp këtë të mërkurë nga Frankfurti, aty ku kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Islandës, që do të luhet pas tre ditësh. Portieri kuqezi është shprehur me nota të larta vlerësimi për trajnerin Edy Reja, duke thënë se ai është duke u përpjekur ta bëjë ekipin entuziast.

Mund të them që është e mirë. Kemi një trajner me eksperiencë të madhe dhe është munduar ta bëjë ekipin entuziast. Tani për tani, jemi të lumtur, pasi po kalojmë mirë si në stërvitje dhe jashtë. Nuk duhet të kemi presion. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Një rezultat i mirë do të hapte shpresat për kualifikim”, ka thënë Berisha.


Duke folur për Islandën, Berisha u shpreh se është një kundërshtar direkt për kualifikimin në Euro 2020. “Luajmë ndaj një kundërshtari direkt për kualifikim, çka do të thotë shumë për moralin dhe vetëbesimin e ekipit. Do të mundohemi ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje dhe të shohim. I kemi cilësitë e duhura për të marrë një rezultat pozitiv. Mendoj që Islanda, përveç lojës në ajër, ka dhe cilësi të tjera”, tha portieri kuqezi.

Etrit Berisha u shpreh se kombëtarja është e konsoliduar në mbrojtje, ndërsa tha se nëse ndeshja me Islandën shkon mirë, në ekip do të rritet vetëbesimi. “Kemi shumë lojtarë që mund të bëjnë mirë në repartin e mbrojtjes. Kemi lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme. Mund të them që jemi të konsoliduar në këtë repart. Diferencën e kanë bërë gabimet tona. Besoj se do t’i eliminojmë këto gabime dhe do të kemi mundësi për rezultat pozitiv. Nëse dalim mirë nga kjo ndeshje, do të kemi vetëbesim dhe në ato që vijojnë”, tha Berisha.


Berisha tregon pikat e forta të Edi Rejës!

Etrit Berisha është nga të vetmit lojtarë të Kombëtares, që ka pasur fatin të trajnohet nga Edi Reja në të kaluarën, kur ishte pjesë e Lacios në Serinë A.

Portieri kuqezi, që aktualisht luan me Atalantën në Itali, ka folur për Supersport, duke komentuar emërimin e Edi Rejës si trajner të ekipit tonë përfaqësues, duke u shprehur se 73-vjeçari ka shumë kualitete në mbrojtje.


“Kam pasur rastin të punoj me Rejën rreth 6 ose 7 muaj kur ishte trajner te Lacio. Ka shumë kualitete në pjesën e mbrojtjes. Në ato muaj kemi mësuar shumë, me ardhjen e tij ndryshuan shumë gjëra dhe u rikthyem te rezultatet pozitive”, ka thënë Berisha.

Më tej, portieri i Kombëtares ka folur edhe për ndeshjet e radhës, që kuqezinjtë do të luajnë në qershor. Berisha shprehet se një fitore do rriste moralin në ekip dhe do i ndihmonte të kualifikoheshin në Europian.

“Një fitore në ndeshjen e radhës do të na ndihmonte për moralin, por edhe për mundësitë tona për t’u kualifikuar në Europian. Jo vetëm për të përgatitur lojën, por Reja edhe të punojë nga ana psikologjike e të rikthejë harmoninë në ekip. Shpresoj të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona”.


Skip to toolbar