SHBA, Demokratët në “luftë” me Facebook

Demokratët në SHBA duket se i kanë “shpallur luftë” Facebook dhe bosit të kësaj kompanie Mark Zuckenberg. Të enjten, Nancy Pelosy e quajti këtë kompani “të turpshme”. Ajo e akuzoi atë si “bashkëpunëtore për mashtrimin e popullit amerikan me para që ‘një zot e di se nga vijnë”. Në një intervistë për New York Times, të botuar të premten, ish-ZëvendësPresidenti Joe Biden gjithashtu foli ashpër për Facebook dhe Zuckenberg.

“Unë kurrë nuk kam qenë një admirues i Facebook”, tha Biden për Times, shkruan CNN. “Unë kurrë nuk kam qenë një mbështetës i Zuckenberg. Unë mendoj se ai është një problem i vërtetë”. CNN raporton gjithashtu se Joe Biden bëri thirrje për revokimin e një ligji që mbron Facebook, duke mos e bërë përgjegjës për atë që publikohet në këtë platformë. Facebook deri tani ka heshtur në përgjigje të kritikave të përsëritura. Kompania nuk pranoi të komentojë komentet e Pelosit.

Po pse këto sulme?

Sipas CNN, gjithçka lidhet me mosinformimin, ndërhyrjen ruse, Cambirdge Analytic apo shkelje të të dhënave, kanë ndikuar të gjitha për rritjen e armiqësisë të demokratëve ndaj Facebook. Tensionet së pari u shfaqën pas zgjedhjeve të vitit 2016, kur, rusët përdorën Facebook si pjesë të një fushate për të minuar kandidaturën e ish-Sekretares së Shtetit Hillary Klinton. Që nga ajo kohë, Facebook është përballur edhe me një kontroll të madh nga të dy anët e politikës, veçanërisht nga demokratët.

Pas skandaleve, përdoruesit do i miratojnë vetë të dhënat

Faqet e internetit që kanë të integruara butonin “pëlqej” të Facebook-ut nuk duhet të mbledhin automatikisht të dhëna nga vizitorët e tyre. Këtë e vendosi Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Përdoruesit duhet të bien dakord.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka bërë operatorët e faqeve të internetit, që kanë të integruara një buton të integruar “pëlqej”, përgjegjës për mbledhjen e të dhënave. Gjykatësit vendosën që operatorët t’i informojnë përdoruesit e faqeve të tyre për mbledhjen e të dhënave, për shembull për synimin e mbledhjes.

Megjithatë, vendimi prek vetëm mbledhjen dhe transmetimin e të dhënave. Për përpunimin pasues të të dhënave nga Facebook-u, operatori nuk mund të bëhet përgjegjës.

Kur ngarkohet faqja, butoni transmeton adresën IP, identifikuesin e shfletuesit të internetit dhe datën dhe orën e shfrytëzimit të faqes – edhe nëse kur nuk e klikon fare butonin “pëlqej” nuk është klikuar dhe përdoruesi nuk ka llogari në Facebook. Në rastin konkret, qendra e konsumatorëve të Landit Renani Veriore-Vestfali kishte ngritur padi kundër ofertës në internet të një shitësi mallrash të modës në Dusseldorf.

Transmetimi i të dhënave pa pëlqimin e përdoruesit dhe informatat korresponduese është i paligjshëm, parashtruan mbrojtësit e konsumatorit. Në faqen e internetit në fjalë tani është integruar një kuti shtesë, në të cilën përdoruesit mund të aktivizojnë shprehimisht mediat sociale.

Nga ky vendim, krahas butonit “pëlqej” mendohet se preken edhe funksione të tjera të ngjashme, për shembull, të ofruesve të reklamave. Përdoruesit e internetit me këtë vendim mund t’i presë një klikim tjetër për të dhënë miratim/ DW

Facebook i rriten përdoruesit edhe pas skandaleve

Facebook prej kohësh është bërë pjesë e skandaleve për  publikim dhe mos rruajtje të të dhënave personale. Madje u gjobit edhe me 5 miliard dollarësh për shkak se ka shkelur privatësinë e mbi 87 milionë përdoruesve të Facebook. Por duket se kjo nuk e ka penguar aspak Facebook, përkundrazi përdoruesit dhe aktiviteti i tyre në rrjetin social vijon të rritet.

Facebook ka parë një rritje në numrin mesatar të komenteve, pëlqimeve dhe reklamave të klikuara nga përdoruesit në periudhën janar – korrik 2019.

Këto të dhëna u konfirmuan nga Audience Insights, sektor i Facebook që përdoret nga reklamuesit për të mbledhur të dhëna për demografinë specifike që mund të synojnë reklamat.

Facebook deklaron se ka 2.7 miliardë përdorues mujorë në tërë paketën e saj të shërbimeve, duke përfshirë 1.56 miliardë përdorues të Facebook në ditë.

5 miliard dollarë gjobë ndaj Facebook. Shkeli privatësinë e 87 milionë përdoruesve

Rrjeti social Facebook është gjobitur me një gjobë prej 5 miliard dollarësh për shkak se ka shkelur privatësinë e mbi 87 milionë përdoruesve të Facebook.

Gjoba është miratuar nga Komisioni Federal i Tregtisë i cili zbuloi Cambridge Analytica ka përdorur për qëllime politike të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të Facebook.

Të pyetur nga BBC, drejtuesit e Facebook thanë se nuk kishin asnjë koment në lidhje me këtë vendim.

Deri tani kjo është gjoba më e madhe që Komisioni Federal i Tregtisë i ka vendosur një kompanie teknologjie.

Komisioni Federal i Tregtisë  kishte nisur  të hetonte në mars të vitit 2018, kur u zbulua se Cambridge Analytica, për qëllime politike, kishte rënë në posedim të të dhënave të rreth 87 milionë përdorues të Facebook.

Deri më tani, gjoba më e lartë kundër një kompanie hi-tech, për shkelje të privatësisë është ajo ndaj Google në vitin 2012, në rreth 22.5 milionë dollarë.

Bien rrjetet e Zuckerberg, probleme me WhatsApp, Facebook dhe Instagram

Sërish probleme me WhatsApp, Facebook dhe Instagram. Aplikacionet më të njohura të mediave sociale kanë probleme me kryerjen e shërbimeve të tyre në të gjithë botën. Sipas DownDetector, problemet kanë filluar rreth orës 14:49 dhe janë prekur një pjesë e mirë e përdoruesve në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, një pjesë të Europës dhe SHBA.

Arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë, megjithëse 82% kanë raportuar probleme me Feedin e lajmeve në Instagram, shkarkimin e fotove apo videove në WhatsApp dhe probleme me përditësimin e Facebook. Ky ngërç i mediave sociale që janë në pronësi të Facebook ose Mark Zuckerberg, vjen pas shkëputjes së internetit një ditë më parë për 30 minuta në të gjithë botën, pasi serverët e Cloudflare kishin rënë.

Facebook krijon kripto-valutën e saj Libra

Facebook pritet të lançojë kripto-valutën e saj Libra, që do të jetë edhe mënyra e re e pagesave në rrjetin social. Kjo kripto-valutë e re është mbështetur nga kompanitë e fuqishme financiare si Visa, Mastercard, PayPal, Uber dhe Booking.com, të cilave u është kërkuar një financim prej 10 milionë dollarë secila, në mënyrë që të krijohet dhe zhvillohet sistemi i ri i kësaj valute.

Kjo monedhë e re do të jetë një kundërshtare e Bitcoin, ndërsa The Wall Street Journal e ka konsideruar një mundësi të mirë shfrytëzimi nga Facebook, që ka miliarda përdorues në rrjetin e saj social.

Monedha Libra, që është duke u zhvilluar për më shumë se një vit nga Facebook, synon t’u mundësojë përdoruesve të transferojnë monedhat dixhitale mes njëri-tjetrit dhe të bëjnë blerje online si në Facebook ashtu edhe në internet.

Facebook nuk do të instalohet më në smartphone-t Huawei

Pas përfshirjes së kompanisë Huawei në listën e zezë të kompanive që operon në tregu amerikan kanë qenë të shumta “goditjet” që kompania kineze ka marrë nga bashkëpunëtorët e saj teknologjik. Këtë herë ka qene Facebook, që ka deklaruara se nuk do të jetë më pjesë e aplikacioneve të instaluara që në fillim në aparatet telefonike të Huawei.

Ky vendim nuk prek smatphone-t e Huawei që ndodhen aktualisht në treg, por ato që do të prodhohen në të ardhmen. Megjithatë duhet theksuar që edhe pse aplikacionet nuk do të jenë të instaluara nga vetë kompania në aparat, ato mund të shkarkohen falas nga përdoruesi.

Facebook ka në menaxhimin e tij edhe WhatsApp, Instagram dhe Messenger, që rrjedhimisht do të largohen nga instalimi automatik në smatphone-t Huawei.

Facebook merr masa drastike, fshin 3 miliardë llogari false

Facebook është duke kaluar një kohë të vështirë me skandale të njëpasnjëshme në lidhje me publikimin e të dhënave personale për përdoruesit. Platforma më e madhe e komunikimit online pas skandaleve të shumta, ka ndërmarrë një masë drastike duke fshirë mbi 3 miliardë llogari që ishin false.

Të dhënat u publikuan në raportin e fundit të Facebook, ndërsa veprimet janë ndërmarrë për periudhën tetor 2018 dhe mars 2019. Gjithashtu në një periudhë 6 mujore, Facebook ka fshirë mbi 7 milionë postime me gjuhë të urrejtjes apo nxitjes terroriste.

Nxiste terrorizmin në Facebook, arrestohet 29-vjeçari

Specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një hetimi dy vjeçar me metoda speciale të hetimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale E. U., 29 vjeç, lindur në Gjorm/Krujë dhe banues në Tiranë.

29-vjeçari akuzohet për nxitje të terrorizmit në rrjetet sociale si dhe ka qenë i proceduar më parë për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”. Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

WhatsApp, opsion të ri për të mbrojtur privacinë

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp, prej disa javësh, ka zhvilluar një opsion të ri që ju lejon të zgjidhni se kush mund t’ju ftojë në një chat grup. Opsionet e paraqitura për përdoruesit në të gjithë botën janë “gjithkush”, vetëm “kontaktet e mia” ose “askush”

Ky opsion i ri vjen nga WhatsApp për të mbrojtur përdoruesit e saj nga grupet e bezdisshme dhe njerëz të panjohur. Sigurisht që aktualisht të gjithë e kishin një opsion për të dalë nga grupi, por duket se WhatsApp ka marrë një hap më drastik, ku abonentët e saj mund ta vendosin atë paraprakisht.

Gjithçka që duhet të bëni është të hyni në “Settings”, pastaj “Account” dhe më pas “Privacy”. Do të ketë një hyrje të re “Grupet” dhe do të ofrojë tre opsione: lejoni “të gjithë”, vetëm “kontaktet e mia” ose “askush” për të përcaktuar se ku mund të bëheni pjesë e një grupi.

Skip to toolbar