Limaj jashtë parlamentit? Shpresa e fundit diaspora

Zgjedhjet në Kosovë patën rezultate surprizuese për disa parti në Kosovë. Një prej tyre është dhe Nisma Socialdemokrate, e drejtuar nga ish-komandati i UÇK-së Fatmir Limaj. Nisma, së bashku me AKR-në dhe Partinë e Drejtësisë, morën së bashku 38.433 vota, ose 4.89%, pra poshtë pragut elektoral 5%, që të lejon futjen në Parlament. Në këto kushte, Fatmir Limaj, një nga figurat kyçe të politikës kosovare të pas luftës, nuk do të futet në Parlament. Megjithatë, drejtuesit e kësaj partie besojnë se do e arrijnë pragun elektoral, duke marrë vota nga emigrantët, të cilat janë ende në numërim. Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Bilal Sherifi, u shpreh se koalicioni do të arrijë rreth 44.000-45.000 vota.

“Sipas përllogaritjeve tona të shtabit qendror në bashkëpunim me shtabet e degëve tona, rezulton se në fund të procesit të numërimit të votave të kutive të rregullta dhe me kusht, NISMA ka të konfirmuara nga degët e veta rreth 40 mijë vota dhe pasi të përfundojë procesi i numërimit të votave me kusht dhe këtyre të rregullta, fillon procesi i  numërimit të votave nga diaspora, ku sipas kandidatëve tanë, presim të marrim 3500 deri 4000 vota. Nisma vetëm me votat e saj, pa AKR-në, sepse edhe AKR-ja sipas informatave që kanë, edhe ata kanë vota në diasporë, koalicioni do të sillet nga 44.000-45.000 vota të vlefshme. Sipas kësaj, koalicioni do të ketë mbi 5,5 për qind, që do të thotë se gjashtë mandate janë të sigurta dhe mund të luftohet edhe për mandatin e shtatë”, tha Sherifi.

Meta takon Limajn: Kosova i ka përmbushur kriteret për heqjen e vizave

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim zëvendës kryeministrin e Kosovës Fatmir Limajn me të cilin ka biseduar për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Presidenti Meta shkruan se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe meriton heqjen e vizave për në BE.

“Takim i përzemërt me Zv/Kryeministrin e Kosovës, z.Fatmir Limaj, i cili më njohu me dakordësinë e arritur dje ndërmjet dy qeverive për zbatimin e një sërë marrëveshjesh që do ta forcojnë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona.

Vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të zhvilluara së fundmi në Kosovë.

Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret.

Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë”, shkruan Meta.

Limaj: Askush në Kosovë s’ka mandat për negociata që cënojnë Kushtetutën!

Zëvendës Kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, i ftuar në emisionin “Real Story”, i pyetur nga gazetarët, ka komentuar çështjen e “korigjimit të kufirit” me Serbinë. Limaj shtoi se në Kosovë askush nuk ka tagrin për të diskutuar çështje që shkelin Kushtetutën e vendit.

“Askush në Kosovë nuk ka mandatin për të diskutuar çështje që janë në shkelje të Kushtetutës së vendit. Është votuar një dokument dhe duhet ti përmbahemi”, tha Limaj.

Më tej, Limaj shtoi se procesi i Dialogut midis Kosovës dhe Serbisë i zhvilluar në Bruksel, ka dëmtuar itegrimin e serbëve të Kosovës.

“Unë dhe shumë njerëz në Kosovë mendojmë që procesi i Dialogut në Bruksel, ka dëmtuar dhe atë integrim që kishin serbët e Kosovës”, shtoi Fatmir Limaj.

Rama-Haradinaj munguan në mbledhjen e dy qeverive, Limaj tregon të vërtetën!

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka qenë i ftuari i mbrëmjes në emisionin “RealStory” të gazetarit Sokol Balla, ku ka folur për disa tema, duke nisur nga marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë e deri te çështja e negociatave me Serbinë.

Fillimisht ai ka sqaruar pse mbledhja mes dy qeverive (që në fakt ishte grupi koordinues midis dy vendeve) u zhvillua pa praninë e dy Kryeministrave, Edi Rama për Shqipërinë dhe Ramush Haradinaj për Kosovën.

“Kjo nuk ishte mbledhje e dy qeverive. Në Pejë ne krijuam një grup monitorues për marrëveshjet e firmosura nga dy qeveritë tona. Ky takim në këtë lloj formati është i treti që mbahet”.

“Është një nga takimet e radhës, për afatin e zbatimit të marrëveshjeve që kemi firmosur. Pra këtu nuk ka asgjë të bëj me prezencën apo mos prezencën e dy kryeministrave”, ka thënë Limaj.

Skip to toolbar