Rashica super gol ndaj Bayern, por Bremen zhytet (video)

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica vijonë të shkëlqejë në kampionatin gjerman të futbollit. Sulmuesi që aktivizohet me Werder Bremen shënoi ndaj Bayern Munich mbrëmjen e të shtunës në takimin e radhës në kampionat. Skaudra e Bremen luajti në transfertë ndaj Bayern, ndërsa Rashica zhbllokoi shifrat në minutën e 24.

Sulmuesi kosovar mori topin nga mesi i fushës dhe pasi kaloi mbrojtësit e Bayern gjeti rrjetën me një gol spektakolar. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për të shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

Bayern shënoi 6 gola në portën e Bremen, duke marrë një fitore të merituar. Megjithatë, goli i Rashicës ishte një nga më të bukurit e kësaj jave në Bundesliga. Me fitoren e të shtunës Bayern ngjitet në vendin e 4 në renditje me 27 pikë, ndërsa Bremen ndodhet pranë zonës së ftohtë të renditjes me 14 pikë.

Milot RASHICA, vjen me nje super gol ndaj gjigantit gjerman, Bayern Munich! 🇽🇰💪

Gepostet von Nderim Shabani am Samstag, 14. Dezember 2019

Çekiçi shënon në ndeshjen e parë të sezonit me Olimpijan

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Endri  Çekiçi e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri me Olimpija Ljubjana në Slloveni. 22-vjeçari ka shënuar gol që në ndeshjen e parë të kampionatit, në fitoren 2-0 të skuadrës së tij në transfertën ndaj Bravo. Ishte minuta e 26-të e takimit, kur Çekiç realizoi nga jashtë zone një gol të spektakolar.

Një pasim nga Vukusic, u shfrytëzua mësëmiri nga sulmuesi pogradecara, që gjuajti fortë drejt portës duke mos i lënë mundësi portierit kundërshtar që ta ndalte. Kështu Olimpija kaloi në avantazh, ndërsa në pjesën e dytë, Suljic, shënoi dhe golin e dytë duke vulosur fitoren për skuadrën e tij.

Ky është një lajm i mirë për sulmuesin e kombëtares shqiptare, që e nis sezonin në mënyrën e duhur me skuadrën sllovene. Çekiçi u bë pjesë e Olimpija Ljubljana gjatë merkatos së dimrit, pasi la skuadrën e Dinamo Zagrebit për ekipin slloven.

Sulmuesi luajti 9 ndeshje gjatë fundit të sezonit të shkuar dhe shënoi 6 gola me fanellën e Olimpija. Megjithatë, për të nuk pati një ftesë nga Edy Reja në qershor, gjë të cilën shpreson ta ketë në shtator.

Islanda kalon në avantazh, Shqipëria gabon në mbrojtje

Islanda ka kaluar në avantazh kundër kombëtares tonë, në ndeshjen që është duke u luajtur në Rejkjavik, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Ishte minuta e 22` e takimit, kur ekipi vendas shënoi pas një gabimi të mbrojtjes tonë. Gudmundsson ka bërë një kalim të bukur mes murit mbrojtës të Shqipërisë, teksa përballë Etrit Berishës nuk e ka pasur të vështirë të shënoi.

Kështu Islanda është në avantazh aktualisht, ndërsa skuadra jonë ka pasur një mundësi të shkëlqyer në fillim të pjesës së parë me Cikalleshin.

Gjithashtu, ky i fundit pati një shans edhe në minutën e 28`, por gjuajtja nga brenda zonës e nuk përfundoi brenda portës, por sipër trannversës.

Çekiçi kthehet në bomber, shënon dhe i jep fitoren ekipit të tij (video)

Endri Çekiçi e kthen në rutinë shënimin e golit në Slloveni. Sulmuesi anësor i Kombëtares ka shënuar përsëri për Olimpija Ljubjana, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Çekiçi shënoi ndaj Mura në minutën e 59′ të takimit.

Ishte një moment rrëmuje në zonën kundërshtare, kur një nga shokët e futbollistit shqiptar gjuan drejt portës, por topi devijohet nga mbrojtësit vendas. Brenda zonës ndodhet dhe sulmuesi kuqezi, që gjuan direkt topin duke e dërguar në rrjetë.

Ky ishte goli i 6-të në kampionatin slloven për sulmuesin shqiptar në 9-të ndeshje të aktivizuara. Endri Çekiçi u transferua gjatë merkatos së dimrit nga Dinamo Zagrebit te Olimpija Ljubjana.

Elis Bakaj shënon përsëri, ekipi i tij synon titullin në Bjellorusi!

Elis Bakaj nuk ka ndërmend të ndalet as këtë sezon në Bjellorusi, teksa e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer kampionatin me Shakhtyor Soligorsk. Sulmuesi shqiptar ka gjetur përsëri rrjetën edhe këtë fundjavë në kampionat, në fitoren 3-0 ndaj Dinamo Minsk.

Një aksion i shpejtë nga lojtarët e Soligorsk është ndalur vetëm nga një ndërhyrje e parregullt e një prej mbrojtësve miq. Ishte minuta e 74′, e takimit, kur arbitri jep penallti dhe ekzekutimin e saj e merr për Bakaj.

Sulmuesi nuk gabon dhe dërgon topin në rrjetë për 2-0 për skuadrën e tij, teksa Soligorsk realizon dhe një tjetër gol më pas duke fituar 3-0. Tre pikët i japin dhe kreun e renditjes skuadrës së Bakajt, që duket se këtë sezon do të rivalizojë deri në fund për titullin kampion.

Kristi Qose shënon në Sllovaki, ekipi tij prek europë!

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristi Qose, ka gjetur përsërk rrjetën në Sllovaki, duke shënuar golin e tretë dhe të fitores për ekipin e Ruzomberok ndaj Slovan Bratislava, me takimin që u mbyll 3-2.

Qose realizoi golin e tretë kur sifda ishte 2-1, teksa në minutën e 72′ mesfushori gjen hapësirë në krahun e majtë dhe nga breda zonë gjuan duke mposhtur portierin kundërshtar.

Ky gol rezultoi vendimtar për takimin, pasi miqtë shënuan dhe një gol tjetër duke ngushtuar diferencën. Me këtë fitore, ekipi i shqiptarit ngjitet në vendin e tretë, vend që të siguron edhe pjesëmarrjen në Europa League.

Elis Bakaj gol dhe asist në Bjellorusi (video)

Sulmuesi shqiptar afron skuadrën e tij me finalen e kupës

Elis Bakaj ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në Bjellorusi, duke realizuar në gjysmëfinalen e kupës, që Shakhtyor Soligorsk luajti në transfertë kundër Isloch Minsk.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar në minutën e 69` të takimit, duke ngushtuar shifrat për Soligorsk, që deri në atë moment ishte duke mundur me rezultatin 2-0.

Elis Bakaj përfiton nga një rrëmujë në zonën kundërshtare, duke shtyrë topin drej rrjetës dhe rikthyer skuadrën e tij në lojë.

Kështu ndodhi, pasi dhjetë minuta më vonë, Elis Bakaj është përsëri protagonist, pasi jep asistin e golit të barazimit për skuadrën e tij.

Futbollisti shqiptar ekzekuton një goditje të ndaluar, duke e dërguar topin në zonën kundërshtare, aty ku shoku i tij i skuadrës Sachivko realizon me kokë golin e barazimit 2-2 për Shakhtyor Soligorks.

Bakaj dhe të tijët tashmë kanë më shumë shanse për t`u kualifikuar në finale, pasi takimin e radhës e luajnë në shtëpi përballë tifozëve të tyre.

Skip to toolbar