Tërmet 4.8 ballë, goditet ishulli ku po pushonte kryeministri grek

Greqia vijon të ketë lëkundje të forta toke. Ditën e shtunë një tjetër tërmet ka rënë në ishullin Karpathos, në të cilin po pushonte edhe kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Tërmeti 4.8 ballë ishte me epiqendër 71 km nga ishulli Karpathos dhe thellësi rreth 10 km. Lëkundjet e tërmetit shkaktuan panik tek banorët, por fatmirësisht nuk pati dëme materiale apo viktima. Për tërmetin reagoi edhe vetë kryeministri Mitsotakis në twitter, i cili tha se “Ne u tronditëm pak në Karpathos, por unë u informova dhe për fat nuk pati dëme dhe lëndime.”

Ndërsa sipas ekspertëve grek të sizmologjisë ky tërmet nuk është për t’u shqetësuar pasi është një gjë normale për zonën, që njihet për aktivitetin e saj sizmik, dhe se nuk ka lidhje me tërmetet e rëna ditët e fundit në Greqi.

Shqiptari i dehur rreh nënën në Greqi, përfundon në pranga

Policia greke ka arrestuar një 44 vjeçar shqiptar i cili  në gjendje të dehur ka dhunuar dhe kërcënuar më thikë nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Lamia të Greqisë, ku autori është arrestuar pasi e moshuara mori në telefon policinë.

Sipas mediave greke 44 vjeçari kishte ardhur në shtëpi në gjendje të dehur, më pas kishte goditur nënën e tij e më vonë kishte rrëmbyer thikën duke e kërcënuar që do ta vrasë. Kur policia ka mbërritur në vendngjarje djali kishte kërcënuar edhe ata me thikë derisa e kanë kapur me forcë dhe e kanë arrestuar.

Nuk pushojnë lëkundjet në Greqi, tjetër tërmet 3.5 ballë

Greqia vijon të lëkundet duke lënë në panik banorët, të cilët në të shumtën e kohës janë duke qëndruar jashtë shtëpie të frikësuar. Një tjetër tërmet 3.5 ballë është regjistruar rreth orës 16:31 në veri-perëndim të Athinës ditën e enjte.

Tërmeti kishte epiqendrën 5 km në veri të Magoula dhe një thellësi 9.6 km.

Nuk raportohet për dëme materiale, por prej disa ditësh Greqia ka një aktivitet sizmik të vazhdueshme me dridhje të lehta dhe të forta të tokës. Tërmeti më i fortë i regjistruar ishte ai prej 5.3 ballësh të martën.

Kapen 96 kg drogë në kufirin grek, arrestohet sarandjoti

Një sarandjot ka rënë në prangat e policisë greke pasi u kap me 96 kg drogë. Sasia e madhe e drogës u sekuestrua në Igumenicë e ndarë në 3 çanta me 47 pako.

Si posedues  i lëndës narkotike u arrestua shtetasi Lisandër Osmani, 33-vjeç nga fshati Shalës i Sarandës.

Kufiri greko-shqiptar është një zonë që përdoren shpesh nga grupet kriminale për trafikimin e drogës.

Qeveria e Mitsotakis merr “bekimin” e parlamentit grek

Qeveria e re kryeministrit Mitsotakis në Greqi ka marrë votëbesimin e parlamentit grek duke u mandatar në detyrë.

158 deputetë nga 300 të pranishëm në sallë kanë votuar pro qeverisë së re duke miratuar edhe programin qeverisës të Kryeministrit të ri grek, ndërsa kundër kanë votuar 142 deputetët e pesë partive të tjera opozitare. Përveç debateve politike të deputetëve të kampeve kundërshtare me interes ishte edhe debati politik mes kryeministrit Mitsotakis dhe kreut të opozitës Aleksis Tsipras

“Z. Tsipras do t’ju kërkoja të hynit në makinën e kohës dhe të uleni me këmbë në tokë sot. Zgjedhjet u mbajtën më 7 korrik dhe i humbët  ato. Dhe për shkak se përmendët shumë nga deklaratat e mia publike që kam përmendur, për fundin e populizmit, dua t’ju them se populistët dhe gënjeshtarë ju thotë  shumica e popullit grek e tregoi këtë në zgjedhje”, tha kryeministri i ri grek Kyriakos Mitsotakis në fjalën e mbajtur në parlament.

Ndërsa lideri i opozitës Syriza, ish kryeministri Aleksis Tsipras iu përgjigje duke thënë se qeveria e re erdhi në pushtet përmes populizmit nacionalist, nacionalizmit, përçarjeve dhe akteve ekstreme.

Opozita ka kritikuar ashpër programin ekonomik të qeverise dhe dygjuhësinë e konservatorëve sidomos në Marrëveshjen e Prespës.

Greqi, shkatërrohet grupi shqiptaro-grek për trafikimin e drogës

Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë dhe dy grek, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimet janë kryer në dy makina të ndryshme, që bashkëpunonin mes tyre, njëra shpërndante drogën, ndërsa tjera jepte sinjalizimin për kontrolle të mundshme të policisë.

Në një makinë, ku udhëtonin një shqiptar i moshës 35 vjeç dhe një grek i moshës 25 vjeç,  janë sekuestruar 8 kilogramë kanabis. Droga ishte e ndarë në 8 pako dhe e futur në një çantë që ndodhej në bagazhin e makinës.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka ndaluar edhe një makinë tjetër, ku ndodheshin gjithashtu një grek i moshës 19 vjeç dhe një shqiptar i moshës 36 vjeç, të cilët kishte rolin e sinjalizuesit për kontrolle të mundshme gjatë rrugës.

Shkatërrohet laboratori i falsifikimit të dokumenteve, arrestohet shqiptari

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi, pas akuzave për falsifikim të dokumenteve. 50-vjeçari shqiptar kishte ngritur në shtëpinë e tij një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve false.

Shqiptari përdorte për vete tri identitete greke, një pasaportë greke, një leje qarkullimi shqiptare, një leje qëndrimi greke dhe tre patenta shoferi greke. Arrestimi i tij u bë para banesës në Heliopolis, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë, policia zbuloi laboratorin që kishte ngritur.

 Laboratori ishte i pajisur me të gjitha pajisjet e duhura për të kryer falsifikimet. Në banesën e 50-vjeçarit u sekuestruan 7 laptopë dhe 1 kompjuter giks, 11 printera, 49 ID, 39 pasaporta, 90 makinë lejet e kapaciteteve, 3,233 fletë të vetme nga autoritetet për pasaportë greke, 61 njëshe nga autoritetet për karta dhe pasaporta të  huaja, 55 pasaporta udhëtimit shqiptare, 31 spanjolle, 23 rumune, 9 italiane,  6 bullgare, 75 karta identitetit dhe pasaportat italiane, 17 të Qipros dhe të vendeve të ndryshme, 6272 euro, një revolver të markës  CZ, si dhe 55 fishekë të kalibrit 38mm dhe një shumë prej 4,040 euro.

Policia greke arrestoi 50-vjeçarin shqiptar, i cili do të dalë para gjykatës për akuzat e falsifikimit të dokumenteve si dhe për armëmbajtje pa leje

Pas stuhive dhe zjarrit, Greqia goditet nga tërmeti 5 ballë

Greqia nuk po gjen paqe me katastrofat natyrore. Ditën e shtunë ajo është goditur nga një tërmet i fort prej 5.2 ballë, shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë qytetit Stanos dhe 45 km larg Prevezës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri

Tërmeti vjen pas stuhisë së fortë që la 7 të vdekur e qindra të plagosur dhe zjarreve masive që kanë përfshirë Lefkadhan dhe pjesë të tjera të vendit.

Mbi 84 kg drogë dhe me mijëra euro me vete, arrestohet 5 shqiptarë në Athinë

Gjashtë persona, mes tyre 5 shqiptarë, janë arrestuar nga policia greke në Athinë nën akuzën e trafikimit të drogës.

Shqiptarët e moshave nga 27-44 vjeç dhe shtetasi grek, 37 vjeç, janë ndaluar në me një sasi prej 84 kg e 411 gram majiuanë.  Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar edhe 6245 euro, 400 lek shqiptare, 1 automjet, 1 motor, 1 peshore si dhe 6 celularë. Sipas policisë ky grup kriminal ka arritur të fitojë nga trafikimi i drogës rreth 180.000 euro

Kapet mbi 102 kg drogë në Igumenicë, arrestohen dy persona

Një sasi e madhe droge është sekuestruar në kufirin e gjelbër greko-shqiptar në Igumenicë.  Policia greke ka sekuestruar 102 kg e 590 gram lëndë narkotike të llojit marijuanë, ndërsa ka vënë në pranga edhe dy persona.

Droga, e ndarë në 99 pako, u kap në një automjet në Rajo të Igumenicës dhe do të shpërndahej në territorin grek. Në prangat e policisë ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas grek 40 vjeç dhe pasagjerin shqiptar, 36 vjeç, të cilit iu gjetën në trup edhe 0.2 gram kokainë. Shtetasit shqiptar i ishte ndaluar hyrja në territorin grek. 

Policia ka sekuestruar edhe 2 telefona celularë si pjesë e provave materiale.

Skip to toolbar