Kapet mbi 102 kg drogë në Igumenicë, arrestohen dy persona

AKTUALITET


Një sasi e madhe droge është sekuestruar në kufirin e gjelbër greko-shqiptar në Igumenicë.  Policia greke ka sekuestruar 102 kg e 590 gram lëndë narkotike të llojit marijuanë, ndërsa ka vënë në pranga edhe dy persona.

Droga, e ndarë në 99 pako, u kap në një automjet në Rajo të Igumenicës dhe do të shpërndahej në territorin grek. Në prangat e policisë ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas grek 40 vjeç dhe pasagjerin shqiptar, 36 vjeç, të cilit iu gjetën në trup edhe 0.2 gram kokainë. Shtetasit shqiptar i ishte ndaluar hyrja në territorin grek. 


Policia ka sekuestruar edhe 2 telefona celularë si pjesë e provave materiale.




Skip to toolbar