Dy rusë sulmojnë me thikë shqiptarin në Greqi

Dy të burgosur rusë sulmuan me thikë një shqiptar në Greqi. Bëhet fjalë për Ergest Alija 29 vjeç, me origjinë nga Librazhdi i cili pas sulmit me thikë ndërroi jetë në burgun e Trikallas në Greqi dy ditë më parë.

Shifrat e të burgosurve shqiptarë që kanë humbur jetën në burgjet e Greqisë, po bëhen alarmante. Ky është i burgosuri i dytë i vdekur në burgjet e Trikallës vetëm në 20 ditët e fundit.

Kapen 72 kg drogë në kufi, arrestohet shqiptari

Policia greke ka arrestuar një shqiptar pasi u kap me një sasi të madhe droge. Shqiptari 44 vjeçar ishte duke u udhëtuar drejt Greqisë me mjetin e tij “Mercedes-Benz” tip fuoristradë, ndërsa vinte nga kufiri i gjelbër në Kostur.

Në makinë u gjetën 5 çanta që përmbanin 72 kg marijuanë të ndarë në 50 pako si dhe u sekuestrua dhe 1 celular e 6 karta SIM.

Çanta plot me drogë në kufi, 3 shqiptarë të arrestuar

Policia greke ka arrestuar 3 persona, të cilët po transportonin një sasi të madhe droge.

Sipas raportime të mediave greke në pranga kanë rënë 3 shtetas shqiptarë të moshave 26 vjeç dhe dy nga 29 vjeç, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. 3 shqiptarët janë arrestuar pasi janë pikasur nga policia që po kalonin në këmbë pyjet e Kriovrisit në Igumenicë me disa çanta të mëdha.

Në çanta fshiheshin më shumë se 122 kg marijuanë e ndarë në 113 pako.

Të dënuar nga drejtësia shqiptare, ekstradohen dy persona nga Greqia

Interpol Tirana ka vijuar bashkëpunimin e suksesshëm me homologët e tyre në Greqi për ekstradimin e dy shtetasve shqiptarë të dënuar nga drejtësia shqiptare.

Është kryer ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier. Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në 2017 është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Vlorës për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Gjithashtu është ekstraduar edhe shtetasi me iniciale G.B., 48 vjeç, pasi ishte dënuar me burg nga Gjykata e Pogradecit në 2017. 48-vjeçari akuzohet për veprën penale ” Dhunë në familje”.

Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim për…

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 25 avril 2019

Vdiq nga mbidoza në burgun grek, autopsia zbardh të vërtetën për shqiptarin

Mediat greke ka publikuar raportin e mjekësisë ligjore lidhur me vdekjen e një shtetas shqiptar në burgun e Koridhalos, më 27 janarit 2019.

Shtetasi shqiptar Bandiol Tusha, 33 vjeç, u tha se humbi jetën nga mbidoza e drogës, por autopsia ligjore arriti në përfundimin se ai është vrarë.

“Shenjat e gjetura në pjesën e qafës tregojnë se ai është mbytur nga një litar ose me jastëk.” -thuhet në raport.

Shqiptari viktimë e sherrit në burg

Një 27 vjeçar shqiptar dhe një 33 vjeçar grek kanë mbetur viktima të një sherri super masiv që ka ndodhur në burgun e Karidhalos në Greqi.

Kanë qenë me dhjetëra të burgosur që kanë gjuajtur me sende të forta, por nuk dihet ende nëse dhuna ka qenë kundrejt dy viktimave apo mes të gjithë të burgosurve që ndodheshin aty.

Shqiptari dhe shtetasi grek humbën jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Skip to toolbar