Himara është tronditur këtë të shtunë, pasi
persona të maskuar, kanë vjedhur dhe dhunuar dy të moshuar në fshatin Vuno të
Himarës. Sipas raportimeve paraprake, mësohet se dy të moshuarit janë në moshë
të thyer, rreth të 80-ve, ndërsa ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para
të mëngjesit të datës 6 korrik.
Autorët (ende të paidentifikuar) kanë hyrë me
forcë në banesën e çiftit të moshuar. Ata kanë vjedhur një sasi valute prej 800
eruosh, raporton Policia e Himarës. Por, gjatë tentativës së vjedhjes, dy të
moshuarit kanë reaguar ndaj hajdutëve, por autorët e grabitjes kanë ushtruar
dhunë ndaj Theme e Kolo Protos, përkatësisht 78 dhe 75 vjeç.
Sipas raportimeve të policisë, autorët i kanë
dhunuar dy të moshuarit për disa orë, por fatmirësisht ata nuk kanë pasur
pasoja për jetën.
Gjatë javëve të fundit në fshatin Vuno janë raportuar
të paktën 20 raste vjedhjesh, të cilat kanë alarmuar banorët e zonës. Ndërkohë,
policia ka nisur hetimet për zbardhjen e
ngjarjes, ndërsa të moshuarit janë dërguar në spital për të marrë mjekimet e nevojshme.