Në Francë irritohen me fishkëllimat e himnit në “Air Albania Stadium”

AKTUALITET


“Le Marseillaise”, himni kombëtar i Francës, u fishkëllye nga tifozët shqiptarë mbrëmjen e të dielës në “Air Albania Stadium”. Irritimi i tifozëve shqiptarë erdhi pas ngatrresës që ndodhi dy muaj më parë në “Stade de Francë”, ku në përballjen Francë-Shqipëri, himni shqiptar u ngatërrua me atë të Andorrës.

Megjithatë, fishkëllimat e “Marseillaise” nga tifozët shqiptarë, nuk është pëlqyer nga mediat franceze. Le Parisien shkruan: “Nuk na pëlqeu fishkëllima e “Marseillaise”. Fishkëllimat në “Air Albania Stadium” prishën disi festimin e inaugurimit, edhe pse lojtarët nisën të duartrokisnin, duke u përpjekur të ndalnin fishkëllimat e tifozëve, ishte pa sukses”, shkruan gazeta franceze.


Megjithatë, lojtarët e Francës janë shprehur se e prisnin një gjë të tillë. Moussa Sissoko tregoi për Le Parisien se: “Prisja që himni të fishkëllehej. Është e turpshme ajo që ndodhi, por kështu është. Duhet ta pranosh dhe të vazhdosh. Personalisht e prisja, sepse himni i Shqipërisë u ngatërrua në Francë”, është shprehur lojtari.




Skip to toolbar