Sulm në zemër, humb jetën futbollisti i Kastriotit

Klubi i Kastriotit në Krujë njoftoi të shtunën në mbrëmje një lajm të trishtë. Një futbollist i ri, ish-pjesë e ekipeve të mosha të skuadrës krutane, është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për të riun Erion Ruçi, i cili gjeti vdekjen pas një sulmi në zemër.

“Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh te moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual, Erjoni, vendosi që të ndiqte tjetër rrugë, dhe jo futbollin, e kjo për arsye personale”.

“Mbrëmë në një rast gëzimi, Erjoni mori një goditje në zemër, që për fatin e tij të keq nuk mundi që t’i mbjetojë. Klubi i “Kastriotit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruci, dhe të afërmve për këtë humbje të parakoshme. Prehu në paqe Erjon!”, shkruan klubi i Kastriotit në një njoftim.

Aksident tragjik në Mat, mjeti del nga rruga, humb jetën 33-vjeçari, ndalohet shoferi

Pasditen e të dielës ka humbur jetën një tjetër person si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Klos-Daras, të Matit. Mësohet se një mjet me drejtues shtetasin B.K., ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e tij. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një 33-vjeçar, emri i të cilit jepet me inicialet B.K.

Ndërkohë, nga aksidenti nuk ka pasur lëndime të rëndë për drejtuesin e mjetit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pasi është lajmëruar për aksidentit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se uniformat Blu kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, i cili do të merret në pyetje në Komisariatin e Policisë Mat.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhejn e rrethanave të plota të aksidentit. Ditët e fundit në rrugët e vendit kanë ndodhur disa aksidente, që kanë shënuar pasoja fatale duke shkaktuar disa viktima dhe shumë të plagosur. Shkaku kryesor i aksidenteve gjatë muajit gusht, është shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara dhe konsumi i alkolit.

Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e të dielës në Lezhë, ku ka humbur jetën një person.

Mësohet se janë përplasur mes tyre një mjet me drejtues shtetasin me inicialet E.Ll., banues në Lezhë dhe një motor që drejtohej nga shtetasi F.T., banues në fshatin Shënkollë.

 Për fat të keq, drejtuesi i motorit nuk ka mundur t`i rezistojë plagëve të marra na përplasja me mjetin, duke humbur jetën në vend.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, Policia e Lezhës ka shkuar pranë vendit ku ka ndodhur aksidenti, “Ura e Prekanit”, për të kryer veprimet hetimore.

Si pasojë, është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit shtetasi E.Ll., për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe zbardhjes së përgjegjësisë.

Aksident i rëndë në Durrës, përplaset për vdekje 56-vjeçari

Një aksident fatal i ka marrë jetën një 56-vjeçari në orët e vona në Shkozet të Durrësit. Mësohet një mjet ka përplasur për vdekje 56-vjeçarin, emri i të cilit jepet me inicialet Sh.P.

Ai ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që mjeti me shpejtësi të madhe e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas ngjarjes në vend kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

 Mësohet se drejtuesi i mjetit ka qenë një person me inicialet A.Zh., i cili është shoqëruar në komisariatin e policisë së Durrësit për hedhur drita mbi shkaqet e aksidentit.

Kontakt me elektricitetin, humb jetë 35-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë këtë të martë, teksa një 35-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e kontaktit me korentin.

Ngjarja ka ndodhur në një karburant në Lezhë, ku 35-vjeçari humbi jetën pasi gjatë punës ai ka pasur një kontakt me rrymën elektrike.

Policia e Lezhës ka njoftuar se 35-vjeçari ka qenë duke punuar në pikën e karburantit që ndodhet në aksin rrugor Lezhë-Mamurras. Ngjarja ka ndodhur të martë rreth orës 14:20.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia e Lezhës ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë verifikimet e nevojshme dhe zbardhejn e shkaqeve të këtij aksidenti fatal për 35-vjeçarin.

Gjatë javëve të fundit, kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën disa personave, kujtojmë se në Vlorë, disa ditë më parë, brenda të njëjtës ditë humbën jetën dy elektricist për shkak të kontaktit me elektricitetin.

Aksident i rëndë në Tropojë, humb jetën 9-vjeçari, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik i ka kushtuar jetën një të mituri në moshën 9-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur të dielën, ku gjatë pasdites në aksin rrugor Bajram Curri-Sopot, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ka humbur jetën një fëmijë 9 vjeç, raporton policia.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Cerrnicë, ku dy mjetet tip “Benz”, me drejtues personin me inicialet B.Ç., dhe mjeti “Toyota” me drejtues shtetasin Z.M., janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve, si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjete. Ndërkohë, 9-vjeçari, pasagjer në mjetin tip benz, ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spitalin e Tropojës.

Mësohet se fëmija nuk ka mundur t`i rezistojë dot plagve të marra nga aksidenti. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa të plagosurit e tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një punonjës i OSHE në Vlorë

Kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën një punonjësi të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në qytetin bregdetar, teksa 56-vjeçari, emri i të cilit jepet vetëm me inicialet P.H, ka humbur jetën gjatë kontaktit me rrymën elektrike.

Elektricisti, pjesë e OSHE-së, ka qenë duke kryer një punë privatisht në një banesë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Gjatë kohës që ishte duke kryer një riparim, rreth orës 18:50, elektricisti ka pasur edhe kontaktin me rrymën elektrike, prej së cilës ka gjetur dhe vdekjen.

Pas ngjarjes, policia ka shpërndarë një komunikat për mediat, ku shprehet se ka nisur hetimi për zbardhjen e dhe sqarimin e mëtejshëm të këtij aksidenti, që i ka kushtuar jetën 56-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” shtetasi P. H., 56 vjeç (Punonjës i OSHEE Vlorë) duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpejtësia i merr jetën një të riu në Thumanë, tre të tjerë plagosen rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri, 18 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, teksa i riu, identiteti i të cilit jepet vetëm me inicialet A.K., 18 vjeç, ka qenë duke udhëtuar me një mjet në këtë aks rrugor bashkë me tre shokë të tij.

Në vendin e quajtur ish-Këneta, mjeti tip Volsëgen ka dalë jashtë rrugës në një kthesë të vështirë për shkak të shpejtësisë së lartë. Si pasojë, nga aksidenti ka humbur jetën i riu, i cili nuk dihet ende nëse ka qenë drejtues i mjetit apo jo.

Ndërkohë, tre të rinj të tjerë, për të cilët jepen gjithashtu inicialet, A.N., , U.L., A.M., dhe A.L., të tre të moshës 18 vjeç, janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekim.

Paraprakisht grupi hetimor është shprehur se mjeti me të clin po udhëtonin katër të rinjtë, ka qenë me shpejtësi të madhe. Për shkak të saj, mjeti ka përfunduar jashtë rrugës duke u përplasur me një objekt në ndërtim e sipër.

Aksidentohet një 49-vjeçare, humb jetën në spitalin e Fierit

Një shtetase 49-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, në askin rrugor Fier-Ballsh.

Sipas njoftimit të Policisë së Fierit, ngjarja ka ndodhur këtë të enjte paradite, teksa e aksidentuara është shtetasja Sadete Bregasi.

Kjo e fundit ka qenë në rrugë, ndërsa një 46-vjeçar, me inicialet J.F., e ka aksidentuar viktimën teksa ishte duke drejtuar mjetin.

49-vjeçarja është transpotuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por ka humbur jetën në këtë të fundit.

Ndërkohë, policia ka bërë ndalimin e shoferit të mjetit, i cili është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Mbi 46 vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Skip to toolbar